Greqi: Qytetarët në demonstratë për Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve

1 Maj 2020, 13:25Rajoni TEMA

Disa qindra anëtarë të sindikatës komuniste PAME në Greqi dolën në demonstratë përpara parlamentit të Athinës, duke mbajtur distancë nga njëri-tjetri për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Shumica e demonstruesve mbanin veshur maska të kuqe, sipas TV Grek.

Pjesëmarrësit në demonstratën e Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve, kërkuan që punëtorët të mos paguajnë çmimin e depresionit të rëndë global, të shkaktuar nga pandemia e koronavirusit.

Gjithashtu qindra punëtorë dolën në qytete të tjera greke dhe pothuajse në të gjitha rastet ruajtën distancën fizike nga njëri-tjetri.

1 komente në “Greqi: Qytetarët në demonstratë për Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve”

  1. vjeshta says:

    Punëtorët,more kokrra e karit,jo qytetarët! Sot është dita e punëtorëve!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje