Reagon Thaçi:Kosova ka tashmë një përvojë të çmueshme në respektimin e të gjitha vendimeve dhe aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese

1 Maj 2020, 19:50Rajoni TEMA

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar menjëherë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila vendosi të pezullojë përkohësisht dekretin e tij për të mandatuar Avdullah Hotin për kryeministër të qeverisës së re.

Kreu i shtetit kosovar thekson se do ta respektojë vullnetin dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese, ndërsa i ftoi subjektet politike që të sillen me maturi dhe të respektojnë kushtetutën e Kosovës.

“Sapo u njoftova për vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës. Si President i Republikës së Kosovës do ta respektoj në plotëni këtë vendim. Kosova ka tashmë një përvojë të çmueshme në respektimin e të gjitha vendimeve dhe aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese. Kjo përvojë është një dëshmi e fuqishme e sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës. Si President i Republikës së Kosovës i ftoj të gjithë politikanët dhe subjektet politike në vend, që të sillen me maturi në respektim të Kushtetutës së Republikës së Kosovës. HTH”, shkruan Thaçi.

Dekreti i z. Thaçi u pezullua deri më 29 maj, kohë kjo në të cilën pritet të publikohet vendimi i plotë dhe ai argumentuar i Gjykatës Kushtetuese.

7 komente në “Reagon Thaçi:Kosova ka tashmë një përvojë të çmueshme në respektimin e të gjitha vendimeve dhe aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese”

  1. Baliu says:

    Paculli e “rrezikoj jeten” per ta votuar “qeverine e re”, e keta tash tallen jo deri ne fund te Majit. Por sprishe pune, nese i fton Grenell, keta do te jene ne “krye te detyres” pavarsisht gjykates.

  2. Visi says:

    Boll u mundove ta kontrabandosh qeverinë e Hotit duke e shpallur dekretin jashtë orarit të punës në ora 16.30,por si duket ende ka profesionist në Ghykatën Kushtetuese prandaj nuk tu shit kontrabanda.

  3. Nafia says:

    Kosoves I duhet nje force politike e re,se WW-eja doli nje levizje fashiste,dhe duhet larguar urgjent.

    1. Nik says:

      O Nafie, aman na trego e ke rrahur dybekun per Z. Thaqi!?

  4. Nafia says:

    Jam duke ndjekur ne report tv nje intervist me musteqe Mutin Bole Abazin e ww-es,ky bolja i kerkon llogari qeverise shqiptare pse nuk I raportojne ketij legeni per levizjet e Pacollit ne Shqiperi.Mustaqe Muti Bole Abazi dhe islamisti Hysamedin dini qe nuk perfaqesojne askend ne Shqiperi,pervec fashistit Albin Kurti.

    1. Rilindja Sllavo Mongolo Komuniste says:

      Nafieee…ta paska tund dybekun pak si fort rilindja…dybekun nafieeeee

  5. @ says:

    Kercen prifti nga belaja..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje