Çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare vazhdon të mbetet në nivelet më të ulëta historike duke u shitur me 26 dollarë për fuçi.
Sipas të dhënave të tregjeve financiare ndërkombëtare, një fuçi sot u tregtua me 25.9 Dollarë, rreth 0.5% më shumë se një ditë më parë, por prej dy muajsh çmimi i kësaj lënde nuk ka patur tendencë rritëse më të lartë se 30 Dollarë për fuçi, duke reflektuar uljen e ndjeshme të kërkesës për këtë lëndë për shkak të masave bllokuese të marra nga pandemia Covid-19.
Çmimi mesatar i 1 litri naftë në rang global që tregtohet në tregun e pakicës ka arritur në 0.91 Dollarë, ndërsa në shumë vende të botës, çmimi i kësaj lënde në pikat e karburanteve është përgjysmuar.
Në Venezuelë një litër kushton 0 Dollarë, çka do të thotë që në kushtet e uljes së çmimit në bursa, qytetarët e marrin falas, ndërsa në shumë shtete të rajonit 1 litër karburant kushton nga 90 cent në 1.1 Dollarë.
Në Shqipëri çmimi i naftës vijon të mbetet i pandryshuar, prej më shumë se 3 javësh duke u shitur mesatarisht me 158 lekë/litër, edhe pse në fund të Prillit çmimet e kësaj lëndë për kuotat e Majit dhe Qershorit shkuan në vlera negative, deri në minus 37 Dollarë për fuçi.
Kjo qasje e tregjeve për çmime të ulëta të naftës parashikon për ekspertët se lënda do të vazhdojë të mbetet në vlera të ulëta deri në fund të Qershorit, kur pritet edhe një liberalizim i masave ndaj pandemisë.
Shoqata e Hidrokarbureve është shprehur se çmimi i 1 litri naftë në Shqipëri mund të përballojë një ulje deri në nivelin e 130 Lekëve për litër, por kjo nuk ka ndodhur ende, ndërsa vendi ynë renditet në vend të tretë për çmimin më të lartë të kësaj lënde në tregun e pakicës.
Bravo qeveria-sa bukur i rrjep qytetaret e vet,duke ndihmuar oligarket e vet si “Kastrati” e co.
Sa te kemi oligarke te llojit Kastrati, Alpet-gruaja e pronarot Drejtoreshe tatimesh, Elda, Gega, Bolv Oil harrojini uljet e karburanteve…Ka fiksim te cmimeve..nga keto kompani me bekimin e qeverise qe eshte vene ne funksion te tyre..
KY ESHTE TURPI ME I MADH I KESAJ QEVERIE….
e ka ne Albpetrol naften dhe eshte regullator shume i mire per ekonomine dhe shtetin , por shteti ka strategji te shesi kompanine dhe po e con drejt falimentit duke perfituar edhe nga kushtet . Kushtet dhe drejtoresha e Rames ,Eriola Muka, qe e vodhi Albpetrolin dhe e la me minus jane nje nga arritjet e kryeministrit tone. Nuk e di per ke punon kryeministri per oligarket apo per shqiptaret e thjeshte. Madje drejtoreshat e Albpetrolit para se te iknin ben tendera me vlera marramendese sa populli i thjeshte nuk e imagjinon dot shifrat dhe rrogat e tyre ne kushte emegjence arriten 290000 leke plus dhe onorare te tjera dhe shpenzime per nafte kur dihet qe asnje nuk levizte nga shtepia .
epo jane cupa blloku ato jane mesuar me shume leke ,prandaj kane thene – o e ndyejme doren tamam o nuk e ndyejme fare. Beri adetin e rradhes cupa dhe iku , por la ato te tjerat pas qe po bredhin neper prokurori dhe ai i mban aty neper zyra akoma pa pike turpi . Por si nuk ka nje kriter perzgjedhes xhanem per tu bere drejtor apo per tu zhvilluar ne karriere. Ka kriter karriere ky kryeministri apo jo para se ti emeroje apo riemeroje zyrtaret ?, Ka kriter suksesi apo jo .? Dhe rrogat e a dministrates apo nepunesave jane 26000 leke page lufte , se ne lufte ishim ne ne fakt perdite nepunesit , ato cupat e tiranes ishin neper shtepi dhe jepnin urdhera nga shtepite.Ejjjjjjjjjjjjjj o Albpetrol , o zoti Rama , o zoti Brace , duam rrogat e plota ne sa na takon se nuk ke te drejte te na i mbash as 1lek e jo me te na japesh page lufte se kemi qen ne pune perdite dhe shkojme perdite . Ne nuk mund te mbajme kostot ne kurriz te njerzve qe vine vjedhin, e ikin me ngritje ne detyre perseri sepse kete nje Albperol i gjith e di ,por nuk behemi as kurbani i rradhes i drejtorit tend te rradhes .
Qeveria rrjep dhe Albpetrolin , jep page lufte , se leket i mori Erjola Muka bashke me cupat e bllokut qe erdhen nga Tirana me tenderta qe bene dhe dhizmat e tjera.