Rama merr vendim për plazhet, zhduk shezlonët e çadrat private: Pushime si qëmoti, s'ka më djem me dhëmbë të prishur e hunj që bëjnë ligjin

14 Maj 2020, 22:51Sociale TEMA

Kryeministri Rama ka njoftuar se plazhi këtë sezon do të jetë ndryshe nga vitet e mëparshme, për shkak të situatës së Covid-19.

Në emisionin Opinion, kryeministri tha se këtë sezon nuk do të ketë kontrata private për shezlonë dhe çadra, përveç hoteleve.

Gjithashtu, sipas Ramës, plazhi do të bëhet “si qëmoti”, sepse ato do jenë krejtësisht publike dhe të shqiptarëve.

“Nuk do të lejojmë më asnjë kontratë private për shezlonë dhe çadra, përveç hoteleve.

Hotelet kanë turistë, kanë vizitorë, ata mund të vendosin kontratat e tyre.

Ndërkohë plazhet e tjera do të jenë plazhe publike dhe qytetarët do të bejnë plazh siç bënim ne dikur, kur ishim të vegjël, që shezlone nuk kishte dhe akomodoheshim me ato mjete rrethanore.

Plazhet do të jenë publike. Nuk do të ketë më njerëz që dalin me hunj apo dhëmbë të prishur, që i thonë atyre djemve dhe vajzave: paguaj 5 euro të hysh këtej e të dalësh andej, 7 euro peshqiri, dy euro jastëku.

Plazhet do t’i kenë shqiptarët”, u shpreh kryeministri Edi Rama.

45 komente në “Rama merr vendim për plazhet, zhduk shezlonët e çadrat private: Pushime si qëmoti, s’ka më djem me dhëmbë të prishur e hunj që bëjnë ligjin”

  1. PPOPULLI says:

    BRACO KTHEJI PLAZHIN POPULLIT DHE MBRO BREGDETIN NGA ZAPTUESIT QE E NDERTOJNE DHE PUUSHTOJNE

    1. astrit says:

      gjeja me ideale qe ka bere kryeministri,cdo familje mer gjerat e nevojshme per plazh dhe ruan vete parametrat e ruajtjes nga infektimeve te mundeshme.

    2. Epiriii says:

      Te pjerdhça ne Mendje o Komandant, nuk jemi Qëmoti por jemi Qësoti o dell. Aaaa te eshte Trashur mendja, dikur ishi inovacioni Shqiperise, sot je Prapambetja e saj me P. P. P dhe Idete Qorre.

    3. vang says:

      Ne GREQI kam pare qe ne te gjitha plazhet e lira,apo dhe ne te njejtet plazhe ku me tej eshte ndonje hotel,per plazhistet qe nuk jane te hotelit jane ndertuar tenda te medha te cilat jane te qendrueshme dhe aty mund te ”fusi koken” per ti ikur diellit kush nuk e duron, shume njerez. Le te praktikohet edhe ne plazhet tona kjo menyre nga bashkite e qyteteve perkatese.

    1. ben says:

      Bravo
      Keto 7 vjet qe qeveriste saliu, behej nami neper plazhe, mire qe erdhi ne pushtet rama qe e zgjidhi.
      Hajde popull hajde , inteligjenca dhe legenlleku ne nivelin e pules.

  2. Arbert says:

    Nje Bravo e madhe!
    Nuk Ben vaki qe te ndalohen njerezit te bejne plazh falas.

    1. Goni says:

      Zoti kryeministri te perulem me respekt.
      Je nje njeri I fisem, inteligjent dhe trim.
      Degjova ministrin e turizmit Blendi Klosin tek emisioni opinion.
      Pyetjes se si eshte e mundur te jete pagesa
      per nje cader 50 euro ai ju pergjigj se nuk ka chen, cmimin e vendos tregu.
      Nje truthare i cili ka frike se mos thone se qeveria eshte antikapitaliste kur ve ne funksion regullatorin e cmimeve ndaj spekullanteve.
      Respekte zoti Rama.

      1. Ariu says:

        E ti je nje rrote hajdari!

  3. patrioti says:

    nje vendim i vonuar por shume i domosdoshem.
    Te zbatohet vendimi qe 100 metra prej detit te jete publike.

  4. Ninab says:

    Bravo por shiko kur te dalin 1 milion pronar hotelesh

  5. Obobo kush flet…. ky qe vete i ka dhembet te krimbura, si ne kohen e mesjetes. La nam tjetri, nuk regullon dhembet si person public qe eshte ??

    1. ? says:

      Kryeministri i ka rregulluar dhëmbët dhe mirë ka bërë, siç ka vendosur po mjaft mirë t’ua kthejë plazhin qytetarëve, por nuk e ka mirë kur zë në gojë dhëmbët e prishura dhe të munguar tek njerëzit se janë simbol i varfërisë në një vend ku çmimi i bërjes së dhëmbëve është si në Europë ndërkohë që rrogat sa çereku i europianëve…..jo të gjithë shqiptarët kanë luksin të paguajnë shërbimet e larta dentare.

  6. qytetari says:

    Te lumte goja. Prandaj te mbeshtet populli more djale sepse punon per popullin.
    Plazhi i perket te gjitheve dhe te gjithe kane te drejte ta perdorin pa pagese.

    1. Sionisti says:

      Pse u genjen mendja. I gjithe plazhi i mbushur me hotele eshte. Hotelet kush i ka? Keshtu qe edhe plazhi eshte i xon. Vari hebet, dava genjeshtrash te kriposura te Rames..

  7. Operacioni Zjarri says:

    Edhe une qe s’te dua hiç kete here jam dakort me ty

  8. Ceny says:

    Po parkingjet, qe cdo cep toke te parkosh, fshataret te kerkojne 2000 lek? Kur shkon ne plazh « gjobat «  jane te shumta. Nuk e di si do i presin grabitçaret keto rregulla të reja.

  9. vjeshta says:

    Tu shtoft jeta në qoftë se e ban!

  10. Zena says:

    ??? Ky eshte ndryshimi ndryshe i Rames, nuk thote e bukura e dheut dhe gishtin mbrapa, ben ndryshe dhe thote :QYTETAR DHE KATUNAR JANE NJESOJ DHE SHQIPERIA ESHT E SHQIPTAREVE. (jo e lalzit)

  11. ronny says:

    Te lumte o i gjate,,, jo se shumica e njerezve normale qe ka ky vend nuk mendin si ty,,, sepse jo sot por kane 30 vjet qe brenda vetes dhe me te tjere si vetja e thone cdo dite,,,, ore si erdhi kjo pune,,, te shkosh prane natyres dhe detit dhe te shohesh ata qe permend edhe ti, me nje dhemb te verdhe dhe nje te zi me cigare qe po i digjet ne buze…. duke ardhur verdalle,,,dhe duke ngulur hunj e zaptuar cdo gje,,,dhe me nje cante qe vjen era mut duke grumbulluar leket e popullit per reren e natyres,,, a ka bythe kjo pune,, apo se harrova,, dhe jo vetem kete vit se ashtu apo keshtu,,, jo virusi jo kaktusi,, por pergjithmone ta besh ligj kete ore oh i gjate,,, dhe do shpetosh jo vetem Shqiperine dhe shqipetaret normal,,, e them normal se nje grup krimbash do thartohen nga kjo po kujt i plas,, per vemjet qe vetem e ndosin kete vend,,,,,beje ligj o i gjate,, dhe do mbahesh mend ne breza per kete,,,,,

  12. Al says:

    Po vija Durresit ka vetem hotele….mgjt mire.

  13. FRE says:

    SHUME BUKUR PLAZHET SI DIKUR, NA KUJTON RININ.

  14. Pellazg 100% says:

    Shume e bukur per tu besuar!
    Nuk duhet shume per te kuptuar qe fshatari duhet te kthehet ne fshat, te punoje token dhe te mbaje bagetine.
    Mjaft me fshataret te gjithe tregtare, me pune ne shtet dhe abuzues me cadra ose vende makinash neper rruget e qytetit.
    Gjithesesi faleminderit per mendimin Edi.

  15. Ke ardhe nga Marsi? says:

    Po mir mer zoti kryeminister ti sikur po na vjen nga planeti Mars. Po vjet e parvjet e parsivjet, kur ti ke qene bash kryeminister pse i lejoje dhembprishurit te zaptonin plazhet ? Apo ti nuk je ti! Tani po na del burr i mire, masovik, mendon per pushuesit pra per popullin. Kur robi ndryshon qendrim me 180 grade quhet shkerdhate.

  16. Profet Qinani says:

    Kshtu po.
    Po t lirosh bregdetin shqiptar nga zaptuesit,fito zgjedhjet e rradhes.
    Po ti shporresh te gjith ata qe kan zaptu trotuare dhe ambjentet publike tja kthesh njerzve fito zgjedhjet sa t jesh gjall..

  17. Taipi says:

    BRAVO NE CDO PLAZHE DUHET TE KETE PJESE TE LIRA PER HALLEXHINJT DHE JO VETEM SIVJET

  18. Tuti says:

    Me nji fjale do shtrihemi ke rona, do hapim shalqinin ke rona dhe do i lejm levoret atje

    1. beni says:

      Provoje njeher ne france,apo spanje sa te vjen gjoba!
      Thuaj se se kam hedhur und,kamerat nuk genjejne,provoje njehere!
      Shazllonet te vihen,por me nje Tatim prej 70% per shtetin e 30% per privatin,Bile te jen te pastra jo te te futin semundjen!
      Shazllon deri ne 1,5 lek ne baze te standartit shteteror!

  19. shoku says:

    Sfida me e madhe e kesaj nisme eshte pastertia.
    Me vjen keq qe e them, po ne (une jo) si popull nuk jemi edukuar te mbajme vendin paster.
    Shkova ne Darezeze Javen qe shkoi, pash grumbuj papastertish te lena aty ku kishin drekuar.
    U detyrova qe me femijet ti, (me dorashka palstike) mblidhnim ne qeska e se bashku me mbeturinat e mia ne fund i mora me makine dhe i hodha ne kosh, ne Fier.

  20. juventusl says:

    O njerez ky plehra kryeminister tall bbythen me ne . Po ku ka zone rere qe nuk ka hotel perballe.O maskara kryeminister ty ta betonuar Dako bregdetin perballe hotelit te vet dhe ti nuk ndihesh ndersa tani tu pre barku per ne.Fuch Rama…

  21. Boli says:

    Ohhhh, me ne fund.

    Mbaje fjalen e dhene.

  22. shabani says:

    Je i madh Brother me ne fund legenat qe kane zbritur nga malet do ti kthejne pronen publikut

  23. Loni says:

    Vendimi me i bukur! Falemnderit Edi Rama! Beje ligj te perhereshem kete…plazhet jane te shtetit, te Shqiperise, te te gjithe njetezve. Uroj qe me ne fund te kthehemi ne plazhe normale si ne gjithe boten ku shkon me nje peshqir dhe krem mbrojtes nga dielli aoi cadren tende dhe ben plazh pa paguar tek asnje grabitqar. Duhet te afishoni numer telefoni per policine qe nese njerzit shqetesohen nga horrat ne nje dhemb per te paguar…te lajmerojne policine menjehere.

    1. Ariu says:

      O hajdara, a nuk e kuptoni qe ky gari kete e ben qe shqiptaret te zihen me shume me njeri tjetrin. Le te dali njeri nga ju e te thote nese nuk do i iki truri kur me familjen ne plazh ti vijne ngjit jo me larg se 1 meter nja 5 hajdara qe shajne e bertasin me te madhe, edhe mos te mjaftoje, ti zene edhe pamjen ne rresht te pare! Edhe guxoni u thoni ndonje fjale- prone publike do ju pergjigjen, do ju shajne e du japin e nje dru ne sy te femijve, e do rrini si mut ne plazh pastaj!

  24. Ahmet Puka says:

    Bravo z. Kryeminister, megjithëse vonë, por ma mirë vonë se kurr. Deri tani nuk ka tepru nje pllamë bregdet per publikun sepse gjithë bregdeti ishte i zaptuar nga çadrat e sheslongat edhe pse shumica e tyre ishin bosh se jo te gjithë kan me se ti paguajn. Kjo rregullore apo ky urdher duhet te kethehet ne ligj te perhershem e jo vetem per simjet dhe e dyta egziston rreziku qe nje hotel p.sh. qe ka 30 dhoma te bejnë kontraten per te vendosë 130 çadra e sheslonge e keshtu vajtem aty ku ishim. Respekte per kete vendim.

  25. intelektuali says:

    mire do ishte, sh mire, por a mund te sjelle gjendjen e bregdetit e te plazheve si dikur?????
    a ka mbetur me plazh i pa zaptuar nga hotelet???
    Pra fjale kot.

  26. Tironse e vjeter says:

    Bravo se na myten “ toke e xanum” ne rere madje dhe ne det

  27. Per HUNJTE E GARDHIT says:

    PO HOTELET I KISHIN ZAPTUAR EDHE DERI TANI O NJEREZ,
    Ky thote sdo lejojme asnje kontrate pervec HOTELEVE.
    Mashtrues i lindur!!
    hapni syte O HUNJ !!

  28. Hako says:

    Rralle ndodh, por kete here jam dakort me ty.

  29. 123 says:

    o milet se popull eshte fjale e madhe mos u gezoni kaq shume se kjo eshte vetem per kete vere se veren tjeter do te vijne ato pronaret e hoteleve qe kane paguar taksat dhe ju marrin zvarr me gjithe breket e banjos , dhe me shume te drejte do te kerkojne llogari se kane paguar taksat nje me nje shtetit, prandaj mos u gezoni kaq shume se kjo eshte kalimtare vetem per kete vit , do ishte mire qe kjo te ishte pergjithmone por eshte e pamundur se falementojne hotelet dhe nuk i del llogaria ketij te gjatit, por e ka kete premtim sa per te kaluar kete moment qe eshte acarruar populli per teatrin, ketu do jemi do rrojme dhe do shikojme, ky e beri si fatos nano kur u vra azemi tha, jam i semure me kancer qe populli mos te pervishej se ja dine mentalitetin ketij mileti, keto ustallare

  30. Vlora says:

    Nuk eshte ne nderin e kryeministrit te perbuze njerezit dhembeprishur. Nuk do duhej ta bente kete edhe sikur ndreqja e dhembeve ne Shqiperi behej falas.

  31. mik says:

    Nuk jam dakord aspak me kete rregullore . Kryeminister, dreqi ta rrit nderen. 7 vjet ne pushtet dhe u kujtove sot ?!!
    Ku ka qeveri demokratike ne bote qe kujtohet mbas 7 vjeteve ti japi te drejten popullit te vet te perdor hapsiren e tij publike ?
    Edhe mbas 7 vjeteve padrejtesi, prap kryeministri e ban prej hallit, e jo prej vullnetit te mire.

  32. Alban Dega says:

    KRYEMINISTRI I DUHUR I SHQIPERISE QE NA DUHET E I SHQIPERISE QE DUAM !

    Zero tolerance.
    Shteti demokratik e ka zemren prej ligji!
    Askush nuk eshte mbi ligjin !
    Keep going !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje