Targa 11 11

13 Maj 2020, 16:44Politika TEMA

Nga Frrok Çupi

Makina u ndez sapo ranë dy pika shi. Deri atë sekondë, nga dyert e hapura po dilte një muzikë e tmerrshme dasmash, në kupë të qiellit. Dikush iu kërkoi me përulje ‘a mund ta ulni pak, o vëllezër’ dhe ata u treguan ‘të mirë’. Më dëgjuan mua që ulërita me zë të ulët ‘o zot, se na çmenden’ dhe ata u ngrefën prapë: ‘… Ngrijë muzikën, ngrijë!’- urdhëroi njëri. Mund të shkonte edhe më keq, por mes tyre u ndodh një grua e shëndetshme dhe e veshur në shkëlqim, e cila ua ktheu dorën…

Makina Mercedes- Benz, luksoze, e madhe  dhe e viteve të fundit, me targa AB 11 11 AA, mori rrugën teposhtë Dajtit, nëpër atë pak shi. Megjithëse targa 11 11 më jep përjetësisht ndjenjën e neverisë dhe të pamëshirës, prapë mu bë sikur mjeti i fuqishëm, ardhur nga Gjermania, kushedi sa ka hungëritur për t’u ngjitur deri në malin e  Dajtit. Ishte kjo e diela e kaluar; disa grupe familjarësh me fëmijët kishin gjetur nga një copë lëndinëz për t’i shpëtuar makthit të izolimit në Tiranë. Muzika e dasmës që bubullonte nga dyert e makinës na bëri të urrejmë edhe malin, edhe vetë Zotin që ndoshta ndodhet mbi mal. Thanë pastaj se ishte makinë e Prokurorisë së Përgjithshme, por këtë as e mohoj as e pohoj dot, mund të jetë pasaktësia e rrallë apo e vetme e shënimeve të mija publike.

Targa ‘11 11’ iu përket gjithmonë njerëzve të dhunës, shtetit vulgar, vetë djallit: O të fortëve në shtet, o të fortëve në mafie, o të fortëve në idiotësi. Nëse do të kujdeseni për jetën, largohuni nga makinat me targë ‘11 11’. Ky vend ku jetojmë nuk ka hapësira të lejuara e as të ndaluara. Edhe të fortët, edhe kriminelët, edhe idiotët, kanë të drejtën e tyre. Por kur secilit i lejohet të hyjë në fushën e secilit, atëherë pse të themi se ‘jemi njerëz’, aq më pak njerëz të lirë…

Kam një jetë që nuk pajtohem me ‘njeriun Numër’, sidomos kur ky është ‘Njëshi’. Diktatura komuniste e kishte kthyer njeriun në numër, por së prapthi; që nga i burgosuri politik deri te anëtari i Byrosë- secili ishte thjesht numër. Demokracia nuk bëri asgjë, veçse bëri të njëjtën gjë dhe e pajisi ‘Njëshin’ me armë të forta… Kjo kohë fundore izolimi prej ‘murtajës’, kjo kohë më bën të mendohem ‘nga çfarë izolohemi?’. Luajmë teatrin absurd; izolohemi nga ‘i padukshmi’, ndërsa lirinë na e merr ai i identifikuari,  ‘njeriu numër’ që vdes të tregohet se është ‘Njëshi’. Në vend që Njëshi të jetë numri më i vogël e më i pa vlerë. ‘Njëshi zero e fyell/ Njëshi send i kotë’, shkruante Majakovski.

Kam një jetë që protestoj, me vete dhe në publik, kundër ‘Numrit të dhunshëm’. Shteti ‘demokratik’ i ka pajisur qindra njerëz me numra ‘njëshi’; dhe kjo duket se ose u bën lëshime të fortëve, ose i lëshon të fortët në shesh e në park si shëmbëlltyrë të shtetit. Shteti i shet shtrenjtë targat e dhunës: 11 11, 66 66, 99, 99, etj… Në kampet naziste ku digjeshin njerëz, secili kishte një numër, por pa ndonjë rëndësi- njësoj si në komunizëm.

Kjo ka ndodhur.

Ka qenë viti 1996; edhe atëherë- me numrin ‘1’. Makina e madhe Mercedes- Benz, makina më luksoze e Shqipërisë- në radhë pas makinës së Enver Hoxhës- na kaloi te këmbët në krye të ‘Rrugës së Dibrës’ dhe gati na hodhi përtej. Ç’të bënim? Pashë vetëm targën, u nisa për në redaksinë e gazetës dhe shkrova shkrimin ‘Gangsteri 001’. Shkrimi u duk sikur shembi ‘Demokracinë’. Presidenti i Republikës që ishte bërë gati të binte, e kishte mbledhur tërë forcën te numri ‘001’. Shteti ra, por megjithatë asgjë nuk ndryshoi; pas një viti shteti dogji gazetën  ‘KJ’ ku u botua shkrimi, dhe asgjë tjetër.

Numri ‘fatal’ e ka ndjekur shtetin demokratik. Edhe kur nuk është, numri shpiket si aksesor dhune. Ka dy muaj që politika, mes dy krahëve grindet mbi numrin e të vdekurve nga virusi; njëri numër është i dukshëm, numri më i madh është i dëshiruar. Numërimi i vdekjes bëhet për të dominuar të gjallët për t’u marrë pushtet. Prapë njeriu- numër edhe në hijen e vdekjes. Vetë kryetari i PD, opozitë, grah makinën Mercedes- Benz me targë AA 11 11 EN. Kushedi pse i duhet, për t’u fshehur apo për t’u dalluar?!

Nganjëherë këta adhurues të ‘numrit të frikshëm’ më duken si rrospia që zbresin në qytet dhe nuk kanë çfarë ‘shesin’ tjetër veç numrit. Nganjëherë më duket e frikshme, si në kartelet e drogës në Meksikë e Kolumbi: Bossi vjen e viziton parcelat e prodhimit të ‘mallit’, por nuk mund ta njohin të gjithë skllevërit. Atëherë nxjerr armën dhe vret katër a pesë; të tjerët e mbajnë mend për herën tjetër. Nuk ka shumë ndryshim nga numri. Targa ‘11 11’ e politikanit vjen te njerëz që tremben prej targës, por nuk njohin njeriun që do t’u bëhet “bossi’.

Por jam çuditur, pse ndodh këtu te ne?! Ne jemi një komb evropian dhe në kufi të Evropës politike. Atje (dmth., shumë afër nesh)  është turp të mbash ‘targa’ speciale, të të shkëlqejë kostumi, të ulërish mes fëmijëve e familjarëve, të ndotësh në mal, të rrosh në vila me paratë e popullit, të gjuash me armë mes karteleve të krimit…

Ku po shkojmë me këta ‘numra’? Duket sikur kushedi çfarë,  por po shkojmë në dështim.

veritas.com.al

21 komente në “Targa 11 11”

    1. Mani says:

      Use besoj se prapa metja.na Ka sjedhje ne ket dite 5 00 vjet nene pushtim osmane pa shkolla pa rruge pa zvidhim dhe shume prje nesh ndryshum fen disa me shpate ne fyt ose je deturua me lane shpie toke e me marre malet ose me ike ne itali pastaje errdhi komunizmi 50 vjet dhune barbare mes njeri tjetrit passtaj errdhi demek demokraci por ishin disa komunista te qelbur te demaskume si demokrat por me demokraci nuk kisha asnje dhillje prandaj jemi ku jemi une mendoj se na duhet shume koh per tu bere popollu evropjane

  1. shqip says:

    Kam frike se shqiptari ka lindur me “1”. Në çdo aspekt të jetës këtu, gjithnjë ka nje 1 që do zërë trituarin. Në lagje, ka edhe lagja ose pallati një 1. Janë ata të zhurmshit, që ngrenë muzikën kur do qejfi. Janë ata që kalojnë me motorra si zhurmë taku. Dhe demostrimet i bëjnë kryesisht kur ti fle, ne drekë, më shumë edhe në darkë. 1 është kudo . Është i veshur edhe si polic. Kur me një gjuhë aspak shqipe , bën të pamundurën ti shtojë hallet dhe lodhjen, deri sa të nxjerrë diçka për xhepin e tij. Është e vërtetë kjo që thotë Çupi . Gjithnjë me targat sidomos, 1shi ka qenë dhe është personifikimi i pushtetit , i të fortit. Me dhimbje e them ! Po kam bindjen as mbas tre brezash 1shi nuk do njesohet me numrat e tjerë . Flas për mentalitetin Shqiptar.

  2. Nardi says:

    Nuk ka targe AB 1111 AA, Frrok.
    Duhet te jete AB 111 AA , Frrok.
    Dhe kjo tregon se nuk je i fiksuar dhe nuk ju kushton rendesi targave.
    Targat 111, 555, 777, 888, 999, 007, respektohen Frrok.
    Keto targa jane te privilegjuara Frrok. Ndersa targat e tjera, nuk guxojne te dalin nga garazhet, keto sot i gjen ne plazhe, ne vende turistike, para restoranteve e rezorteve luksoze.
    Por jane dhe te injoruara. Policet vecanerisht i injorojne. Ata bejne sikur nuk i shohin kur kalojne para tyre. E kthejne koken matane Frrok.
    Nuk duan te kene pune me to.
    Por keshillen, Mos rri prane makinave me targavte tilla, duhet ta japesh me me pak ngurim Frrok.
    Thirr me ze te larte! – Njerez, ne se e doni jeten, mos rrini prane makinave me targa 111, 777, 007!
    – Sepse – B U U U M – Ato mund ta kene me telekomande Frrok. Larje hesapesh.
    Une kur udhetoj me makinen time nuk rri kurre pas tyre. Nese arrij. Ato ecin shpejt Frrok.
    Por sidoqofte une nuk rri pas tyre. Sepse B U U U M…… Dhe vajza e bukur qe udheton me tipin me zinxhira ne qafe e ne duar. . .

    1. Revizori says:

      O Nardi, more djalë.
      Shumë dakord me ato qe thua per njeshat, por me Frrokun çfare ke?
      Kur lexon komentin tënd duket sikur e ke inatin me njëshat, por nuk ta mban, dhe i bie Frrokut.
      Ke shkruar nje koment te drejte, por në mënyren e gabuar.
      Njëshat nuk mund t’i perballojme ne si individë, sepse ata nuk kane moral, as burreri. Nuk Jane njesha se janë trima, por Jane pa parime morale. Sepse ne fakt Jane burracakër. Po t’u dalesh perballë, dhe e shohin që nuk te hane dot, nxjerrin pistoletën. Ne qofte se edhe ti ke armë, dhe ve shohin që nuk.ke frikë, zbythen si legenër, por nuk e lene me aq. Shkojne mbledhin dreqin dhe te birin, armatosen me tritol, dhe fshehurazi ose te vrasin ty, ose demtojne familjen tende. Pra jane burracakër.
      Si rrjedhoje, historikisht, me kete lloj shtrese eshte marre shteti dhe ligji. Jo vetem ne Shqiperi, por kudo, dhe me qindra vjet. Atje ku nuk ka shtet, e bejne ligjin burracaket qe behen bashke me nje bande dhe terrorizojne te tjeret.
      Shteti qe ndertoi Saliu ishte shtet i bandave, dhe i njeshave. Duhet te jesh idiot qe te aspirosh per kthimin e “shtetit te Saliut”. Kjo vlen njesoj edhe per shtetin e Enverit, per aresye te tjera.
      Por problemi eshte diku tjetër. Enveri vdiq dhe shteti i tij vdiq me të.
      Edhe Saliu eshte nje kufome e pavarrosur qe po qelb dynjane. Vetem analfabetet, idiotet, dhe kriminelet Jane pjese e turmave te Saliut.
      Problemi eshte se Edi Rama premtoi shtet. Ky premtim akoma nuk eshte mbajtur. Njerezit e duan shtetin ligjor, dhe do ja falin Ramës budallalleqet dhe gabimet, apo edhe fajet.
      Por mosberjen e shtetit ligjor, mosdënimin e fajtorëve te krimeve monstruoze, njerezit nuk do ja falin. Uroj qe Rama te na japë mundesine që ta falim, se sa te na detyroje ta denojme, sepse ne rastin e dytë do kemi humbur edhe ne. Turmat kokeboshe te Saliut nuk e kuptojne kete gjë. As Lolo Basha nuk e kupton se ku qendron thembra e Akilit për Ramën. Sepse eshte edhe si idiot. Po e kuptoi, eshte hapi i pare kryesor i PD-se, por me pare duhet te reformohet dhe te shkeputet nga kufoma e Saliut, sepse po e merr me vete ne varr.
      Ne te dyja rastet ne fitojme: ose Rama bën shtet, ose PD-ja reformohet dhe bën shtet.
      Pyetja eshte cila nga te dyja ka mundesi më tepër. Pergjigjja dihet, por problemi eshte nëse e dine pergjigjen shumica e njerezve, dhe Jo shumica e komentuesve ketu.

    2. AA says:

      Nuk ka as targe qe fillon me AB!

      1. Hako says:

        O mik, duket qe nuk e ke kuptu fare,por fare ama, domethenien e artikullit.

  3. Pyka says:

    Z.Frrok,analizë e shkëlqyer e mentalitetit otoman të njeriut shqiptarë që punon në administratë…në institucion,….këta ,njërzit normal dhe me edukatë.,i quajnë të dobët!!Këta qelbësira vuajnë nfa bajraktarizmi dhe agallëku!!Flm..Frrok për këtë shkrim dhe analizë të shkelqyer!!

  4. Dajti says:

    Kete kulture politike e futi ne Shqiperi njeriu i shpellave Saliq Qeni,e keqja jone eshte se kete kriminel akoma nuk e kemi cuar para drejtesise.

  5. ZIGUR QARRI says:

    Dam dumi “TATA”, me targe AA 222 ZG, i perket Zigur Qarrit.

  6. Lida says:

    111 e kishte dhe bankieri santo kur….

  7. luzati says:

    jane shtuar shume imbecilat ne kete vend…

  8. ben says:

    Te tilla gjera ndodhin jo vetem ne Shqiperi zoti Frrok. I kemi edhe ketu ne Kanada apo SHBA ca “cuba” qe i kane qejf targat me numra te tille. Jane kryesisht individe me inferioritet mendor qe me numra te tille kerkojne te mbulojne paditurite dhe injorancen e tyre. Ne fakt, duke u perpjekur te duken si “elite” keta hajvane me zile ngjallin tek njerezit normale neveri dhe nenqeshje ironike.
    “Vec kalliri i grurit bosh e mban koken perpjete – thote populli i mencur shqiptar, – ai qe eshte plot e mban koken poshte.

  9. LULI I VOCERR says:

    Frroku i shkrete po i ben hyzmet “KOCKES SE RRADHES “

    1. BUJARI JU DEGJON says:

      Ne vend te shijosh bukurine e ketij “kompozimi” krijuar me finese nga i nderuari Frrok Cupi,ti o Lul i vocerr me germa te medha,por me koken bosh,perpiqesh te felliqesh blogun e komenteve… Turp!!!…

  10. Jimi says:

    Pse thua qe Froku nuk e di sakte renditjen e numrave te tergave?

  11. RROFTÈ HASHIM THAÇI ?????? says:

    SUPER FRROK ÇUPI !! Dora e ARTË e FRROK ÇUPIT bën vetëm SHKRIME BRILANTE dhe FANTASTIKE!! RESPEKTE RESPEKTE i DASHUR FRROK ÇUPI

  12. Juliani says:

    Eshte e vertete qe te fortet per policine, identifikohen me tipin e makines dhe targes. Ka nga ato qe identifikohen si derra dhe me emer, prsh, Flamur Ndoka s’ka targa por ka nivelin kulturor sa nji provincial ku kostumin e vesh me sandale. Ky, flamuri krijon apostafat duke provokuar me thyerje te ligjit punonjesit e policise, sepse ajo mut drejtesie, akoma tek ne bazohet tek targat dhe se ka qene ish, ish, ish, nje ish mut muti qe duhet te thyeje koken para ligjeve.

  13. Pensionist ne karantine says:

    Po targat “e zgjedhura”kush i jep?
    Ka qene shteti sic edhe sot qe è ben damkosje.
    Per mua kjo edite damke.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje