Serie A në vështirësi, lojtarët kanë tre luaj pa u paguar

10 Maj 2020, 17:12Sport TEMA

Pandemia ka bllokuar çdo burim të ardhurash për klubet italiane, që më shumë se kurrë janë në vështirësi të mëdha financiare për të qëndruar në këmbë gjatë kësaj periudhe tejet të vështirë për futbollin dhe jo vetëm.

Shume klube të Serie A kanë njoftuar se lojtarët kanë pranuar ulje të pagës përsa i përket muajve të pandemisë, por “La Reppublicca” jep alarmin se situata është akoma më keq se kaq.

Kjo gazetë zbulon se të paktën gjatë klube të kampionatit italian nuk u kanë dhënë asnjë pagë lojtarëve të tyre që nga muaji janar.

Kjo vonesë e rrallë vjen për shkak të shfrytëzimit të dispozitave ligjore të emergjencës, që lejon klubet të mos deklarojnë pagat e dhëna gjatë periudhës shkurt-mars-prill, që është edhe fasha kohore e shtrirjes së pandemisë.

Presidentët e klubeve janë në vështirësi financiare dhe kanë shfrytëzuar “anekse” ligjore për të arritur të shtyjnë sa më shumë dhënien e pagave për futbollistët e tyre.

Nuk bëhet me dije se cilët klube nuk janë treguar korrektë me lojtarët, por mësohet se këta të fundit kanë rënë dakord të heqin dorë nga pagat e tyre vetëm në rast se ato para shkojnë për lojtarët e akademive dhe ekipeve të femrave, që janë shumë herë më pak të paguar se kolegët e ekipeve të para.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje