Kryemnistrit në detyrë Albin Kurti i është vështirësuar pozita nga një vetëvrasje e bujshme, ajo e një 24-vjeçari të karantinuar pas kthimit nga Gjermania.
Ai i hodh nga kati i 5 i Qendrës Studentore, e sipas të atit, atij nuk i është marrë parasysh paralajmërimi se djali vuante nga streri.
“E kam përcjellë me telefon në çdo hap, se u frikësova po më mbet djali pa hyp në aeroplan. Në aeroport kam qenë duke e pritur unë me shumë prind të tjerë.
Tentova me një dokument që ky ka pas para se me shku në Gjermani, duke ju treguar se ka stres, këta në aeroport as se kanë marrë parasysh, kam tentuar përmes policëve nja dy tri herë edhe ka fundi kanë mbetë 147, nëntë prej tyre shumica të re i kanë marrë i kanë qu ma mirë me thanë në ferr, sepse ferr ky për djalin tem dashtë Zoti të mos ketë raste të tjera për asnjë fëmijë të botës mos të ndodhë qysh më ka ndodhë mu”, tha Naim Musliu, duke akuzuar për ikjen e të birit kryeministrin në detyrë Albin Kurti, ministrin në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitia atë të Punëve të Brendshme, Xhelal Svelça.
“Kryekëput po dal te përfundimi, pe përsëris fajtor i kësaj krejt është Albin Kurti, Sveçla edhe ministri i Shëndetësisë, qysh e ka emrin nuk e di spom intereson bashkë me zagart e tyre, kam shku, aty skum mujt me pa djalin hiç në një rast kam mujt me bo ndeshje jam fut në të kuqen, kur kam mbërri aty ajo xhandarmëria ma kujtojke se jam i rrahur bashkë me prindin para xhandarmërisë, ma kujtun rastin kur na kanë rreh deri në alivanosje”, tha Naim Musliu.
Sakaq, të akuzuarit prej tij kanë thënë se rasti po hetohet.
Eshte e turpshme te botohen dhimbjet njerezore si flete rrufe demaskuese poltike ndaj personave publike.
Une e kuptoj drejt sesi mund te ndihet nje prind ne ZI na vdekja e te birit – por eshte e paimagjinueshme per mediat qe te publikoj ekete si nje pamflet politike dhe akuzuesi ndaj nje personi qe fati e ka gjete ne krye te vendit ne keto kohe Covid-i.
Vdekja e cdo individi e shte shume e rende – por cfare do te ndodhte nese studenti do te ishte i infektuar nga Covid dhe do te shperndante virusin tek familjaret, te afermit dhe persona te tjere, me propabilitetin qe te shkaktonte edhe viktima nga kjo! Atehere a do ta benim ne te gjthe fajtor, me te drejte, Kurtin fajtor qe nuk ka bere te mundur qe individe me rrezik te larte te karantinohen.
Ja vlen te mbeshtesim kete baba te mjere dhe familjen e djalit te ri ne dhimbjen e tyre te madhe por nga ana tjeter te jemi te pergjegjshem lidhur me komentet dhe publikimet lidhur me kete tragjedi dhe situata te ngjashme.
Bac. Nëse i gjori ose familja e tij, kanë shprehur shqetësimet e tyre është spitali dhe jo karantina. Nuk ishte i burgosur ai që të humb disa të drejta civile. Ti ose je i painformuar ose po moralizon.
Gazetaret jane raca me e ndyre njerezore ?
Bac or bac! Ndrysho pseudonimin se nuk je bac por thjesht bythlepires i Kurtit. A e di ti or kalama se shtypi ne tere boten merret me keto probleme? Kur nje person ka probleme psiqike, ai trajohet ne menyre te vecante dhe jo si gjithe te tjeret. Bac mos shruaj me se gjithmone reagimet e tua jane te nje niveli qe ofendojne inteligjencen njerezore. Thjesht thuaj qe jep voten per Kurt karrrrin dhe mos u fut ne argumentim.
Bac, nese te kujtohet rasti Dehari dhe çfar kane ber atekohe e deri me sot disa njerez ne VV,nese ajo vdekje eshte cilesuar vrasje pse vrasja e z.Musliu nuk u dashka te raportohet, nese ateher u kerkua shkarkimi i ministrit por edhe i qeverise pse tash nuk duhet te shkarkohet sfekla (sfeqla) dhe vitia qe deshi tu servoje qytetareve nje bar kunder virusit por qe nuk i erdhi sepse ai bar ilaq nuk u gjet asku, pra bac kjo eshte vrasje e njejt si Dehari dhe nese per Deharin nuk dihet vrasesi per Musliun dihen.
Hoxhallarët thonë “ruaju sevapit se mundesh me hy në gjynah”. Intervenimi i Lutfi Hazirit ishte i kobshëm për atë djalosh. Nuk intervenohet te vampirët se për inat tëndin e bëjnë të kundërtën. Mos të keqkuptohem, çdo lëvdatë për zotin Haziri por treshja gjakpirëse AXHA ashtu funsionon. Këtë ia deshën edhe Behxhetit por ai pati avion dhe iku.