REPLIKAT/ Gjuzi: Dua procesverbalin, mos e bëj si në komunizëm. Ruçi: S'kishte elektronikë atëherë

14 Maj 2020, 10:25Politika TEMA

Nis me humor seanca e radhës në Kuvendin e Shqipërisë, Gjuzi: Dua procesverbalin, mos e bëj si në komunizëm. Ruçi: S’kishte elektronikë atëherë…

Ka nisur edhe sot seanca e radhës në Kuvendin e Shqipërisë, ku nuk kanë munguar edhe replikat mes kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi dhe deputetit Kujtim Gjuzi.

Edhe në ditën e sotme deputetët janë pajisur me maska dhe doreza mbrojtëse, ndërsa në hyrje të Kuvendit iu është matur edhe temperatura.

Gjatë fjalës së tij, deputeti Gjuzi i kërkoi kryetarit të Kuvendit që të kishte fizikisht procesverbalin, ashtu siç kishte fletën e votimit.

Por kërkesa e tij nuk është marrë parasysh nga Ruç, i cili i ka thënë deputetit se do t’ia mbyllte mikrofonin.

Gjuzi i thotë Ruçit se po e bën si në komunizëm, por kreu i Kuvendit ia kthen duke i thënë se atëherë nuk kishte elektronikë.

Replikat:

Gjuzi: Dua procesverbalin fizikisht sic është fleta e votimit

Ruçi: Do ta mbyll mikrofonin

Gjuzi:  Nëse do që ta bësh si në komunizëm, bëje.

Ruçi: Në komunziëm s’kishte elektronike, kishte kështu siç thua ti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje