5 maji 2002, “tragjedia” e Interit; vetëm një i mbijetuar si “dëshmitar” aktiv

5 Maj 2020, 22:35Sport TEMA

5 maji është një datë e trishtueshme për tifozët e Interit. 18 vite më parë, skuadra nga Milano do të përjetonte një prej ditëve më të këqija të saj.

Saktësisht, më 5 maj 2002. Lazio iu prish festën e titullit zikaltërve, Ronaldo shpërthen duke qarë, ndërsa Juventusi feston me “trengjyrëshin” e radhës në gjoks. Një pasdite tejet e hidhur për popullin zikaltër, si sot 18 vite më parë.

Asnjë nga lojtarët e Interit të asaj dite nuk luan më, përveç njërit. Vetëm Emre Belozoglu nuk është ndalur ende, vijon të jetë në fushat e blerta.

Turku ishte pjesë e Interit në atë sezon. Ai nuk luajti shumë, por e ndau zhgënjimin e madh me pjesën tjetër të shokëve të skuadrës. Sot ai është 39 vjeç dhe luan te Fenerbahce.

1 komente në “5 maji 2002, “tragjedia” e Interit; vetëm një i mbijetuar si “dëshmitar” aktiv”

  1. Kerkushi says:

    Ju keni harruar qe po me 5 Maj, por te 2010 Interi fitoi kupen e Italise qe u be trofeu i pare i Tripletes triumfatore te atij viti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje