Dje pasdite, Policia Bashkiake e Bashkisë së Tiranës njoftoi marrjen në dorëzim të godinës së Teatrit Kombëtar, një procedurë që erdhi menjëherë pasi qeveria miratoi VKM-në që e kalonte pronësinë nga Ministria e Kulturës tek Bashkia e Tiranës. Që nga ky moment, të shumta janë pikëpyetjet se çfarë do të ndodhë me Teatrin Kombëtar dhe sidomos, kur do të prishet ai.
Burime konfidenciale nga Këshilli Bashkiak i Tiranës, ku pritet të kalojnë të gjitha procedurat se si do të vijojë çështja e Teatrit, thonë se në mbledhjen e këshillit, e cila sipas të njëjtave burime mund të shtyhet edhe për ditën e hënë, për shkak të fundjavës dhe lirimit të masave për lëvizjen e qytetarëve, do të jepet fillimisht autorizimi për marrjen në dorëzim të godinës, e cila më pas mund të pasohet edhe nga një padi për aktivistët e Aleancës që kanë zaptuar prej 2 vitesh e gjysmë Teatrin, e mandej do të diskutohet për detajimin e projektit, lejen zhvillimore, për lejen e kantierit dhe në fund procedura për marrjen e lejes së ndërtimit.
Të gjitha këto procedura duan kohën e tyre dhe burimet shprehen se në këto 3-4 muaj parashikohet një verë e nxehtë debatesh mes bashkisë së Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, të mbështetur edhe nga opozita. Çka me gjasë do ta çojë aktin e fundit, atë të prishjes së Teatrit Kombëtar, në një nga ditët e nxehta të muajit gusht, kur edhe shumica e qytetarëve të Tiranës do të kenë marrë pushimet.
Kjo mender aleance per mbrojtjen e teatrit udhehiqet nga ca plera qe nuk duan zhvillim por duan te fitojne pike ne partine e degjeneruar te PD.
Keshtu kane bere ne te gjitha punet qe ka bere kjo qever si : me pazarin e ri, me liqenin, amfiteatrin, bulevardin, sheshin ne qender, stadjumin, polt kende lojrash duke filluar me ate te liqeni, operen, unazen e shume te tjera qe nuk numerohen. Vetem me nje rast nuk kane protestuar kur Lul Basha beri ” trampin ” na falni TRAPIN ne Tirane…. Kjo aleance ka vetem 2 aktore nje pisanjs qe dihet Neritan dhe vellezerit Budina qe njeri eshte hajdut tjetri rri rrugeve se e ka perzene familja ne Itali…. Te tjeret jane rembythje qe presin te zene ndonje vend ne parti. E kane kthyer stallen e teatrit ne bordello dhe kete e kane vertetuar vete ne zenkat e tyre kur thone qe te kam ngritur kembet….