Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, e përjashton në mënyrë kategorike një aleancë të mundshme me Partinë Socialiste. Në emisionin “Në fokus”, në TemA TV, Vasili tha se mundësitë për një aleancë të tillë janë zero.
“Nuk ka aleancë me PS. Ka zero mundësi dhe nuk do të ndodhë kurrë. Nuk mund ta imagjinojmë një aleancë me një narkoparti dhe një narkoqeveri.
Mund të gjejë ndonjë aleat dylekësh. LSI është ndarë për çështje parimore. LSI ka luftuar për kauza të mëdha, ka bërë edhe greva urie”, tha Vasili.
Sa i takon Teatrit Kombëtar dhe mbështetjes së opozitës për të, i pyetur rreth deklaratës së kryebashkiakut Veliaj, i cili së fundmi është shprehur se opozita do ta braktisë kauzën siç bëri me atë të Unazës së Re, Vasili tha se kjo nuk do të ndodhë.
“Mos ju referoni një sharlatani dhe një hajduti. Bëni gabim që u jepni jehonë deklaratave të një maskarai të korruptuar. Unë kam qenë në sheshin e Teatrit, sërish do të jem atje, ju pres edhe ju të medias.
Nuk është i opozitës Teatri është i gjithë qytetarëve të Shqipërisë. Këta do të ikin nga pushteti, por kur prishet një monument është e vështirë ta ngremë nga e para”, tha ai.
E kush ju ve ne numer juve “5 lekeshat” LSI-ta.. .ju “hajdutet simbiotike te politikes”, per per aleanca zgjedhore. Harro mushke Valarene…Se mos ke ndonje pune tjeter ti..me te vertete je i kudondodhur se jeni parazitet qe doni te perfitoni kudo…
po cfare aleance leshi do beje Edi Rama me ty o Tit shkollshumi, po pati nevoje Edi Rama per aleance me cizmeparticken e Nafije dybekut te leshitlikes e ka mare lumi,,,,
po ku pirdhni ju te LSI per parime mo kokerr legeni. ju jeni vetem per pazare
Nuk i u dolen pazaret more hajdut, se lesh e lija vtem paare e vjedhje di te beje mire, per te tjerat as nuk e vrisni fare mendjen, por me sa duket ato kohe tashme po kalojne dhe nuk mbetet gje per ju.
Vasua me LSI- ne e tije nje parim kane: te vjedhin sa me shume, me bllok e pa bllok. Dhe kete parim ata nuk e negociojne kurre.