Deputeti Alimadhi tregon betejën me koronavirusin: Ishte si të jetoje mes të vdekurve

15 Maj 2020, 10:50Sociale TEMA

Deputeti Adriatik Alimadhi, i cili ka lënë spitalin dje pas 49 ditësh luftë me koronavirusin ka folur në një lidhje me News24 duke rrëfyer gjithë përjetimet e tij përgjatë gati dy muajve.

Alimadhi tha se kushtet në Spitalin Infektiv ishin të vështira dhe se ky spital nuk i plotëson kushtet për spital COVID por nga ana tjetër vlerësoi punën e mjekëve.

Ai tha se do të vijojë të mbajë oksigjen dhe pse gjendja e tij është më e qetë.

“Mjekët më rekomanduan që të vijoj të mbaj oksigjen. Gjendja ime aktualisht është më e qetë. Infektivi nuk i plotëson kushtet për spital COVID, janë kushte të vështira në spital.

Mjekët në Infektiv janë të përkushtuar por kushtet janë të vështira. Të prekesh nga COVID-19, ishte si të jetoje mes të vdekurve”, tha Alimadhi.

Sa i përket marrjes së virusit ai tha se mund të jetë infektuar pas takimeve me njerëzit.

Alimadhi i konsideroi masat anti-COVID të rrepta e të ashpra, por nga ana tjetër tha se disa duhen respektuar.

1 komente në “Deputeti Alimadhi tregon betejën me koronavirusin: Ishte si të jetoje mes të vdekurve”

  1. Astriti says:

    Pune e madhe se do ikje ti…! Perfaqesues i partise se te vdekurve je, nuk ka ndonje ndryshim!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje