INTERVISTA/ Korsitë e biçikletave, Veliaj flet në BBC World News: Në 5 muaj po bëjmë atë që disa qyteteve u janë dashur 50 vjet

13 Maj 2020, 11:29Sociale TEMA

Trendi më i ri në Kryeqytet, shtimi i korsive të biçikletave, e shoqëruar edhe me rritjen e kërkesës për blerjen e tyre në treg, ka tërhequr vëmendjen e gjigantit mediatik BBC, i cili dje pasdite zhvilloi një intervistë me kryebashkiakun Erion Veliaj, për këtë çështje.

BBC World News e ka renditur Tiranën mes Nju Jorkut, Parisit dhe Milanos, tre qytete të cilat gjatë pandemisë së koronavirusit kanë zgjedhur të shtojnë korsitë e biçikletave, si mënyra më e sigurt për të lëvizur në qytet.

Më poshtë gjeni të zbardhur intervistën e plotë:

Gazetarja: Gjatë pandemisë së koronavirusit, shumë qytete kanë krijuar korsi të reja për biçikletat. Disa për të lehtësuar lëvizjen e qytetarëve, e disa për të bërë ndryshime domethënëse. Nju Jorku ka shtuar 65 km korsi biçikletash në qytet. Në Paris janë ndërtuar 650 km korsi. Milano ka shtuar 35 km korsi biçikletash, duke inkurajuar përdoruesit e biçikletave. Ndërsa, në kryeqytetin shqiptar, Tirana, ku qytetarët nuk kanë pasur mundësi të ngasin makinën për shkak të situatës me koronavirusin, janë ndërtuar 4 km korsi të reja biçikletash.
Le të lidhemi tani me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, z. Erion Veliaj. Faleminderit që na u bashkuat. Pra, shtimi i korsive të biçikletave është lajmi pozitiv i kësaj krize shëndetësore?

Veliaj: Faleminderit për ftesën. Është vërtet diçka fantastike! Kur po vija në zyrë, mësova se të gjitha dyqanet e biçikletave në qytet kanë deklaruar rritje të shitjeve të biçikletave dhe ky është një lajm fantastik, pasi është diçka që nuk e kemi dëgjuar më parë. Në vitet ‘90 ne njiheshim si Koreja e Veriut e Evropës, kur të gjithë lëviznim me biçikletë apo në këmbë. Më pas, me ardhjen e demokracisë dhe të kapitalizmit, shqiptarët shkuan në vendet fqinje dhe ato evropiane, si Anglia apo Gjermania, dhe sollën makina luksoze, si Ranger Rover apo Mercedes, më shumë si një trofe sesa si një mjet transporti për nga A-ja te B-ja. Për një kohë të gjatë kemi llogaritur se në një qytet me 1 milion banorë, çdo ditë qarkullojnë 800 mijë makina, të cilat pjesa më e madhe e qytetarëve i përdorin për të lëvizur më pak se një kilometër, për të shkuar në dyqan, te berberi, në kafe apo për të blerë bukë. Por, kriza e pandemisë mendoj se na dha një mundësi të madhe pasi, ndërsa makinat u parkuan, u kthyem te biçikletat. Jo për të kopjuar komunizmin, por na bëri të kujtojmë se gjenerata e prindërve tanë e ka ndjekur këtë mënyrë të lëvizjes në qytet.

Gazetarja: Mendoni se kjo është diçka afatshkurtër, e momentit apo e shihni si ndryshim afatgjatë?

Veliaj: Ne i quajmë “pop-up lanes”, por ato do të jenë aty përgjithmonë. Arsyeja pse e quajmë kështu është sepse i krijojmë shpejt dhe me infrastrukturë bazike. Sigurisht, dëgjojmë edhe nga këto legjendat urbane se ne nuk jemi Kopenhageni, nuk jemi Amsterdami… por, as Kopenhageni dhe as Amsterdami nuk kanë qenë kështu 50 vjet më parë, kur filluan këto lëvizje. Tani pyetja është: a mund ta bëjmë në 5 muaj atë që disa prej qyteteve e kanë bërë për 50 vjet?

Gazetarja: Është e qartë se shqiptarët e kanë përqafuar këtë nismë sepse siç e thatë edhe ju, shumica e biçikletave janë shitur…

Veliaj: Mendoj se magjia nisi me fëmijët. Shiko, njerëzit janë gjithmonë dyshues ndaj politikanëve, madje edhe unë jam dyshues për politikanët, por nuk mund të jesh dyshues për fëmijën tënd. Ndaj, të parët, ata që ne i quajmë si “speciet treguese”, njësoj si me ligjet e natyrës, speciet e para që na konfirmuan habitatin për çështjen tonë ishin fëmijët. Në natyrë mund të jetë një zog, në bregdetin shqiptar për shembull speciet treguese janë flamingot, por në qytetin tonë, në habitatin urban, kur fëmijët morën biçikletat, tërhoqën edhe prindërit e tyre sepse edhe ata duhet të blejnë biçikletë që të ndjekin fëmijët. Prandaj, ka qenë diçka fantastike. Krejt papritur këta avokatë, të cilët nuk janë taksapagues, nuk janë votues, që nuk kanë dogma apo lidhje me të kaluarën, të quajtur fëmijë, praktikisht janë duke udhëhequr këtë revolucion. Ne shpeshherë e themi me shaka se infrastruktura më e madhe për të ndryshuar një qytet është 10 centimetra: nga këtu deri këtu.

Gazetarja: Nëse mund t’ju pyes, po ju a keni pedaluar me biçikletë këto kohë në qytet?

Veliaj: Po patjetër dhe është shumë qejf. Kur kryeministri na fton për një takim apo kur kemi ndonjë event të gjithë i biem rreth e rrotull qendrës, sepse e kemi bërë të gjithën hapësirë pedonaleje, ndërkohë ti ndihesh mirë që je i pari në takim sepse me biçikletë të merr vetëm 2 minuta kohë.

23 komente në “INTERVISTA/ Korsitë e biçikletave, Veliaj flet në BBC World News: Në 5 muaj po bëjmë atë që disa qyteteve u janë dashur 50 vjet”

  1. Moj shqipni e mjera shqipni says:

    A tibje per te te fut ne dhe te gjalle. Ti je neperke, hiene, z arranik. Boll vodhe mor mut muti. Del na ben dhe heroin tani. Ta dhente zoti aty ku te dhemb me shume.

    1. Adeci says:

      A ja rruan dot kollodokun o qelbanik muti???

      1. miu says:

        Po ti, nga e di qe ka kollodok?! Apo ju bashkon ajo pune…..!

        1. shoku zenit says:

          Miu jo se e ka provuar komentuesi por kete e di te sigurt
          qe lali eri qiu partin demokratike, po e qin, dhe do ta qine dhe tre dekada
          dhe nese ti Miu je pjese e Partis djallit bej gati sumen dhe mundesisht te lare ne te kundert
          nuk e kalon testin

          1. miu says:

            hahahahaahahaha, po ti qenke edhe shoku i zenit?! Jeni bere te gjithe njesoj. Politika kete ka, qiheni me njeri-tjetrin.

  2. Operacioni Zjarri says:

    Po more qelbesire se te tjeret jane budallenj qe nuk e kane bere. Ti i bere pa asnje studim dhe pa pyetur fare komunitetin. E ke shkaterruar Tiranen. Per shkak te atyre korsive te bicikletave jane ngushtuar rruget e makinave duke e bere trafikun te tmerrshem. Kjo ka shtuar ndjeshem ndotjen e qytetit sepse makinat tani punojne per nje kohe me te gjate. Nuk po flasim pastaj per peoblemin e parkimit qe tashme eshte gangrene.

    1. Adeci says:

      Operacioni zjarri i zjarrit të gopit të satëme.

      1. Operacioni Zjarri says:

        Te lumte e sigurove buken per sot. Kushedi sa krenare eshte gruaja jote per ty. Burri i saj e siguron buken duke share ata qe i sulmojne shefin. Sa shume qe vlereson ajo. Pyet nje here ne lagje sa veta ta shkerdhejne dhe nuk i vene faj asaj , me kete burre qe ka

  3. Partizoni says:

    Te zhdukesh parkimet dhe te besh dy viza per korsi bicikletash eshte shume e lehte dhe te lesh rezidentet te vijne verdall dy ore per nje vend te leme makinen pavarsisht se kane ardhur te lodhur nga puna ose detyrohen ta lene me lek tek shteti ose tek bidoni,se do kalojne ne dite 10 bicikleta dhe keta bejne cirk se do kalojne nga korsia tek trotuari,tek kryqezimi,ta marin ne dore nje cope rruge etj.Zotesi eshte ti besh te dyja zoti ” fik” jo te prishesh njeren e te besh tjetren.

  4. Lalka Erjonka says:

    O Lalka ule pak mburjen, ..
    Nderto nje gje per te prishur tre te tjera.
    Shumë mire që i bën po shiko dhe probleme te tjera..

  5. Ne jemi shumica says:

    shume shpejt maqinat do ti fusni ne bithe, ose do ti dergoni pewr skrap nese nuk do ti perdorni per jashte qytetit. Duam ajrin e paster, nuk duam zhurmen dhe jemi shumica qe e kerkojme.

  6. doc-it says:

    Ju qe ankoheni se rrini ne trafik, merrni bicikleten e lini makinen ne shpi kur shkoni per kafe, tek berberi apo per xhiro. Ju ndihmon te ulni edhe barkun e vdekjet per infarkt. Se Jan ba shqiptaret si pyll derrash dhe nga pamja, te gjithe me bark sikur te ishin shtatzan.

    1. 1. says:

      po, mire e ke ti, do dalim 4 veta me biçikleta (pak a shume zene parkim sa nje makine) per te ngrene nje dreke a darke ne qender!! lere mos fol per tymin, pluhurin, shiun ngricen djellin, vapen, etj.

  7. Loni says:

    Ku e ke metrone,tramin autobuset mepak njerez….ambukancat ku do fluturojne…Lali nuk behen kshu kto pune….

  8. Edi says:

    Po i harxhoni leket per publicitet mor horra dhe ne fakt qytetet jane xhungla të pabanueshme! Jeni të gjithe kusare dhe sojsëze.

  9. Na myten says:

    Po ta beje ne Angli kete qe po ben ti do të të ishin futur me makine ne bashki. Ke hequr te gjithe parkimet e rrugeve nderkohe qe Tirana ka vetem nje parkim publik ne sheshin Skenderbej dhe ka nje transport publik skandaloz. Qellimi eshte me parku tek ato kullat qe po nderton ti.
    Bravo Mero! E kape edhe per sot tasin e supës.

  10. juventus says:

    O Erion nuk kam asnje lidhje me Tiranen dhe kam nje biznes qe i kam punet ne terezi pa patur nevoje ti lepihem politikes.Kjo periudhe ka qene e veshtire per biznesin por une i kam paguar punonjesit pa kerkuar ndihme nga shteti dhe do vazhdoj ti paguaj por kam nje lutje per ty.Na e kurse pak ate fytyre hipokrite .lepirese neper ekrane se je bere i peshtire,Ty ti kane zene syte dhe mendte leket dhe nuk po e kupton kete gje.

  11. VISI says:

    MOTREN DHE GRUAN NE PIDH TE QIFSHA O ERJON HAJDUTI O RRAC E SHKERDHYER

  12. Toni says:

    Filloi duke bo propagande Lali, llaka llaka. Harroj qe eshte ne studio televizive te huaj dhe 2 minuta kohe ka gjithsej. Sa per bicikletat, shume mire e ka bere. Lejini makinat ne shpi sic e bete per 3 muaj. Jeni mesu qe te shkoni ne kafe me makine ju. Apo pordha e modhe! Hipini bicikletes ose autobuzit sic keni bere per 45 vjet se Tirana i bythe vend eshte. E doni dhe te paster dhe te gjelber dhe pa ndotje ajri dhe perdorni makina qe me shume leshojne tym.. Pastaj lalin votuat, nuk eshte se gjetet me te mire.

  13. Genci says:

    Hiqe parkimin dakort po transportin urban e ke skandal, e as nuk ke ndër mënd ta rregullosh, po tramin apo vari trapin. Praktikisht ke dënuar me faliment gjithë biznesin e vogël të Myslym Shyrit, ndërkohë që qeverisjen e qytetit në pikëpamje sociale jo se e ke harruar, po nuk e ke pas në men neihere.
    I gjithe rrjeti i institucioneve shqiptare janë në një trekëndësh ku praktikisht nuk ka asnjë mundësi parkimi. Patjetër që duhet ardhur me biçikletë në punë, po nuk përdoret biçikleta bie fjala për të çuar në kopesht fëmijët e paataj për të ardhur në punë. Po ti me çfarë e çon fëmijën lali, apo ke dado….
    Kurse ata që nuk duan zhurmë, ose nuk punojnë ose janë ok nga ana ekonomike.
    Me çfarë studimi i nxjerr këto urdhra….
    Po shko më jeto në Londër, se pastaj kur të përzënë me shkelma do të të presim mirë pa merak.
    vazhdo mashtro, po pash zotin mos dil më në TV se do na shpifet nei gjë.

  14. tropojani says:

    lali plehu

  15. ben says:

    Erion Veliaj ka harruar se derri do llucen. Keta qe shajne Erionin jane derrat tane qe pamvaresisht se behet dicka e mire ne sherbim te njerezve, nuk u ben shpirti rehat dhe vax=zhdojne me sharje deri ne banalitet.
    Njerez, i lini makinat ne shtepi dhe hipini kembeve, se jeni trashur duke mbjatur bythen ne sejdiljen e makines qe e perdorni edhe kur shkoni ne lagje per te blere buke. Po te isha ne vend te Erionit, do e mbyllja fare qendren e Tiranes per automjetet, ashtu sic kane bere qytetet me te medha Europiane, si Roma, Milano, PArisi e te tjere.

  16. O Adec pse sulmon komentuesit( te cilet me te drejt shprehin mendimet e tyre) , sikur te jesh dashnorja e ketij Hajduti Ordiner (ERI sumriqi). Ndoshta po duhet me e hek „Sikur „.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje