Gjykata Kushtetuese në Kosovë ka dhënë masë pararake sigurie deri më 29 maj për mos formimin e qeverisë, deri në vendimin përfundimtar

1 Maj 2020, 19:24Rajoni TEMA
Gjykata Kushtetuese në Kosovë ka dhënë masë pararake

Gjykata Kushtetuese vendosi sot, masë të përkohshme deri më 29 maj duke pezulluar deri në një vendim të plotë dekretin e presidentit Hashim Thaçi për të mandatuar Avdullah Hotin e Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministër, derisa Gjykata të jap vendimin përfundimtar për interpretimin e Kushtetutës në këtë rast.

“Gjykata, në mbështetje të nenit 116.2 të Kushtetutës, të nenit 27 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe të rregullit 57 të Rregullores së punës, më 1 maj 2020, me shumicë votash, vendosi:

TË MIRATOJË masën e përkohshme në kohëzgjatje deri më 29 maj 2020, nga data e nxjerrjes së këtij Vendimi;

TË PEZULLOJË MENJËHERË zbatimin e Dekretit të Presidentit të Republikës së Kosovës, nr. 24/2020, të datës 30 prill 2020, në kohëzgjatje të përcaktuar në pikën I të këtij dispozitivi;

Gjykata, pa paragjykim ndaj pranueshmërisë ose meritave të kërkesës, ka përfunduar se kërkesa e parashtruesve për masë të përkohshme përkitazi me Dekretin e kontestuar të Presidentit duhet të miratohet si e bazuar”, thuhet më tej.

LDK kishte dorëzuar në Kuvend kërkesën për seancë të jashtëzakonshme për formimin e Qeverisë së re, që pritej të mbahej të shtunën e 2 majit.

Pas pezullimit të dekretit seanca do të anulohet.

Kreu i LDK-së ka deklaruar sot se në qoftë se merret vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk do të ketë të shtunën seancë në Kuvend por do të presin që gjykata ta marrë vendimin përfundimtar, shkruan Telegrafi.

Ndërkaq, nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Arbërie Nagavci një ditë më parë tha se presidenti i vendit ka bërë presion të vazhdueshëm ndaj LVV-së, kurse me dekretimin e Avdullah Hotit për kryeministër, partia e saj vlerëson se Thaçi ka shkelur me paramendim Kushtetutën e vendit.

 

12 komente në “Gjykata Kushtetuese në Kosovë ka dhënë masë pararake sigurie deri më 29 maj për mos formimin e qeverisë, deri në vendimin përfundimtar”

  1. Konica Usa says:

    Kurti duhet larguar urgjent se eshte rrezik kombetar,por keta qe e rrezuan(me te drejt) ne vend qe te krijonin nje qeveri me baze te gjere jasht partive,u sulen per te ndare placken.

    1. RKS says:

      Sipas jush,mbajtja e cubave,te paftyreve,rrugaqeve,hajnave,te pashkollet e injorantet,kurvat dhe kurvaret, na qenkan shpetim dhe interes kombetar apo?
      Si duket qenke nga USA.Keshtu me te tille mafioza funkcionon shteti atje?
      Me siguri krenohesh qe nuk jeton tek ne.
      Hajt mirru me pune e mos na shit mend nga atje.

  2. Baliu says:

    Tash e ka radhen Gjykata Speciale.

  3. Star says:

    Nje lajm i keq per hajnat dhe kriminelat me kollare ne Kosove.Tashti te shohim reagimin e “gjarperit “,qe i shkoi dem gjithe ai investim. Mbahu Hashim se pasi te mbarosh mandatin te kemi pregatitur nje suite luksoze. Nga aty ku do jesh do kesh kohe te komunikosh me (mikun,armik) doktor rrumpallen e SHQUP-it. Diskutojeni se ku ishte gabimi qe ju zbuloi se ishit ne nje klan kunder shqiptareve.
    Veprimi i anetareve te gjykates kushtetuese te Kosoves shume i pergjegjshem,pergezime.

  4. AVNI RUSTEMI says:

    DEKRETI PEZULLOHET ,THAQI JEP DOREHEQJE SEPSE E KA SHKELUR KUSHTETUTEN ;DETYREN E PRESIDENTIT E MBAN VJOSA OSMANI -KRYETARJA
    E PARLAMENTIT ,KURTI MBETET KRYEMINISTER -DHE PUSHTETI MBAHET NGA 2ME TE VOTUARIT E POPULLIT NJERI ME 160.000vota DHE TJETRA VJOSA ME 175.000vota.

    1. Fatosi-kosove says:

      O Avni Rrustemi vetem ata qe e duan kosoven si avganistanin mendojne si ty, megjithse ka edhe te tjere si sali berisha e basha qe per inat te Thaqit dhe pavaresise se kosoves e duan shkaterrimi siq e Kane bere ne shqiperi, andaj me dhimbsesh i nderuar se kjo deshire e juaja sdo realizohet kurre sepse Kosova nuk ka luftuar qe president ta kete nje servile te serbise por kunder tyre,loje qe fatkeqesisht edhe Kurti e mbeshteti por do bindet edhe ai se ku e qon perkrahja e vjosa osmankes,dhe ti ndihesh mire zotrrote qe Kurti thirret ne ligjet e kushtetutes serbe kunder presidentit, apo edhe leja spéciale per jabllanoviqin serb e ne anen tjeter kercenimi ndaj Pacollit,apo edhe “leja” per mjeket nga serbia e futja ne karantine e mjekut nga Presheva,JO zotrrote jo me vjosa osmanken Kosova behet kosmet dhe edhe ti nje dite sdo guxosh ta permendesh e as te flasesh shqip as me femijet tuj.

  5. Baliu says:

    Qfar mase e sigurise ore, duhet quar proqeshet “perpara” nje ore me par (time is money).

  6. Nik says:

    Besoj se me kete qe ndodhi i ulen veshet trushpelaret bashke me shume “analiste” dhe Z. Yzeiri bashke!
    Tung

  7. Dajti says:

    Keta politikanet e Kosoves jane qe te gjithe muter,pak me ndryshe eshte PDK-eja, se ka qene konstruktive dhe bashkepunuese ne opozite,kurse ne raport me nderkombetaret,sidomos amerikanet ka ruajtur raporte te mira.

  8. Lanabregesi says:

    Normal qe do pezullohet dekreti,por perfundimi dihet,Kurti shkon ne shtepi Avdullai kryeminister,perfundimi Kosova shpeton nga nje qeveri fashiste,por bie ne dore te disa grabitqareve te llojit Ramush Haradinaj.

  9. Lush berbali says:

    Dekreti pezullohet.
    Me 29 maj Gjykata Kushtetuese i jep mandatin Abdullah Hotit,Kurti shkon ne shtepi,nga shtepia ne rruge,merr shkopinjte,granatat tymuese e vertitet rrugeve se miku i tij i Tiranes Sali Luli.
    Hashim Thaçi President deri ne fund te mandatit.
    Vjosa Osmani jep doreheqjen.
    Keshtu Avni …

  10. Pedro i ri says:

    I tremben standartit qe Kurti ka vendosur.
    I tremben humjes se privilegjeve te pa merituara

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje