Dita botërore e bletëve, Rama: Bekuar qofshin bletërritësit, kemi financuar 3386 projekte

20 Maj 2020, 08:33Sociale TEMA

Sot, 20 Maji njihet ndryshe edhe si Dita Botërore e Bletëve.

Ka qenë kryeministri Edi Rama që ka publikuar në ‘Facebook’ një video, ku shfaqen bletët e deri tek përpunimi i mjaltit.

Ai gjithashtu ka treguar se Agjencia Zhvillimit Bujqësor e Rural ka financuar deri më tani 3386 projekte për bletarinë në Shqipëri.

‘MIRËMËNGJES me bletët punëtore që së bashku bëjnë mrekulli dhe bekuar qofshin bletërritësit e të gjithë njerëzit e punës.

Dita Botërore eBletëve vjen sot me 3386 projekte të financuara për bletarinë nga Agjencia Zhvillimit Bujqësor e Rural’, shkruan Rama.

2 komente në “Dita botërore e bletëve, Rama: Bekuar qofshin bletërritësit, kemi financuar 3386 projekte”

  1. Zigur Qarri says:

    3386 projekte për bletarinë në Shqipëri për ta zhdukur nga faqja e dheut? Keni bërë nga një projekt çdo ditë,që duhen afro 9 Vite,apo i keni bërë të gjitha projektet në një ditë,me aksion vullnetarë ne katër të mëngjezit me eskavator?99.9% të fondeve të projekteve jan vjedhur.
    “Shoqata e Bletërritësve të Shqipërisë pohon se nga 360 mijë koshere që numëroheshin gjithsej në të gjithë vendin për vitin 2016, më shumë se 144 mijë koshere nuk e kanë kaluar dimrin. Humbjet llogariten 58 milionë euro. Bletarët e kontaktuar nga “Monitor” bënë si shkaktar kryesor të humbjeve kultivimin masiv të hashashit në vend.Refik Kutrelli, nga komuna Orenje e Librazhdit, humbi këtë vit të 27 kosheret e bletëve. Bleta e fundit iku javën e kaluar dhe tani kanë mbetur kosheret me mjaltë.Fenomeni, sipas tij, është i përhapur në të gjithë Librazhdin këtë vit dhe vetëm në komunën Orenje, rreth 2000 bletë nuk e kanë kaluar dimrin. Humbjet për familjet fermere që sigurojnë jetesën në këtë mënyrë janë të mëdha. Bletërritësit e zonës në shumë raste bëjnë me faj kultivimin e drogës në kodrat përreth, e cila i ka harlisur bletët, të cilat nuk kanë gjetur më rrugën për t’u kthyer në koshere.Viti 2016 ka qenë një vit dramatik për bletërritësit. Sipas të dhënave në shkallë kombëtare, këtë vit janë shuar 40 për qind e koshereve. Shoqata e Bletërritësve të Shqipërisë njofton se nga 360 mijë koshere që numëroheshin gjithsej në të gjithë vendin për 2016, më shumë se 142 mijë nuk e kanë kaluar dimrin. Kryetarja e Shoqatës së Bletërritësve të Shqipërisë, Lejla Shehu, ndërthur shumë faktorë që kanë çuar në këtë humbje. Dimri i acartë, mungesa e standardeve në mjekim dhe përhapja masive e rriqrës kanë qenë faktorët kryesorë që kanë çuar në humbje. Ajo nuk e përjashton faktin se kultivimi i drogës ka ndikuar negativisht, por shpjegon se nuk ka fakte shkencore ose të dhëna laboratorike për këtë fakt. Por Shehu thotë se era e bimës mund të ketë ndikuar në trullosjen e tyre, duke bërë që bletët të humbin rrugën për në koshere. Nga ana tjetër, bletarët të cilët kanë humbur bletën në kullotë, nuk gjejnë arsye tjetër, veç efekteve çoroditëse të hashashit”.

  2. DeSantis says:

    MALLKUAR qofshin hajdutet, te gjithe…….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje