Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës e ka konsideruar si të papranueshme letrën që kreu në detyrë i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, i kishte dërguar më 23 prill, e në të cilën kontestonte profesionalizmin dhe pavarësinë e Gjykatës Kushtetuese. Gjykata ia ka bërë të qartë Kurtit se nuk duhet të ndërhyjë në pavarësinë e Gjykatës Kushtetuese dhe se duhet t’i respektojë vendimet.
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, më 23 prill i kishte dërguar letër një letër të pa zakontë kryetares së Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, Arta Rama-Hajrizi, në të cilën kontestonte punën e Gjykatës dhe akuzonte Kushtetuesën për joprofesionalizëm dhe anshmëri.
Kurti në letrën e tij pretendonte se Kushtetuesja nuk ka respektuar afatet ligjore dhe Rregulloren e Punës së Gjykatës Kushtetuese për rastin KO61/20 (Ankesa e deputetëve të PDK’së ndaj vendimeve të ministrit Vitia për kufizimin e masave). Përveç kësaj në letrën e tij, Kurti kishte konstatuar se Gjykata Kushtetuese me vendime të kundërligjshme ka vendosur në presion Qeverinë e Kosovës gjë që sipas tij është e papranueshme.
“Për ne, refuzimi për të zbatuar rregullat e vendosura nga vet Gjykata Kushtetuese në rrethanat e rastit konkret, është shqetësim serioz në lidhje me profesionalizmin dhe paanshmërinë e Gjykatës”, thuhej në letrën e Kurti drejtuar Gjykatës Kushtetuese.
Madje në fund të letrës së tij kishte vendosur një “kërcënim” për Gjykatën Kushtetuese duke thënë se qeveria e tij do të shqyrtojë shkeljet e deritanishme dhe se varësisht nga kualifikimi juridik i tyre do të marrë veprimet e nevojshme bazuar në ligjet në fuqi.
Ndaj një letre të tillë të Kurtit sot ka reaguar Gjykata Kushtetuese në vendimin që ka marrë rreth ankesës së PDK’së rreth masave të reja të kufizimit të lëvizjes të marra nga ministri i Shëdetësisë, Arben Vitia.
Gjykata Kushtetuese në pikën 15, 16 dhe 17të aktgjykimit të publikuar sot thotë se një qasje e tillë e qeverisë së drejtuar nga Albin Kurti është e papranueshme dhe është në kundërshtim me vlerat themelore të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
“Megjithatë, Gjykata thekson fuqishëm se qasja e Qeverisë ndaj Gjykatës që reflekton kjo parashtresë, është e papranueshme dhe në kundërshtim me vlerat themelore të Kushtetutës së Republikës”, konstaton Kushtetuesja.
Gjiashtu i është bërë thirrje Kurtit që të mos ndërhyjë në pavarësinë e Gjykatës duke i rikujtuar kreut të Lëvizjes Vetëvendosje se pushtetet janë të ndara dhe se vendimet e Gjykatës Kushtetuese duhet të respektohen nga të gjitha degët e pushtetit në Kosovë.
“Gjykata rithekson se ajo është organ i pavarur në mbrojtje të Kushtetutës dhe është interpretuesi përfundimtar i Kushtetutës. Gjykata gjithashtu rikujton se Kushtetuta i atribuon asaj pavarësi të plotë në kryerjen e përgjegjësive të saj. Për më tepër, është detyrim kushtetues i Qeverisë dhe të gjitha institucioneve të Republikës të respektojnë dhe të mos ndërhyjnë në këtë pavarësi. Gjykata gjithashtu i rikujton Qeverisë se Kushtetuta nuk i atribuon asaj asnjë kompetencë përkitazi me vendimmarrjen e pushtetit gjyqësor. Respektimi i vlerave themelore kushtetuese, lidhur me ndarjen e pushteteve, pavarësinë e pushtetit gjyqësor, pavarësinë dhe autoritetin e Gjykatës Kushtetuese dhe mbrojtjen e sundimit të ligjit, është detyrim kushtetues i të gjitha degëve të pushtetit të Republikës së Kosovës”, theksohet në pikën 17 të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese për rastin KO 61/20./GazetaExpress
Gjykata Kushtetuese kur kishte kryetar loparin e Koprives shokun Enver Hasani thjesht ka qene dore e zagjatur e Bandes se Zanzibarit. Se a do te jet tash ndryshe, mbetet te shohim. Nje gje eshte e sigurt se ka nevoje edhe per qkapjen e gjykatave.
Ti Baliu je nje gjeni i lindur. Te lutem na spjego se cfare eshte ndryshe per tu bere,qe Gjykata Kushtetuese te mos jete dore e zgjatur e Bandes se Zanzibarit, por dore e zgjatur e Kurt Rrumpallit. Flet me definicionin se po qe se nuk te pelqen ,vendimi, me siguri kemi te bejme me banden e Zanzibarit. Mazalla se shikon qe rreziku qe paraqet banda e Zanzibarit eshte hicgje me rrezikun qe paraqet banda e sipuneve te Serbit. Ata jo vetem qe do na vjedhin, por do leshojne zagaret serbe te perdhunojne prape burrat dhe grate ne Kosove. Kete do preferoje ti Baliu? Valle a mundet qe Kurt Rrumpalla, ky armik I amerikaneve te jete burre i mire? Te ka mbetur mendja ne hajdutlleqe dhe harron se ka edhe me keq. Me keq se cdo gje eshte rroberia prape nen Serbine. Kete po kerkon ti Baliu me zell te math. Kush je ti Z. Baliu qe ben aluzione dhe paragjykon Gjykaten Kushtetuese? Keshtu e kupton ti demokracine? Kur mbrohet hajduti, ti je kunder, por jo kur mbrohet spiuni. Vendimi duhet te zbatohet, pavaresisht ne se te pelqe apo jo ty. Kjo eshte A-ja dhe B-ja e demokracise. Ty te duket se bota rrotullohet rreth Baliut dhe te tjeret nuk egzistojne. Mos haro or derdimen se haka do veje tek I zoti. Zoti I Kosoves eshte populli i Kosoves dhe jo ti ose Kurt rrumpalla.
Sa per informim, termin ‘Banda e Zanzibarit’ e ka krijuar topalli Blerim Shalja qe tash eshte “keshilltar” i nipit te Radosllav Danilloviqit, qe shpesh ka gjetur strehim tek bashkpunetort e Arkanit, dhe qe takohet fshehtas me Tadiqa e Vuqiqa.
Ti dhe mund te kesh te drejte qe Blerim Shala eshte “keshilltar” i nipit te Radosllav Danillovicit, qe shpesh ka gjetur strehim tek bashkepuntoret e Arkanit, qe takohen fshehtas me Tadica dhe Vuciqa. Ti qe zberthen nje ekuacion me 6 te panjohura(Blerim-keshilltar– Nip-Radosllav-Arkan-Vuciq-Tadiq ), me siguri mund te zberthesh ekuacionin vetm me nje te panjohur: Me ke takohet Kurti spiuni per te marre udhezimet? Mua I dashur shqiptar, nuk me plasi bytha per Banden e Zanzibarit, por me duket se Beogradi eshte me afer se Zanzibari. Armiku eminent I dashur shqiptar eshte Beogradi dhe jo Zanzibari. Bile une kam degjuar se Thaci ka palluar nje afrikane qe e ben ate kurvar, por kjo eshte pune e tij. Kosova shtet me te tera atributet eshre perparesi, I dashur shqiptar. Gjithe ata qe sabotojne kete qellim, duhen pare me dyshim. Kurti ne menyre direkte ndihmoi Vuciqin te na hidhte ne fajin per mungese dispozicioni per tu marre vesh. me serbet. Vuciqi, kur pa qe “shkembimi I territoreve” nuk do kish sukses, ndertoi platformen qe te terhiqej dhe te na e linte ne dopjogjashten.
Ishte Haradini si gomar i influencuar nga Sali spiuni qe mori vendimin e 100 perqindeshit dhe Kurti megjithese nuk eshte budalle si Haradini jo vetem qe nuk e hoqi taksen, por e trashi me tej duke na bere armik me Ameriken etj etj. Armiqesia jone me Ameriken eshte fitorja me e madhe e Vuciqit dhe ti dashur shqiptar vazhdon me histori te tipit “banda e zanzibarit” dhe haron “Banden e Beogradit”…
Baliu,shko bene nje analiz te gjakut,gjej rrenjet e tua se truri te ka ikur!
Weeee, asnje llaf per pezullimin e qeverise se hashim thacit nga gjykata kushtetuese. nuk mbulohet dielli me shoshe or tunxh (mero). ka lajme me te rendesishme prej kosove.
Tepelenasi, për çdo kontest gjyqësor që ka mundësi për ndryshime përmajtësore nga vendimi definitiv, merret masa e pezullimit të veprimeve, bile edhe në shumë konteste private. Kjo masë vetëm i pezullon veprimet e mëtutjeshme të subjekteve në konflikt dhe nuk ka bash asnjë ndikim në vendimin definitiv.
Largojeni mo kete legen kryeminister,o po sikur e ka nxjere Sali Berisha nga hunda! Ju kujtohet kur Sali Krimineli kercenonte Zef Brozin,kryetarin e gjykates se larte,ja dhe ky krrici Kurt,vazhdon rrugen e mentorit te tij.
I ke rene pikes. ” E KA NXJERRE NGGA HUNDET”. Do te ishte me sakte te thuhej se eshte kopja qesharake e satrapit Sali Berisha. Saliu ishte , nje here e nje kohe, ( tani eshte “karajoz dixhital”), gjeme madh; ndersa ky eshte imitues karagjoz qekka vetem llafe e trazira.
Gjykata ja ka dhjere me shume Thacit o Mero.Jepi lajmet re plota jo gjysmake.
Ky lajm eshte fake news, pasi fakti qendron ndryshe.
Gjykata kushtetuese nisur nga ankesa e qeverise Kurti, anuloi dekretin e presidentit per formimin e qeverise Hoti.
As gazetat serbe nuk do guxonin te shkruanin artikuj te tille.
So ska turp ky njeri we I duheshin 6 muaj e me teper per te krijuar qeverine, duke I tallur me popullin.
Ok ir palaco….
Tepelensi, pezullim nuk do të thotë shkelje kushtetuese orë tru peshku , shqiptarët e Shqipërisë nuk votojnë me politikanë që s’njohin ligje dhe janë në gjendje të shkatërrojnë për pushtet, ne Kosove janë shumë trushperlar që jenë ber konduma t’Kurtovičit.
Kosova ka prodhuar analfabet funksional që nga 1991, ky është rezultati dhe gjendja e mjeruar tani.
Për këtë gjendje janë shkaktar edhe politikanët të cilët deri më tani nuk punuan me nder, tani çdo alternativ për popullin ju duket se është më mirë. Këtë e ka pritur Serbia që të fus shërbëtorët e tyre në politikë e çdo institucion tjetër, shërbëtori kryesor i Serbisë është Kurtovičit i mbuluar me qebe të patriotizmit, i mbuluar ashtu siq u zu nga policia në 2014 në Bingj.
O bekim peja kaq trap qenke Sa flet me siguri se fajin na e paska kurti per problemet 20 vjecare Te politikes ne kosove .Por kurti ska as 50 dite ne pushtet dhe u rrezua nga pabesia e LDK .Per Te bere koalicion me kurtin ldk Ju desh tre muaj kurse mbas rrezimit te qeverise nxitoj me shpejtesi brenda muajit krijuan qeverine e pavotuar dhe ne bashkim AAK ,AKR NISMA E LISTA SERBE pra solli ne qeveri edhe serbet kurse Ti na flet per sherbetor Te serbise.Askush Nuk mund Te krijoj qeveri puciste ne kohe pandemie si Po mundohet Te krijoj mercenari hashim thaqi me Isa komunistin dhe keshilltar baton haxhiut .Po si eshte mundur o bekim peja se je dhe nga Kosova Te harrohet gjaku I Adem Jasharit me gjithe familjen e tij dhe Te behet amnisti pa u Denuar serbia per genocid shfarrosje perdhunime vrasje shpergulje Te mbi 1 milion Shqiptareve kosovare .Per kete u thirr me nxitim I ‘famshmi”. Bexhet qe e ndriti ne politiken kosovare per te ngrumbulluar numrat e duhura per Te krijuar nje qeveri alla Serbia.Di gje Ti o koketul se qeverine e krijon Vetem partia fituese dhe presidenti Ka per detyre Te mandatoje per krijimin e qeverise Vetem kur kryeministri dorehiqet apo vdes.Akoma do vazhdohet me politiken mafioze Te hashim thaqi qe disa vite me pare e mbidhte parlamentin kur kishte numrat e nevojshem per te ndarjen e kufirit me malin e zi dhe si perfundim I dhuroj 8200 hektare toke mbas nja 2 vite Te tera.Per kete doli dhe ramboja si patriot dhe populli i dha voten luftetarit Te UCK Ta futi ty dhe gjithe KOSOVES.Tung.
Ky Legen Majtist po don me imitue Hitlerin !!! Kosovare Te Jeni Vigjilente!!! Shporreni kete Delenxhi Antiamerikan ,qe me Veprimet e Tij po i Sjell Probleme Kosoves .
Nuk paska kërcënuar askënd Kurti, thjesht ka thënë që do i shqyrtojnë praktikat e gjykatës në bazë të ligjit. Kjo është normale. Nëse i ka numrat qeveria në parlament ndryshon edhe ligjet. Këtë punë ka.
Vertet kercenimi ndaj gjykates kushtei eshte fundi dhe kjo ma kujton millosheviqin ne vitin 1988 ku ne nje miting ne Fushe Kosove deklaronte qytetareve serb se ju siguroj se shum shpejt do te jeté arrestime dhe se askush nuk do te guxoje tju preke me dire!
Nderkohe qe ishin vet serbet nen komanden e millosheviqit se dhunonin e masakronin çdo gje shqiptare, prandaj ata qe e duan kosoven dhe kombin mjaftojne keto 50 dite pushtet per Kurtin qe ta kuptojne se sa i rrezikshem eshte.
Ketij koqes me emrin Kurti ju deshen 6 muaj me e kriju qeverine,perse,per te qeverise dy muaj,po nese do qeveriste 6 muaj sa I duhej me e ngref qeverine x ose=18 muaj?!
Jo per gje po ,ky Kurti ç’po me ngjet me Berishen ne fillim te viteve 90.Ndoshta ne te shprehur eshte me i afte,por dhe Berishes populli shqiptar i dha besimin,dhe rezultati: gjithe ajo katrahure,pasojat qe po i vuajme edhe sot e kesaj dite.Keta persona jane egocentrik,qe injorojne rregullat e demokracise.Ne nje Republike Parlamentare,qeveria mer votbesimin,vetem ne se ka shumicen e parlamentit.Ne rast se nuk arrihet ky votbesim me te gjitha tentativat e mundshme(rasti i Italise)shkohet ne zgjedhje.Sipas Kurtit,i bie qe çdo 3 muaj shkohet ne zgjedhje,sepse partia e tij e shikon qe mund te kete rritje ne elektorat dhe nuk eshte ne gjendje te krijoje kualicion,per te qeverisur.Keshtu shteti jo vetem qe nuk do te funksionoje,por vetem do te shpenzohen para per zgjedhje,te njepasnjeshme..Le te supozojme,qe shkohet ne zgjedhje,dhe partia e Kurtit mer 49% te votave.Nuk arrin te krijoje kualicion per te arritur50%+1.Duhet te shkohet prape ne zgjedhje.Keshtu populli i Kosoves i bie te ngelet vetem ne fushate elektorale.