Kompanitë që do të lejohen të kultivojnë kanabis për prodhimin e preparateve mjekësore, duhet të kenë eksperiencë të mëparshme në këtë fushë.
E duke qenë se në Shqipëri nuk ka të tilla, në projektligjin që është gati përfundimit nga ana e qeverisë, parashikohet që do të jenë kompani ndërkombëtare ato që do të operojnë në këtë treg.
Në një intervistë, Taulant Balla zbulon disa nga kriteret bazë që do të përmbajnë kontratat me kompanitë që do të lejohen të kultivojnë dhe përpunojnë kanabisin në Shqipëri.
Në kushtet kur turizmi do të ndjejë goditjen më të rëndë nga masat anti-covid, duket se legalizimi i kultivimit të hashashit është menduar që do të ndikojë në mbushjen e arkës së shtetit.
“Do të shfrytëzojmë çdo mundësi. Kjo është një mundësi shumë e mirë për ekonominë”.
Përfitimi i dytë do të jetë rritja e punësimit.
Zonat ku do të lejohet kultivimi do të përcaktohen pikërisht mbi këtë kriter, të gjenerojë punësim që aktualisht mungon.
Për Ballën është koha e mjaftueshme që drafti deri në fund të Korrikut, pasi të konsultohet me të gjithë grupet e interesit, të kalojë për miratim në Kuvend.
Ok … ca te keqe ka ? Shume mire. Po te ishte raki ose vere, ca ndryshimi ka ?
Njerez te shitur dhe te trashe. Pse nuk e shfrytezon shteti apo pronari shqiptar ?
Shume gabim, gjithe investoret dhe pronaret duhet te jene shqiptare. Klo eshte nie mundesi te krijohen te ardhura e fitime per shiptaret dhe te ri-investohen ne vend. Si u jepet te huajve te fitojne dhe vendasve jo? Imagjino po mos kishte kufizuar Kina investoret e huaj ku ne shume biznese ku duhet nje partner vendas, do ishte robaqepsi dhe peng i te huajve. Gjith morrat e huaj vine ne Shqiperi dhe u duket vetja mbret se trajtohen me mire se Shqiptart. Turp!!