Deputet i PD-së në dy legjislatura, ndahet nga jeta në moshën 68-vjeçare ish-ministri i Shëndetësisë

18 Maj 2020, 08:30Sociale TEMA

Është ndarë nga jeta ditën e sotme në moshën 68-vjeçare doktor Maksim Cikuli.

Ai ka qenë politikan i njohur shqiptar, ish-ministër i Shëndetësisë dhe i Mbrojtjes së Mjedisit.

Sakaq, Cikuli në vitet 1996-2001 ka qenë deputet i Partisë Demokratike në dy legjislatura.

Jeta dhe karriera e Cikulit:

Në vitin 1974 mbaroi Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Tiranës. Për sa i takon formimit të mëtejshëm profesional në vitet 1981-’84 ka kryer specializimin pasuniversitar në Francë në Universitetin “Paris V”.

Në vitet 1974-’79 ka punuar si mjek i përgjithshëm ne Minierën e Bakrit të Gjegjanit. Në 1979-’81 ka qenë pedagog i sëmundjeve të brendshme në Fakultetin e Mjekësisë. Nga viti 1984 e në vazhdim ka qenë pedagog në lëndën e Gjenetikës në Fakultetin e Mjekësisë.

Për sa i takon karrierës pedagogjike dhe shkencore, në vitin 1986 ka qenë kandidat i Shkencave Mjekësore. Në vitin 1989 ka mbrojtur titullin docent në fushën mjekësore dhe në 1994-ën profesor në këtë fushë.

Gjatë periudhës 1992-’94 ka qenë shef shërbimi në Pediatrinë e Specialiteteve në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Në vitin 1993-’94 ka qenë drejtor i QSUT “Nënë Tereza”. Nga viti 2001 e në vazhdim Shef i Departamentit të Pediatrisë.

Është autor i disa teksteve për studentë dhe pasuniversitarë dhe autor i dhjetëra artikujve shkencorë mjekësorë në shtypin shqiptar dhe të huaj.

Në karrierën politike, nga viti 1994 e në vazhdim ka qenë Anëtar i Këshillit Kombëtar në Partinë Demokratike. Në vitet 1994-1997, 1997-2000 dhe nga viti 2005 e në vazhdim ka qenë anëtar i Kryesisë së Partisë Demokratike. Në periudhën 1994-1997 ka qenë Ministër i Shëndetësisë dhe i Mbrojtjes së Mjedisit. Në vitet 1996-2001 ka qenë deputet i Partisë Demokratike në dy legjislatura.

4 komente në “Deputet i PD-së në dy legjislatura, ndahet nga jeta në moshën 68-vjeçare ish-ministri i Shëndetësisë”

  1. Piro says:

    Maks Cikuli; nje mjek dhe qytetar i mire. Ngushellime familjes.

  2. Topolino says:

    U prehte ne paqe.

    Nguahellime familjes dhe miqeve.

    Krishti qofte me te.

  3. Ngushellime Familjes se te ndjerit Max Cikuli

    u prehte ne paqe …

    saher iken ndonji qytetare i denje si M.Cikuli ,
    tmerrohesh kur shikon se cfar ngel pas

    kafsha e shpelles jeton ala ,ilyer muta poashtu e Tmerreshme o Zot
    ktehje veshtrimin aty ku duheet mbi ate Toke !

  4. rozi says:

    Ne kuksianët e kujtojmë me respekt për kohën që ishte mjek në Kukës, sidomos minatorët të cilëve u shërbeu me përkushtim. Për të tjerat pak rëndësei kanë. Ngushëllime familjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje