Vrau vajzën dhe dhëndrin, shpallet i pafajshëm nga gjykata shqiptari në Australi. Çfarë tha ai në gjyq

15 Maj 2020, 08:36Sociale TEMA
Vrau vajzën dhe dhëndrin, shpallet i pafajshëm nga gjykata

Osman Shaptafaj, i cili akuzohet se vrau vajzën bashkë me burrin e saj, i ka shpëtuar dënimit deri tani.

Për shkak të pretendimeve se vuan nga probleme të shëndetit mendor, shqiptari që jeton prej kohësh në Melburn të Australisë nuk është shpallur fajtor.

Teksa seanca gjyqësore është kryer me skype në Gjykatën e Magjistraturës në Melburn, për shkak të situatës me pandeminë e COVID-19, Osman Shaptafaj pohoi se vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Ai pretendoi se ishte probleme mendore, kur qëlloi Lindita dhe Veton Musai në mëngjesin e 31 dhjetorit të vitit të kaluar, teksa po hynin në shtëpinë e familjes Musai në Yarraville.

Vajza e tij Lindita, 25 vjeçe vdiq në vendin e ngjarjes, ndërsa Vetoni 29 vjeç, vdiq të nesërmen në spital.

Ndaj Shaptafaj rënduan dy akuza për vrasje, por sot ai u deklarua jo fajtor për shkak të shëndetit mendor.

I akuzuari do të kthehet në Gjykatën Supreme për një seancë dëgjimore në 29 maj.

2 komente në “Vrau vajzën dhe dhëndrin, shpallet i pafajshëm nga gjykata shqiptari në Australi. Çfarë tha ai në gjyq”

  1. Gjyqtar Qisteku says:

    E e,kshtu e bejn ata.
    N fillim “i japin t drejt” vrasesit qe ai t mos ankohet me von per padrejtsi,pastaj n shkalln e fundit i fusin ate burgin perjet..
    Dhe atje. …osht varjanti gjilpona..po se akceptove denimin.

  2. Veterineri says:

    Po ketij i duket vetja Krokodil Dandi? Hidhjani krokodilve te bejn fest.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje