Thaçi: Heshtja ndërkombëtare po e amniston gjenocidin që ka kryer Serbia në Kosovë

30 Prill 2020, 14:59Rajoni TEMA

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se heshtja ndërkombëtare e ka amnistuar gjenocidin që Serbia e ka kryer në Kosovë.

Këto komente, Thaçi i bëri te Kompleksi Memorial në Marinë, ku bëri homazhe për ta kujtuar komandantin e brigadës 144, Ilaz Kodrën.

“Kodra ra heroikisht para 21 vitesh duke mbrojtur popullatën civile. Kujtojmë sot edhe rreth 300 civilë në mesin e të cilëve kishte edhe fëmijë, të vrarë nga serbët në fshati në Verboc, këtu në Drenicë,” është shprehur mes tjerash ai.

Thaçi tha se kjo masakër e kryer në Verboc ndaj 300 civilëve, është në radhë me 400 masakrat që ka kryer Serbia në Kosovë.

“Kjo nuk ka tjetër kuptim dhe është e qartë që Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë, ka kryer spastrim etnik. Për fat të keq, heshtja ndërkombëtare ka krijuar një lloj amnistie për gjenocidin e Serbisë, por nuk ka kohë, faktorë dhe rrethanë që e amniston gjenocidin dhe krimet e vrasjet e Serbisë në Kosovë”, ka deklaruar presidenti i Kosovës.

Në luftën e fundit në Kosovë, më 1998-99, janë vrarë rreth 13,500 persona.

Të pagjetur ende konsiderohen më shumë se 1,600 persona

11 komente në “Thaçi: Heshtja ndërkombëtare po e amniston gjenocidin që ka kryer Serbia në Kosovë”

  1. Davut Pasha says:

    Nuk jane 400 sulme apo masakra.

    Jane shume me.pak se nr i.civileve te vrare nuk do ishte kaq i vogel.

    8,900 cvile Shqiptare jane vrare ne lufte.

    Pjesw tjeter jane ushtare te UCK dhe serbe.

  2. heneri says:

    Ik more pjerdhu do te sulmosh nderkometaret
    thua se kosova eshte shtet berthamor me 200 milion popullsi
    nuk ju kane fajet nderkombetaret pse nuk e duani ju kosoven
    deshet te cliroheshit nga serbet,ju cliruan cfare doni tani??
    bota eshte e mberthyer ne hallet e veta e kush po pjerdhe per kosoven
    Hashim se ke pas nofken gjerperi ne kohe lufte
    vazhdon ta mbashe dhe kohe paqje
    Mendoj se ka ik koha e juaj
    ikni se e bet bajat kosoven ne sy te botes
    zhdukuni bashke me haradinin e gjithkush qe i pengon
    diellin dhe te ardhmen kosoves

  3. DESHMITARE-I GJALLE says:

    Hashim Thaci:GABIMET TRASHANIKE TE politikes Kosovare me “Ngritjen e Gjykates Specjale”…I ka vene Shqipetaret ne Rolin e Agresorit dhe Seerbet ne Rolin e VIKTIMES…Kuptove???SKANDAL??KOSVARET po Akuzohen dhe po ARRESTOHEN Nga Gjykata Nderkombatare e Hages, njelloj si Gjyqi i Famshem i Nurembergut Kunder Nazisteve….Me keq nuk ka ku te veje…lol

  4. ulpiana says:

    Bashkesia nderkombetare nuk mund te beje asgje kur ne KOSOVE sulmomet dhe akuzohet UCK me shume se Serbia per krime lufte.Shume portale jane te mbushura me kesi artikuj dhe askush nuk jepe pergjegjesi.Ate cka ta bene i yti sta bene edhe i huaj thote nje fjale popullore.Kosoves i duhet nje ligj antishpifje per te sanksionuar dhe vene para pergjegjesise ata qe me qellim i shrtemberojne te vertetat per interesa personale ose jane te paguar nga dikush.

  5. Koli says:

    Ja Thaci i pabese po thote Bota po hesht.Po atje e ka mendjen Bota mor mashtrus mor shkeles i betimit dhe shkeles i gjakut te deshmoreve.Ti qe dob me i fal Serbis veriun e Kosoves.

  6. Baliu says:

    Fshehtesia e sucksesit te ketij debili skizofren eshte e thjeshte: Nenshkruaj qka kerkojne nderkomtart, e mandej gjoja kritika te forta me fjale per konsum te brendshem. Kjo i siguron atij pandeshkueshmeri per vjedhje e krime.

  7. Kanina e ismailit says:

    Hashim beogradi vellai siameZ i SALI SERBIT!

  8. Kanina e ismailit says:

    Hashim beogradi vellai siameZ i SALI SERBIT!Nderkombtaret historikishT i kane harruar dhe harrojne masakrat SERBE po ti me me mut-stafen perSE doni ti harroni masakrat e mijrave SHQIPTAREVE?KUJT I SHERBEN TI DOBICI SERBE?NJE GJE ESHTE E SIGURT, QE TI DHE MUTSTAFA NUK I SHERBENI KOSOVES TRIME POR VETEM SERBIS!

  9. Miri says:

    More PIS, ti e amnistove Serbine. Askush tjeter. Ti dhe Rama

  10. jo per gje... says:

    Nuk mund te quhet gjenocid. Masakra po, por gjenocidi u parandalua dhe nderhyrja e NATO-s kete kishte pikesynim, parandalimin e genocidid (ose perfshirjen e te gjith shqiptareve te rajonit ne konflikt te armatosur me fqinjet qe mund te fuste gjith Europen ne lufte per nje kohe te gjate.
    Gjenocid eshte shfarrosja ne mase e nje popullsie per arsye te perkatesise racore.

  11. lexuesi i irrituar says:

    Eshte e pafalshme qe ju “politikanet” e Kosoves te akuzoni te tjeret per gjendjen lu jeni sot.E keqja me e madhe e juaja eshte “etja “e pashuar per kolltuk , per pushtet. Ju treguat e po tregoni nje mentalitet femijeror politik duke harruar se jeni zgjedhur per te ndertuar e permiresuar jeten e njerezve , Kosoven e pas luftes. E ju çfare beni : U perleshet afer gjashte muaj per te bere nje qeveri , e late te jetonte ca dite dhe po perlesheni perseri per te ardhur ne pushtet . Me naivitetin tuaj ,e zhbete gjithe punen e Presidentit Klinton e sot gjendeni perseri ne udhekryq duke akuzuar njeri-tjetrin dhe Ramen . Me vjen keq , por ju duhet te kujtoni qe politika eshte pergjegjesi para zgjedheseve,bashkeqytetareve tuaj dhe se e vetmja rruge shpetimi kalon nga Shqiperia . Zgjohuni e ndergjegjesohuni !!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje