VIDEO: Sa e sigurt është distanca që ruajmë? Shikoni sa larg shkojnë stërkalat kur kollitemi

5 Maj 2020, 12:58Lifestyle TEMA

Një laborator në Universitetin “Atlantic” në Florida ka simuluar rrugëtimin e kollës së një njeriu, për të kuptuar më mirë se deri ku mund të shkojnë stërkalat që janë një prej mënyrave më të shpeshta të përhapjes së koronavirusit.

Studiuesit përdorën një manekin, duke mbushur gojën e tij me një përzierje uji dhe glicerine, ndërsa kollën e simuluan me një pompë.

Thuajse menjëherë, stërkalat u përhapën në një distancë prej gati 1 metër, ndërsa për 5 sekonda, ato arritën 2 metra distancë. Në 10 sekonda, stërkalat kaluan distancën prej 3 metrash, 1 metër më shumë se distanca e sigurisë që është rekomanduar të mbahet mes njerëzve.

Edhe pas kësaj distance stërkalat vazhdojnë të qëndrojnë në ajër për rreth 30-40 sekonda të tjera, edhe pse dendësia e tyre bie.

2 komente në “VIDEO: Sa e sigurt është distanca që ruajmë? Shikoni sa larg shkojnë stërkalat kur kollitemi”

  1. Veterinari says:

    pyetje sa eshte e fuqishme pompa qe eshte perdorur ne ate eksperiment dhe sa eshte fuqia e musherive te nje njeriu normal

  2. eftimiu says:

    po, tamam si pordha qe rri 30-40 sek ne ajer. o injorante ska korona, ka vec makarona

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje