Nga Entela Resuli
Nuk e dimë nëse është vërtet koronavirusi që ka futur në sherr Rektorin e Universitetit te Tiranës, Mynyr Koni dhe Kryetaren e Komisionit Institucional të Zgjedhjeve, Majlinda Ketën apo ky është thjesht një justifikim, megjithatë jemi përpara një konflikti të hapur…
Një javë më parë, teksa u shpall publikisht edhe kandidati i parë për zgjedhjet në Universitetin e Tiranës, që sipas datës se caktuar është 12 qershor, menjëherë reagoi Rektori Koni i cili, shkarkoi nga detyra si pedagoge në Fakultetin e Shkencave Sociale, departamenti i Filozofisë, kryetaren e Komisionit Institucional të Zgjedhjeve, Majlinda Ketën.
Duke u mbështetur në faktin se vendi, deri në datën 23 qershor, ka shpallur gjendjen e Jashtëzakonshme, sipas tij nuk mund të zhvillohen zgjedhjet në Universitet.
Arsyet e këtij vendimi, sipas Mynyr Konit lidhen me shkeljet flagrante të ligjit dhe mosrealizimit të urdhrave të tij përgjatë periudhës së pandemisë, Covid-19 që ka kryer KIZ-i.
Kryetarja e Komisionit Zgjedhor, Majlinda Keta e quan aktin e Konit të pavlefshëm pasi nuk mund të shkarkojë një institucion të pavarur, si dhe i vë në dukje se sipas Ligjit të Arsimit të Lartë zgjidhja e menjëhershme e kontratës së punës nuk është kompetencë e rektorit, por e Senatit Akademik sipas një procedure të caktuar.
Në këtë intervistë në Dita, zonja Keta sqaron gjithçka ka ndodhur këto ditë me zgjedhjet në Universitet dhe përplasjen me Rektorin Koni.
– Zonja Keta, para pak ditësh në media qarkulloi një shkresë e Komisionit Institucional të Zgjedhjeve, sipas të cilit Universiteti i Tiranës do të zhvillonte zgjedhjet. Për çfarë bëhen këto zgjedhje?
– Është Ministri, Urdhri i MASR -së ai që shpall përfshirjen në proces zgjedhor të universiteteve publike, është ai që përcakton periudhën 30 ditore zgjedhore dhe datën e zgjedhjeve. Këtë kompetencë nuk e ka asnjë rektor dhe as një KIZ. Këto zgjedhje, pas atyre të 20 prillit 2016, pra si vit menjëherë pas Ligjit të Arsimit të Lartë 80/2015, pwr të cilat funksionaliteti iu mundësua me Rregullore të Ministres për Zgjedhjet, po vijojnë si proces zgjedhor bazuar në Rregulloret e Zgjedhjeve të miratuara nga Senatet e çdo IAL. Pra, është hera e parë që personeli akademik, studentët, Senatet, autoritetet drejtuese, secili sipas përgjegjësive që përcaktojnë këto rregullore ndaj zgjedhjeve po tregojnë kapacitetin institucional për të ndërtuar një proces zgjedhor të lirë, larg presioneve të çdo lloji, të ndershme në referencë të Kushtetutës e Ligjit, transparente dhe të pranuara nga palët.
Komisioni Institucional i Zgjedhjeve të UT-s, Komisionet Zgjedhore të Fakulteteve janë institucione të pavarura, të zgjedhura nga Senatet që mision kanë vetëm procesin zgjedhor por të mbështetur dhe nga të tjerë autoritete drejtuese apo administrata. Unë, Majlinda, si Kryetare e KIZ të UT-së nuk kam shpallur as zgjedhjet as datat e procesit zgjedhor. Në ekip si KIZ ne kemi shpallur hapjen e procesit të aplikimeve për autoritetin drejtues “Dekan” dhe “Anëtar i Senatit Akademik” të UT-s. Kjo pas detyrimeve që rrjedhin për KIZ pas Urdhrit të Ministrit nr. 99, datë 26.03.2020 dhe shpalljes së tij në faqen zyrtare online nga Rektori i UT-së në datë 27.03.2020, dërguar ky gjithë njësive kryesore dhe nga këto të fundit tek personeli akademik.
Momentalisht ne vijojmë në procesin e aplikimeve, kemi Listë të shpallur për kandidatët për “Rektor” dhe “Anëtar i Senatit Akademik” nga personeli akademik, kemi një listë paraprake, në proces verifikimi, për kandidatët “Anëtar i Senatit Akademik” nga studentët sipas afateve të Urdhrit 99, tashmë i pohuar sërish nga Urdhri nr. 108, datë 09.05.2020, në pikën 2 të tij. Kemi një listë dinjitoze të konkurrentëve nga profesorati dhe intelektualë me zë publik dhe studentët e UT nga të gjitha fakultetet, tashmë të bërë publike. Senati vijon të diskutojë mbi ide dhe opsione të mundshme për proces aplikimesh në zbatim të Urdhrit nr.108 të Ministrit në pritje të shpalljes së datave nga ai. UT-ja funksionon në demokracinë e vet elektorale, tek procesi i kryer nga KIZ besuan konkurrentët në lista me aplikime të standardit më të lartë dhe të tjerë që do të mundësohen me ligj e rregullore.
Ndërkohë procesi i aplikimeve vijon edhe në njësitë kryesore të UT-së nën menaxhimin e KZF- ve. Kanë dalë edhe Vendime të tjera që shpallin konkurrentët për ‘Dekan” dhe “Përgjegjës i njësisë bazë” si psh nga Fakulteti i Histori Filologjisë, i Ekonomisë, Gjuhët e huaja. Priten të tjera. I vetmi që po dhunon procesin, që nuk iu përgjigj me detyrimet e tij 3 Urdhrave të Ministrit është Rektori Mynyr Koni i cili ka përshkallëzuar dhunën administrative dhe psikologjike mbi anëtarët e KIZ- it, KZF-ve në disa fakultete të UT-së. Vërtet mendon z.Koni se mund të nxjerrë jashtë binarëve demokracinë universitare? Si mundet të vijojë represionin e tij mbi ne, skuadrën elektorale KIZ dhe KZF, kur procesit të aplikimeve i besuan personalitete të shkencës dhe fjalës së lirë ndërsa pranuan garën dhe vijimin më tej të fushatës zgjedhore? Mes studentëve aplikantë ka studentë që kanë qenë flamurtarë të protestës studentore kundër autoritarizmit dhe meskinitetit universitar si dhe për demokracinë studentore, po këto nuk i konsideron z.Koni? Në fakultete janë shpallur konkurrentët që mendojnë e besojnë se duke kandiduar do t’i bëjnë më cilësore fakultetet e tyre.
UT-ja është gjenerator i mendimit dhe veprimit institucional për gjithë universitetet publike në vend, kështu do mbetet edhe në zgjedhjet në pritje të ditës zgjedhore.
-Rektori në ikje Koni e ka shoqëruar mandatin e tij me problematika të shumta. Në fillim ishte zgjedhja e tij e kontestuar, më pas ishte protesta e studentëve dhe më vonë shkarkimi nga ministrja duke u mbrojtur nga Presidenti. Si e gjykoni punën e tij katër vjeçare?
– Keni të drejtë, mandatin Z. Koni e mori pas Vendimit detyrues që po ky KIZ i imponoi kandidatit Koni pas një dorëheqje të paqartë në ditën kur e mendoi (e shtunë, pushim zyrtar i javës) e brendi shkrimi në ditë pushimi zyrtar, jo shumë orë para heshtjes zgjedhore. Rikthimi i tij në vijim të deyruar për konkurrim prej KIZ, praktikë kjo nga procedura ligjore nga KQZ, e veshur me petkun e “heroit” nga politika ndikuan dhe i dha shansin Konit që të mund të drejtonte 4 vjet UT-ës. Problematika e tij më e madhe nga e cila nuk u largua dot as në këto ditë të fundit është sjellja e tij arrogante, jokomunikuese, presionuese në shkresa dhe vendime absurde ndaj çdo autoriteti tjetër drejtues, me pushtete të ndara dhe të pavarura nga rektori duke filluar nga Ligji i AL, Statuti i UT-së, Rregullorja e zgjedhjeve pa harruar maninën e tij për të censuruar, centralizuar kontrollin shkresor përmes protokollit nën presion të tij për dokumente, shkresa të ardhura drejt këtyre autoriteteve e strukturave të mandatuara. Ai tashmë njihet publikisht për përplasje me dekanët, Bordin e Administrimit, Administratorin e UT-së, studentët dhe KIZ. Ai nuk po kupton edhe në këto ditë të fundit të pushtetit të tij që ai duhet të ishte Avokati Publik i çdo anëtari personeli akademik dhe studenti në UT për të drejtat dhe liritë e tij, ai duhet të ishte mbështetësi i gjithë strukturave elektorale në UT-së pa të cilat nuk funksionon demokracia universitare. Në 4 vite ai përfaqësoi zëhumburin kur protesta gjallonte dhe kërkonte avokati dhe kurajo intelektuale, ai mbeti bllokuesi i zgjedhjeve për strukturat përfaqësuese studentore në 4 vite pasi nuk ndan dot pushtetin me studentët, ai mbeti i pari i shtëpisë që i vjen zëri (jam e bindur me urdhër) pa pikë moraliteti ndërsa pështyn anëtarët e familjes së tij. Ai mbettë i fundit që në cilësinë e rektorit të universitetit më të madh në vend që të mund të prodhojë përplasje publikisht si ajo mes Presidentit tw Republikës me Ministrin e Arsimit.
Akademizmi duhet të jetë promotor i ndërmjetësimit për zgjidhje konfliktesh mes tyre, por jo të bëhet objekt subjekt i qëndrimeve të skajshme të institucioneve. Rasti Koni deri në ditët e fundit dëfton që zgjidhja e dhënë nuk ishte zgjidhëse për ngërçet institucionale në UT. Për mua politika, politizimi i qëndrimeve mbi problematikat në universitete vetëm shton degradimin institucional të tyre para syve të publikut taksapagues e në është i tillë shkon përtej këtij institucioni, lidhet me kombin, shtetbërjen. Kur kujtoj që në fushatën mars-prill 2016 ne si KIZ, KZF-të së bashku me kancelarët e dekanët e atëhershëm u angazhuam për gjithë natën që në oborret e fakulteteve të UT-së të hiqeshin fletushka me përmbajtje denigruese ndaj kandidatit Kon i (ishte cenim i standardeve të fushatës) dhe me mendje i listoj bëmat 4 vite të tij për disfunksionalizimin institucional dhe denigrues publikisht prestigjin e UT-së vë shumë dyshime mbi ngjarjen që e bëri atë “hero” që me siguri ndikoi në votën ndaj tij por dhe prapavijën e errët, antiinstitucionaliste që mbetët frymëzuese për të edhe në këto ditë të fundit si rektor. Kam bindjen se pranoi të merrte përsipër më shumë së ç’í mundësonte liria, kurajoja civile dhe intelektuale sikurse edhe mbështetja nga faktorë jashtë universitetit.
-Ndërkohë Mynyr Koni ju akuzon se, juve si komision ju ka mbaruar mandati. Cili është qëndrimi juaj? Madje ditën e mërkurë është publikuar edhe një vendim se Rektori Koni ju ka shkarkuar nga detyra. Si qëndron e vërteta?
– Vendimi i rektorit nr. 56, dt. 06.05.2020, është absolutisht i pavlefshëm dhe si pasojë nuk krijon asnjë efekt juridik. Për rrjedhojë, në bazë të ligjit nuk më lejohet ta njoh dhe ta zbatoj atë vendim. Kjo edhe për 4 pedagogët e tjerë të pushuar, anëtarë të KIZ. Në interpretim të nenit 108 dhe 109 të ligjit nr. 44/2015, " Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë", së pari, vendimi i tij vjen në kundërshtim të hapur dhe flagrant me nenin 68 të ligjit nr 80/2015 " Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë" Së dyti, ai nuk ka kompetencë, pasi ndërprerja e marrëdhënieve të punës mund të iniciohet vetëm nga drejtuesi i njësisë bazë, sipas nenit 68 të ligjit 80/2015. Dekani dhe drejtuesi i njësisë bazë është shprehur për refuzimin e zbatimit të këtij vendimi për mua si pedagoge në FSHS. Këtë refuzim e kanë bërë edhe 4 Dekanët për 4 anëtarët e tjerë të KIZ. Së treti, aktit i mungon procedura e përcaktuar për nxjerrjen e tij, si ajo e parashikuar në nenin 68 të ligjit nr. 80/2015 dhe nenin 76 të Statutit të UT-së. Ruajtja e integritetit të personelit akademik, por më shumë ruajtja e cilësisë së mësimdhënies në IAL-të publike kërkon që vendimmarrje të tilla të zënë fill vetëm në njësinë bazë, si njësi e specializuar e njohurive themelore që formojnë studentët, për këtë arsye neni 68 i ligjit nr. 80/2015 përcakton dhe garanton këtë parim.
Rektori i IAL-së nuk ka aftësitë e nevojshme për të përcaktuar performacën në detyrë të një eksperti, siç është personeli akademik në një fushë të caktuar. Veprimi fundor i rektorit të IAL-së, parashikuar në nenin 68 të ligjit nr. 80/2015 është vendosur pikërisht për të garantuar procedurën e drejtë që duhet të ndiqet në një situatë kaq ekstreme sikurse është masa disiplinore ndaj personelit akademik. Së fundmi, po ju bashkëngjis edhe qëndrimin nga Sindikata e Personelit Akademik Universitar (SPAU) në datën 7 maj 2020 që në pikën 3 të Deklaratës shprehet: “ 3.Sindikata e konsideron të padrejtë shkarkimin nga puna të pedagogëve në Universitetin e Tiranës, të cilët janë veçse përkohësisht edhe pjesë e Komisionit Institucional Zgjedhor. Me këtë vendim të dhënë në kundërshtim flagrant me Kodin e Punës së RSH, largohen nga mësimdhënia dhe kërkimi shkencor shtatë pedagogë, duke krijuar një atmosferë pasigurie kolektive para, gjatë dhe pas procesit zgjedhor. Ky veprim dëmton në mënyrë të pariparueshme imazhin e Universitetit të Tiranës si universiteti më i madh dhe më i vjetër në vend. Sindikata kërkon anulimin e vendimit të Rektorit dhe rikthimin në vendet e punës së pedagogëve të shkarkuar”.
-Ai u akuzon ju se nuk jeni treguar e kujdesshme për masat e CoVid-19, duke kërkuar të mbahen zgjedhjet në këtë periudhë. Cili është komenti juaj?
– Unë as kërkoj dhe as vendos si KIZ se kur do të mbahen zgjedhjet në universitetet publike, përfshirë edhe Universitetin e Tiranës pasi bëhen në një ditë të vetme në gjithë Republikën. Këtë s’e vendos as rektori Koni, të gjithë rektorët Urdhrin e Ministres e shpallin për universitetet e tyre që t’u bëhet me dije personelit akademik dhe studentëve. Asnjë organ elektoral, asnjë rektor nuk mund të shpallë ditë zgjedhjesh dhe as periudhën e fushatës zgjedhore, këtë atribut e ka vetëm Ministri i Arsimit. Është pikërisht kalimi në karantinë dhe gjithë VKM-të e qeverisë për situatën e krijuar në vend në prani të COVID 19 që e kanë detyruar Ministren e Arsimit të prodhojë 3 Urdhra për zgjedhjet në universitetet publike në përfundim të mandatit 4 vjeçar qysh nga 20 prilli 2020. Këto Urdhra të Ministrit janë qartësisht të reflektuara për sjelljen e institucioneve universitare. Zoti Koni në të fundit dhe shprehu mbështetjen e përzemërt për Ministren dhe masat e saj.
Edhe procesi i aplikimeve është dimensionuar më së shumti online ashtu siç funksionon edhe auditori universitar online, administrata online për dokumente të ndryshme sikurse ka procese dhe angazhime në fakultete, por edhe në rektorat që janë me prezencë fizike të punonjësve. KIZ zgjedhjen dhe sigurinë mjedisore e ka kërkuar me shkresë, e-mail drejtuar Administratorit të UT dhe vënë në dijeni dhe Senatin dhe z. Koni.
Anëtarët e KIZ dhe KZF gjatë procesit të aplikimeve kanë zbatuar çdo masë që ka përcaktuar shteti shqiptar, administratorët dhe dekanët në fakultete sikurse jo pak procese funksionojnë online. I kujtoj z. Konin që përpara se dalë me këto absurditete në media publike të ushtrojë detyrimin që ka si rektor që të ndërtojë komunikim me KIZ për bashkëpunimin për zgjedhjet, procesin e aplikimit dhe vijueshmëri të tjera. Le të marrë shembull anëtarët e senatit që jo vetëm komunikojnë me ne por dhe po pasurojnë me ide dhe praktika të ligjshme në kushtet ku jemi për të shkuar drejt datës së zgjedhjeve. Senati debaton për atë çka KIZ ka mundësuar deri më tash, por dhe çfarë mund të bëjë përkundrejt datës që presim nga ministrja për administrimin e procesit të aplikimeve dhe zgjedhor në UT. Jashtë këtij debati është vetëm rektori Koni.
-Po ju pse vijuat angazhimin tuaj si KIZ dhe për më tepër keni marrë përgjegjësitë për Urdhrin e dytë të Ministres? Rektori pretendon se Vendimet tuaja për shpalljen e procesit të aplikimit të kandidatëve për rektor dhe anëtar i senatit akademik janë nul pasi ju nuk keni mandat?
– Ky është një organ i cili zgjidhet nga Senati Akademik i UT-së. Mbi këtë institucion rektori nuk ka asnjë kompetencë. KIZ sipas nenit 6 dhe 26 të Rregullores nr. 2459/1 prot., datë 15.3.2016, të Ministres së Arsimit dhe Sporteve “Për organizimin e zgjedhjeve të para për Autoritetet dhe Organet Drejtuese në Institucionet Publike të Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë”, u zgjodh për një mandat 4 vjeçar me Vendimin nr. 8, datë 21.3.2016 “Mbi miratimin e Komisionit Institucional të Zgjedhjeve të Universitetit të Tiranës (KIZ)”, të Senatit Akademik të UT-së. Sipas nenit 24 të Rregullores “Për organizimin e zgjedhjeve për autoritetet dhe Senatin Akademik në Universitetin e Tiranës”, të miratuar me vendimin nr. 5, datë 10.2.2020, është ruajtur mandati 4 vjeçar i KIZ. Sipas nenit 6 të Rregullores së sipërcituar zgjedhja e anëtarëve të KIZ është detyrë dhe përgjegjësi e Senatit Akademik të UT-së. Konstatimi i mbarimit të mandatit të anëtarëve të KIZ në përfundim të afatit 4 vjeçar është gjithashtu përgjegjësi dhe kompetencë vetëm e Senatit Akademik të UT-së dhe jo e rektorit personalisht. Kompetencat e rektorit janë të përcaktuara në mënyrë shteruese në ligjin nr 80/2015 dhe në Statutin e UT-së. Ato qartazi nuk parashikojnë asnjë kompetencë të rektorit mbi anëtarët e KIZ. Detyra ime si Kryetare e KIZ UT do të vazhdojë derisa Senati Akademik i UT-së të shprehet me vendim mbi mbarimin e mandatit tim dhe të skuadrës time, sikurse edhe i kam kërkuar rektorit në shkresën nr. 7 Prot., datë 19.2.2020.
Zoti Koni duhet të përgjigjet para Senatit përse në cilësinë e Kryetarit të Senatit nuk ka përmbushur detyrimet përkundrejt 2 Urdhrave të Ministres për zgjedhjet në universitete. Në mbi 3 mbledhje të Senatit, pas Urdhrit të parë të Ministres në 14.01.2020 është ai përgjegjësi që nuk e ka bërë pjesë të agjendës së Senatit. Me këto veprime ai është qartazi bllokuesi i këtij procesi zgjedhor por jo vetëm me qëllim cenimin e zgjedhjeve por pikë së pari të dinjitetit dhe prestigjit publik të UT-ës.
Ligji dhe Rregullorja njeh vetëm Komisionin e Apelit Zgjedhor si institucion që shprehet definitivisht për ligjshmërinë e vendimeve të KIZ. Rektori Koni atje nuk ka çuar asnjë vendim tonin ndërkohë që në KA kanë shkuar çështje të tjera që KA e ka lënë në vend , të pacenuar vendimin e KIZ. Ne nuk kemi patur 4 vjet asnjë deklarim nga personeli akademik apo student për cenim të standardeve të zgjedhjeve në UT.
Unë ndjehem krenare që jam pjesë e skuadrës së madhe të komisioneve zgjedhore, pedagogë dhe studentë anëtarë të tyre, që në 4 vite i ka dhuruar UT-së një histori demokracie funksionale elektorale. I jam mirënjohës secilit prej tyre për dinjitetin se si i kanë tejkaluar bllokimet dhe presionet e ardhura nga rektori. Uroj që të jemi bashkë edhe në këtë të fundit të prodhuar fund e krye prej tij.
-Pas këtij debati ministria vendosi që ta shtyjë pa afat procesin zgjedhor. Si e komentoni këtë vendim?
Ushtron të drejtën dhe detyrën e vet pasi zotëron gjithë informacionin mbi sigurinë Anticovid 19 në universitete, zotëron me gatishmërinë e strukturave zgjedhore, proceseve aplikuese qysh nga detyrimet e Urdhrit të janarit. E vetmja këshillë që do t’i jepja është që procesit i ka munguar tryeza e Ministrit me Komisionet Institucionale Zgjedhore pasi fokusimi vetëm tek rektorët ndërsa disa prej tyre kërkojnë mandat të dytë ose kanë qenë bllokues të proceseve të lira, demokratike institucionale në universitete dhe që kanë sjellë përplasje institucionesh janë në konflikt me standardet e zgjedhjeve edhe në rrafsh personal.
-Kur mund të zhvillohet procesi zgjedhor?
– Proceset aplikuese dhe parapërgatitore janë të mbyllura ose në vijim në të gjitha universitetet publike në vend, datat për fushatën zgjedhore dhe ditën e zgjedhjeve e vendoset vetëm Ministri i Arsimit.
-Po shohim se ka nisur shpallja e kandidatëve për dekan dhe drejtues njësie bazë në fakultetet e UT dhe kandidatë janë dhe shumë profesor që kanë qenë përfaqësues të opozitës apo dhe parlamentit. A nuk është duke u kryer një proces i paligjshëm?
– Universiteti ka detyrimin që ta furnizojë politikën me intelektualizëm dhe personalitete publike. UT-ës është me fat që i ka këto potenciale që pikë së pari janë nderi i akademizmit në fushat që mbulojnë, më pas edhe kontributorë apo të ftuar nga partitë politike në vend. Kjo e bën edhe më cilësor ligjbërjen dhe vendimmarrjen universitare. Nga lista vërehet edhe një transfuzion me të rinj relativisht në akademizëm që të alternuar me të parët do të sjellim më shumë institucionalizim dhe protagonizëm intelektual në jetën e vendit por dhe shumë më gjerë. Ka një skuadër të mrekullueshme të zonjave, të spikatura në akademizëm dhe jetë publike të cilave ju uroj të jenë kontributore të mirëqeverisjes UT-ës 2020-2024. Studentët që do të jenë gjithashtu anëtarë senati uroj që ta shfrytëzojnë këtë shkollë të demokracisë elektorale që po prodhon procesi zgjedhor në UT-ës edhe në kushte të karantinimit tashmë më të liberalizuar.
Kjo femer, pedagoge e nivelit nen mesatar, nuk ka fytyre te merret me zgjedhjet e reja ne UT, sepse eshte 100% Metiste. Deri para 1-dekade ishte Nanoiste e flakte dhe perfituese e jo pak tenderave ne Shkollat e Mesme kur zonja Majlinda drejtonte Drejtorine e Aresimit te tiranes. Kush e njeh nga afer e ka ndeshur te flasi per Shefin e vellait, Presidentin e Shqiperise Ilir Meten. Prandaj kjo Majlinda Shaqiri-Keta nuk duhet aspak te jete ne pozicion pune apo kontrolli ne keto zgjedhje, dhe as Pedagoge ne Arsimin e Larte, por te kthehet ne ate te Mesem se aty e meriton per nivelin qe ka.
Po si nuk u lodhe moj Majlinda, edhe tani qe u plake nuk tu mbyll goja. Sa e pedhtire je bere.
Bravo Zysh Majlinda
Mynyr Koni nuk eshte dhe nuk ka qene ndonjehere i denje per UT
Bravo Majlinda. Mynyri nuk ka qene asnjehere i denje per UT
O Majlinde, po pse nuk thua qe mandati jot si KIZ i vjeter ka mbaruar me 20 Priil.A u zgjodh KIZ i ri .? C’pune ke ti me zgjedhjet e reja?Po na permend ligjin 80/2015.Po ligji thote qe kur ministria shpall diten e zgjedhjeve , brenda tre ditesh senati zgjedh KIZ -e ri.A beri Senati juaj kete? Ne se po ju u zgjodhet kryetare.Pra Keta, ji konseguente ne ato qe publikon se je gjoja dhe pedagoge.
Majlinda po na mbron te gjithe ne pedagoget e UT. I jemi mirenjohes te gjithe ne qe jemi pjes e UT.
Mynyri eshte i korruptuar
Une jam student i deges Biologji, Fakulteti i Shkencave te Natyres. Ketu te gjithe pedagoget e shajne Mynyrin dhe pershperisin qe ai i kercenon, i shantazhon. Ne nuk duam nje Rektor qe sillet keshtu me pedagoget dhe studentet
Majlinda po behet heroine e UT sepse po i del perballe presioneve te papara nga Mynyri. Ai duhet zhdukur nje ore e me pare, sepse eshte i lidhur me privatet. Duan ta shkaterrojne universitetin publik pak e nga pak. Hapni syte o njerez! Mynyri po vjedh familjet shqiptare duke ua drejtuar femijet tek univ.private
Mynyri eshte me i keq se coronavirusi, se ka 4 vjet qe e gerryen nga brenda UT.
Ne studenter e perkrahim zysh Majlinden. Ajo na ben te gjitheve krenar me qendrimin e saj kunder paligjshmerive, keshtu na jep dhe neve motivim
Faleminderit qe po e mbron Universitetin e Tiranes me cdo kusht Majlinda.
E gjithe UT eshte me ty, mos u tremb nga zuzaret. Ti je me te drejten
Mynyri nuk iu pergjigj letres se KIZ per te bere nje KIZ te ri, sepse i dukej nje alibi per te justifikuar humbjen marramendese qe do kete ne keto zgjedhje. Nga 800 pedagoge , as 50 nuk ka pro vetes
Me respekt, nje i pedagog i FShN
Bemeni mua Rektor te UT dhe do ta rendis te parin per KCK, qe te mos kete OFL ta marre ne dorezim. Do shkelqej UT sic shkelqen nga ? UPT. Vec nje kerkes kam: Stelen e du me vete te me vulose letrat.