FOTOT/ Çmenduria: Bjellorusia sfidon koronavirusin dhe nxjerr ushtrinë në paradë

9 Maj 2020, 19:31Lifestyle TEMA
FOTOT/ Çmenduria: Bjellorusia sfidon koronavirusin dhe nxjerr

Bjellorusia është i vetmi vend në Europë dhe ndër të paktët në botë që ka sfiduar pandeminë e koronavirusit dhe këtë 9 maj, ditën e fitores mbi nazistët e përkujtoi si çdo vit tjetër; me një paradë ushtarake.

Mijëra njerëz u mblodhën në rrugët e kryeqytetit Minsk për të marrë pjesë në paradën e përvitshme, ku vendi i njohur si një prej aleatëve më besnikë të Rusisë shpalosi potencialin e vet ushtarak.

Kjo e bën Bjellorusinë të vetmin vend në Europë që mban paradën ushtarake për këtë vit për të përkujtuar fitoren mbi nazizmin, ndërkohë që parada të ngjashme që janë organizuar çdo vit nga Rusia, deri në Francë u anuluan për shkak të pandemisë së Covid-19.

Me një popullsi prej 9.5 milionë banorësh, Bjellorusia numëron zyrtarisht rreth 20 mijë persona të infektuar nga virusi dhe pak më shumë se 150 të vdekur. Këto janë shifrat zyrtare, që vihen në mëdyshje nga ekspertët dhe mediat ndërkombëtare, që deklarojnë se shifrat e vërteta të infeksioneve dhe fataliteteve mund të jenë shumë më lart.

Politika e ndjekur nga Lukashenko ndaj pandemisë së koronavirusit ka vendosur në “siklet” edhe mikun e tij Vladimir Putin në Moskë, që ndryshe nga Bjellorusia ka ndërmarrë disa masa kufizuese për parandalimin e infeksionit. Marrëdhëniet e shkëlqyera mes tyre mund të jenë dëmtuar nga një episod i fundit, ku Bjellorusia dëboi dy gazetarë të televizionit shtetëror rus, që i akuzoi për përhapje paniku, lajmesh të rreme dhe propagande.

Dy gazetarët në fjalë ishin pjesë e një grupi xhirimi që vrojtuan në terren situatën nga koronavirusi. Në reportazhin e shfaqur në televizionin “Channel 1”, pjesë e rrjetit të televizioni shtetëror rus gazetarët shfaqeshin në një nga varrezat e Minskut, duke treguar një numër të lartë varresh të reja, duke hedhur dyshime se viktimat ishin pasojë e Covid-19.

4 komente në “FOTOT/ Çmenduria: Bjellorusia sfidon koronavirusin dhe nxjerr ushtrinë në paradë”

  1. Malok sala me rrjepacuket e tij says:

    Shteti me kurv qe egzizton, bashk me moldavin

  2. Tarasi says:

    ky pyesin keto per koronavirus….

  3. redaktori says:

    Bjellorusia nuk ka sfiduar Covid19 me 9 Maj per parade, mos mashtroni paturpesisht!
    Bjellorusia nuk ka patur fare karantine keto kohe, dhe ka vetem 150 te vdekur nga Covid19 duke i cjerre masken Karantines dhe ithtareve te saj kudo ku jane, deri ne Tirane.

  4. rem says:

    sesht fare CMENDURI, CMENDURI eshte kjo qe na bene duke na mbyllur si pula neper shpia, na lane pa buke, pa pune, pa shprese, pa jete, kurse te pasurit e botes vazhdojne jet e normal ne komuniteti europian, neper jashte, neper Vila lluksoze, kurse ne barbone duhet te vdesim ne ballkon per nje virus qe as mizen nuk vret.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje