OBSH: Koronavirusi mund të mos zhduket kurrë, njësoj si HIV

14 Maj 2020, 09:04Sociale TEMA

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se koronavirusi “mund të mos zhduket kurrë”.

Duke folur në një konferencë për media të mërkurën, drejtori për Emergjenca në OBSH, Mike Ryan ka bërë paralajmërime dhe jo parashikime se kur mund të zhduket virusi.

Ai ka shtuar se edhe nëse gjendet vaksina, kontrollimi i virusit do të kërkojë “përpjekje masive”.

“Është e rëndësishme ta vendosni këtë në tryezë: ky virus mund të bëhet thjesht një virus tjetër endemik në komunitetet tona, dhe ky virus nuk mund të zhduket kurrë,”  tha Dr Ryan në konferencën për shtyp nga Gjeneva.

“HIV nuk ka ikur – por ne jemi pajtuar me virusin”.

Dr Ryan atëherë tha se ai nuk beson “dikush mund të parashikojë se kur do të zhduket kjo sëmundje”.

Aktualisht ka më shumë se 100 vaksina të mundshme në zhvillim – por Dr Ryan vuri në dukje se ka sëmundje të tjera, të tilla si fruthi, që ende nuk janë eleminuar, pavarësisht se ka vaksina për to.

Gati 300,000 persona në gjithë botën është raportuar të kenë vdekur me koronavirus, derisa më shumë se 4.3 milionë persona janë infektuar nga ai.

Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar se pandemia është duke shkaktuar probleme të mëdha të shëndetit mendor- sidomos në vendet ku ka mungesë të investimeve në kujdes të shëndetit mendor.

OKB-ja ka thënë se qeveritë duhet ta konsiderojnë shëndetin mendor si pjesë të përgjigjjes së tyre të përgjithshme kundër koronavirusit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje