Pipero tregon historitë e dhimbshme të koronavirusit: Ku e ka varrin babai, më dërgo një foto

13 Maj 2020, 10:32Sociale TEMA

Mjeku i njohur, Pëllumb Pipero ka treguar gjatë një interviste me Mustafa Nanon, detaje të dhimbshme nga puna në spitalin Infektiv.

Ai është shprehur se e Infektivi ka pasur pacientë që kanë ndërruar jetë dhe në momentet e fundit nuk kanë pasur pranë asnjë person. 

Mjeku rrëfeu rastin e një pacienti që kishte ndërruar jetë dhe vajza që ndodhej në Itali i kërkonte foto të të atit. 

Po kështu ai ka treguar edhe një rast tjetër, ku një pacienti i kërkonte vendndodhjen e varrit të babait të tij.

“Kemi pasur qytetarë që kanë humbur jetën dhe nuk kanë pasur asnjë të afërm. I kanë pasur fëmijët jashtë. 

Njërit i qëlloi edhe gruaja bashkë me fëmijët në Itali dhe vajza që më lutej çoja një foto apo video të babait. 

Ka pasur dhe nga ata që më kanë pyetur se ku mund ta gjej varrin e babait tim. 

Pandemitë nuk janë gjëra të zakonshme, janë të jashtëzakonshme. 

Kam 40-vjet doktor dhe është hera e parë që e përjetoj këtë lloj pandemie. 

Kjo pandemi nuk i ngjan as gripit spanjoll është shumë herë më e frikshme. 

Ndoshta për shkak të mungesës së kapaciteteve mjekësore në të gjithë botën”, u shpreh mjeku Pëllumb Pipero.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje