Behxhet Pacolli “refuzon” qeverinë e re: E mbështes, por preferoj opozitën

1 Maj 2020, 21:42Rajoni TEMA

Kreu i AKR-së Behgjet Pacolli tha se nuk do jetë pjesë e qeverisjes së re, porse ai do e votojë atë.

“AKR mbetet jashtë koalicionit por do të mbështetë çdo veprim të çdokujt që shkon në interes të qytetarëve të Kosovës dhe një qeverisje të mirëfilltë të vendit.

Dhe pse do të rrimë në opozitë kemi vendosur se dy votat e AKR do të shkojnë në favor të krijimit të kësaj qeverie”, tha Pacolli për Ora News.

Kujtojmë se këtë qëndrim ai mbajti dhe javë më parë, duke thënë se preferon të mbetet në opozitë.

Kjo deklaratë e Pacollit vjen pak pasi kreu i LDK-së Isa Mustafa, tha se “me AKR-në nuk e kemi kryer koalicionin mirëpo ne parim jemi pajtuar që të jenë pjesë e qeverisë”, tha ai.

Në qeverisjen e mëparshme, Pacolli qe ministër i Jashtëm. E ndërsa e morri këtë post në emër të disa njohjeve garantuar prej tij nga disa vende të botës së tretë, kjo duke mos mbajtur post zyrtar, në kushte të drejtimit të diplomacisë dështoi të sillte njohje të reja.

3 komente në “Behxhet Pacolli “refuzon” qeverinë e re: E mbështes, por preferoj opozitën”

  1. Lanabregesi says:

    Qeverija Kurti u soll me Pacollin si nje qeveri fashiste,dhe vasali i tij ne Tirane Bojken Abazi fajesoj qeverine shqiptare per pranimin etij ne Shqiperi.Simbas ketij musteqe mutit Bojken Abazit, qeverija shqiptare duhet te informoj horrat e kryehorrit Albin Kurti ne Tirane per levizjet e Pacollit.

  2. Baliu says:

    Normal qe e voton, sepse mund ti “shkrihen” milionat brenda nates. Edhe kembe do te kishte ardhur per ta votuar, e lere me me aeroplan. Keshtu po e kerkon “koha”.

  3. Sonja L. says:

    Mirmengjes Tema, si mundet qe ne nje gazete serioze si Tema nuk ka asnje gjurme te kryelajmit, vendimit te GJK te Kosoves per pezullimin e dekretit te Thacit????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje