Qeveria e Qipros ka inkurajuar përdorimin e një aplikacioni të telefonisë celulare që gjurmon njerëzit që mund të kenë rënë në kontakt me dikë që ka Covid-19.
Aplikacioni lejon njerëzit që rezultojnë pozitiv ndaj koronavirusit ta ndajnë këtë informacion me autoritetet e shëndetit publik, të cilët më pas janë në gjendje të gjurmojnë këdo që mund të ketë qenë në afërsi të tyre.
Aplikacioni quhet COVTRACER dhe është zhvilluar në partneritet me një qendër kërkimore të financuar nga qeveria, deklaroi Ministria e Kërkimit, Inovacionit dhe Politikës Digjitale e Qipros.
Zëvendësministri tha se përdorimi i këstij aplikacioni është tërësisht vullnetar.
Një tjetër aplikacion i gjurmimit celular bazuar në teknologjinë Bluetooth u braktis për shkak të shqetësimeve lidhur me privatësinë.
Ministria tha se Qipro mbështet një qasje të koordinuar evropiane në drejtim të gjurmimit të aplikacioneve për menaxhimin e COVID-19 në të gjithë kontinentin.
Masat lidhur me qëndrimin në shtëpi në Qipro do të lehtësohen të hënën. Edhe dyqanet me pakicë do të lejohen të rihapen.
Shtetrrethimi i natës do të mbetet në vend derisa të hiqen plotësisht kufizimet e lëvizjes, veprim i cili është caktuar për datën 21 maj.
Ministri i Shëndetësisë, Kostandinos Jano tha se këtë javë fluturimet drejt dhe nga ishulli do të rifillojnë pas 9 qershorit, në varësi të ecurisë së pandemisë.
Qiproja ka më shumë se 860 raste të konfirmuara të koronavirusit, përfshirë 20 vdekje.