Urdhëri i Monikës për të shkuar të flenë ditën kur u prish Teatri dhe Luli

20 Maj 2020, 09:50Politika TEMA

Nga Enkel Demi

Të djelën, tek po ndiqja protestën pas shembjes së Teatrit u takova me Edmond Budinën. Ishte tejet i hidhëruar, ndërsa i vinte shumë shumë keq që qe larguar para se të ndodhte gjëma.

– Më tha Monika të ikja të flija ndonjë orë, se nuk kishte për të ndodhur gjë. Unë besova dhe ika.

Monika Kryemadhi me gjasë i ka thënë të njëjtën gjë Lulzim Bashës e ndonjë tjetri. Ajo vetë me sa mora vesh u kishte rënë telefonave të shefave të policisë dhe meqë i gjeti në gjumë mendoi pa asnjë prapamendim që nuk do të ndodhte gjë, ndaj do e ketë dhënë këtë këshillë dhe zgjodhi të qëndrojë vetë. Kjo keqardhje do e ketë zënë edhe Lulin, i cili u grind për radhën e dezhurnit pasditen e së djelës me një gazetare.

Por, sa kohë ndoqa protestën kjo “pakujdesi”, kjo “mungesë vigjilence” nga shumë aktivistë komentohej sikur opozita apo Luli i “shiti”, i “preu në besë”. Është mëse normale që njeriu në humbje të këtilla të kërkojë një fajtor. Po ashtu, është mëse e kuptueshme që fajtorin i humburi ta gjej tek një i humbur tjetër. Kjo ngjan sa herë në futboll mundet ekipi yt i zemrës dhe fajin e ka gjyqtari, bastet, historitë konspirative e asaj dorës së padukshme që komandon gjithçka.

Por, ani se data ishte 17 maj nuk kishte kurrfarë marrëveshje, pasi Edi Rama nuk ka patur nevojë për një të këtillë edhe sikur të donte Luli apo ndonjë tjetër. Ai e bëri ndryshe. Për të realizuar ëndërrën e tij kriminale, të cilën e tirrte prej 22 vjetësh, porsi sulltani turk rrethoi kështjellën dhe priti që konturanët t’i lëshonte ora biologjike. Mos në orën 03.00 në 05.00, të nesërmën, dikur krerët opozitarë do të shkonin në shtëpi, se do kishin nevojë qoftë për të shkuar në tualet a për të ngrënë një çapë bukë. Sak atëherë ai do sulej.

Kam bindjen që në prishjen e Teatrit opozita është dorëjashtë, por kjo nuk e justifikon atë që tani mos të marrë përgjegjësitë e saj e të jetë e mefshtë, si dhe po sillet. Përbetimet e saj me “vijë të kuqe”, me “kalim mbi trupat tanë”, me “ta ha veshin” nuk frymëzojnë askënd. Të njëjta përbetime të tipit “serumin e fundit” gjatë grevës së urisë së socialistëve, “drejtësi për 21 janarin dhe përgjegjësit në burg” nuk frymëzuan as kur i bëri Edi Rama dikur. Ja ku jemi sot!

Por tani, nëse opozita kërkon të ndryshojë situatën dhe të shfrytëzojë mërinë e akumuluar si në një tenxhere me presion duhet të veprojë krejt ndryshe.

E para, shumë mirë që mbështet protestën e Teatrit, por as Lulzim Basha, as Sali Berisha, as Shpëtim Idrizi, as kushdo tjetër nga drejtuesit e opozitës nuk janë dëgjues në tubime. Opozita ka për mision të udhëheqë mërinë, njerëzit, karizmën të ligjërojë, të veprojë, të çlirojë edhe instiktet njerëzore, sepse vetëm kështu trysninë e përcjell nga tenxehrja e vet, tek frika sa një ari e qeverisë.

E dyta, opozita nuk ka më çfarë të konstatojë, sepse nuk është redaksi gazete. I ka thënë të gjitha dhe i ka faktuar bukur fort me krim të organizuar, me vjedhje votash, narkotrafik, koncesione, oligarki. Tani opozita merr hunjtë e protestës, u var nga një flamur inati dhe godet me sa i ha krahu gardhin e qeverisë.

E treta, opozita nuk ka pse thotë që ne nuk duam të marrim pushtetin. Jo more, ata duan ta marrin pushtetin, sepse mbështetësit e tyre atë duan, sepse atyre që ua ka sjellë qeveria në majë të hundës këtë duan.

E katërta, opozita boll çau dërrasa me dërgata ambasadorësh që kafen e mëngjesit e pijnë te Luli dhe për drekë shkojnë te sundimtari. Shpallet agjenda dhe nis rrugëtimi i përmbysjes së pushtetit. Faktori i huaj do jetë serioz me opozitën, kur ta shohë si partner të mundshëm në të nesërmen qeverisëse dhe fillon e të rreh krahët që para zgjedhjeve. Sa kohë e mbajnë urtë e butë e plot tigani për opozitën rrëfejnë barcaleta te Rogneri.

E pesta, kryetari i opozitës del në rrugë, qoftë dhe tek pullë. Kërcen mbi një podium dhe flet. Mbledh turmat dhe i instalon në bulevard. Nuk këndon më himnin në mbyllje, sepse nuk ka mbyllje. Koha për ndryshim fillon, kur opozita ndryshon nga OJF në lëvizje politike.

Nëse duhet një argument i qëndrueshëm për këto që parashkruajta mjafton të vëzhgosh sjelljen e Edi Ramës. Pak orë pas prishjes ishte i menderosur nga frika. Ja la bashkisë kopilin në derë. “Nuk e prisha unë Teatrin!”- tha. Pasi pa reagimin “mbështetës” të opozitës, bëri trimin. Tha që “druri ka dalë nga xheneti”, pra nga Shtëpia e Bardhë. Madje, u qa se po të ishte në vend të Lulzim Bashës do të ishte më kritik. Është gati ta bëjë vetë dhe opozitarin, kaq çakërqejf e kemi, kur sheh opozitën që mblidhet me orë tek selia blu dhe artikulon gjysma aksionesh me ton kanosës.

Nuk ka më nevojë as të shash, as t’i gafurresh qeverisë dhe sundimtarit. Dil në rrugë dhe nëse nuk të përkrahin, nuk ta varin, atëherë ikën i qetë në shtëpi, se punën tënde e bëre dhe qenkan shqiptarët dele, sepse duan diktatin. Por, kurrë nuk mund të jetë opozita, dele, dhi, cjap, kec, gjedh.

32 komente në “Urdhëri i Monikës për të shkuar të flenë ditën kur u prish Teatri dhe Luli”

  1. Nderten duhet ta kishin lyer me vaj palme qe ti shpetonte syrit te keq says:

    Heu pse vllau jem flet gegnisht se na e cove mishin kokerr me
    kto punet e bagetise se trashe e te imet .Po ti vete ku futesh ne cillin grupim?

    1. Albann says:

      Ne grupimin qe “Monika mashtroi padashur”,pra ne ate qe LSI i ka fajet por u be cu be ,tani te bejme revolucion.

      1. Andi Bush says:

        Ky burri me fund i asaj idiotes ish-parlamentar te ben me turp me e quajt Shqiptar.
        Nuk mund ta kuptoj sesi indivd si ky individ primitiv mund ta quaj veten gazetar me fjalorin e tij te ndyre e te qelbur. Kur flet per ender kriminale ndaj nje personi publik duhet te pakten te tregosh se ku e bazon kete shprehje qe perben ne vetvete shpifje dhe perben veper penale ne shqiperi.
        E pashe edhe intervisten qe ky idiot kishte me Ramen – te vinte keq qofte me ritmin dhe pozicionin prej impotenti te ketij personi te paafte qofte si profesionist e ca me teper si njeri/qytetar.
        Thone pastaj perse valle performon mire PR Rama – nderkohe qe ka perballe keta idiote pa intelekt e imagjinate qe nuk dijne as si te ndertojne fjali normale, lere pastaj te bejne gazetarine elementare qe studentet e mesojne ne ditet e para te cdo kursi universitar.

      2. njeriu i mire says:

        Edhe nje ide per kete kaqol palo-gazetaruc.
        Po ti degjosh idete e tyre revolucionare mendon se sa shume vuan populli opozitar qe si ka keta udheheqes mendjendritur e qe te japin uje ne bisht te luges ne palo-gazetat/FB e tyre. Nje si demi i gruas me Palma, apo Bushati e Lubonja i duhet turmave te PD/LSi qe ti drejtojne nga fitorja ne fitorje.
        Semundja shekullore e te gjithe shqiptareve/ballkanasve pa dallim feje e ideje eshte se besojne (ne nivel delirante) duke pire kafen tek kafeneja e lagjes se do ta benin gjithcka me mire se Rama, Veliaj, profesionisti i rradhes etj – padyshim pastaj qe pa lodhur as mendjen e as kembet dijne te opoziten me te mire ne bote (duke u relaksuar nen hijen e blirit) – por nuk kane kohe e asnje prirje te ndryshojne asgje brenda e perreth tyre.
        Opozita eshte vertet per te ardhur keq edhe prej ketyre idioteve qe mbledh rreht vetes dhe ngelet e vonuar/ anashkaluar nga ritmi i zhvillimeve pasi nuk kane e as kane pasur si qellim te miren e perbashket por vetem mbrojtjjen e pasurimit e vetevetes. Askush nga opozita nuk te ngjalle sot asnje ndjenje pozitive por jane po ata qe kane vjedhur, shkaterruar e vrare shqiptare te pafajshem per 30 vjet.
        Rama mund dhe duhet te mundet vetem me mjete demokratike – me vote dhe me nje grupim te ri opozitare qe nuk ka asgje te perbashket me Bishen e Kokemedhenjte dhe po aq asgje te perbashket e dhe me keta hienat si demi i Vogel/ Bushati/Lubonja/Qerosi i Frangajt etc qe jane pasuruar me sherbimet qe ju ofrojne perdite padroneve te rradhes.
        De ky grupim i ri mund e duhet te krijohet nga individe te rinj, idealist e mendjehapur qe mudn te jene ne gjendje te bejne shumecka me mire sesa Rama e Veliaj – pra qofte diskursin politik, qofte PR politik apo ca me teper planin politik/ekonomik te zhvillimit te Shqiperise per 100-200 vitet e ardhshme qe duhet te inspiroje popullin. Dhe k ydiskurs i ri politik apo plan zhvillim duhet te distancohet nga kriminalizimi i kundershtarit apo nxitja e ndasise mes shqiptareve. Kjo nukbehet nga keta indvide te humbur qe flasin pordhe me rigon duke pire kafene imagjinare tek Fideli.
        Sa me pak te merremi me keta hajvan (gazetar/opinionist/analist) dhe me opoziten e pjerdhur e kriminale te Bishes/Kokemadhit, sa me shume te merremi me kritiken me fakte ndaj pushtetit aq me shpesh do te vinim ne realizimin se politika nuk mund e nuk duhet te jete dicka e turpshme per tu marre – vecanerisht per brezin e ri – politika e vertete eshte shpesh celesi per te realizuar shume nga ato ide e imagjonata qe ne kemi per nje shoqeri me te barabarte, civile e progrsive. Te mos jua e leme ne dore kokedhise e kokemadhes perzgjedhjen e politikaneve te rinj qe duken me agresiv e regresiv sesa vete Likja e Monika injorante.
        Shqiperia behet dhe po behet dita dites – por jo duke ndjkeur idhujt e rreme apo duke humbur kohe me pseudo-intlektualet e rrjedhur e impotent.

    2. Totololi says:

      Ju o gomere nuk kuptoni qe e keqja qe ju nuk vini ne pushtetet, jeni ju vete, jane drejtuesit e opozites, njerez te korruptuar, mashtrues dhe te pa afte. Tek ju populli i shkrete sheh 0 mundesi per ti rregulluar jeten. Sikur ne nje menyre te magjishme te largohej Luli, Monika, Vasili, cuni Fariut etj dhe te vinin djem e vajza te reja, studente ne drejtimin e PD do shihnit se si do ngjallej shpresa per ndryshim, vetem atehere Rama do kishte realisht frike nga opozita. Dhe nuk do duheshin keshilla te vecanta suksesi, por vetem shpresa e ringjallur do ishte e mjaftueshme per te sjelle rotacionin.

    3. Nardi says:

      O Dem! Nese popullit ja ndjen, del vete dhe nuk ka nevoje ti beje thirrje partia politike.
      Rumunet para nje viti, u kthtten edhe nga emigracioni dhe bllokuan sheshet e Bukureshtit. Dite nate.
      Asnje parti nuk ju beri thirrje, por ata qendronin, se e ndjenin korrupsionin dhe degjenerimin e kastes politike rumune.
      Ku e ke popullin. As militantet e PD-se, nuk po dalin. Nese do ta ndjenin, tani do ti kishe dite nate, te pa gjume, aty ne shesh.
      Bile edhe PD-istat, te cilet nuk kishin shkuar kurre ne teater, u habiten me kasollen qe quhej teater. Ky qenka teatri? Me kashte e tallash.

    4. siliani says:

      Enkel Demi (thone qe ky mbiemer ka nje histori te gjate)kur beri nje here shaka me burin e tij duke i thane se une po desha kam me te lane ,ajo iu pergjigjigj:Ju qi keni mbiemnin Demi mos kujtoni se keni koqet si Demat por keni koken si koqet e demave e prandaj bane e kam per te te varr tek pema!Qi prej asaj dite ky Demi nuk guxon dot me i ba shaka burrit te vet qi ka ne shtepi!
      Keta idoter perfitojne se Rama ka deklaruar qe thoni ç’fare te doni e nuk e kuptoje qe toleranca eshte sepse ai eshte 10 vite perpara tyre se bashku se si individe rreth nja 100 vite,pra ata jane afer vteve kur shqiperia u coptua e ky eshte afer bashkimit te trojeve!Ndaj edhe ndryshimi eshte i madh!Fatkeqesia tjeter eshte se ne opozite nuk eshte nje Lul,Paloqe,Qim Peke sepse te gjithe keshtu jane vetem emrat u ndryshojne.

  2. ppa says:

    Nuk e ke keq, por per kete, opozites i duhet nje udheheqese si Mesila; ne fakt edhe kjo rrezohet, se dhe ne pike, asaj ia kalon Monika. Me nje fjale, pirdh o Enkel, pirdh , se tagji ka akoma.

  3. Stape Pashi says:

    O Kel Demi, rri siç ke qēnë. Çam i ndershem. Mos u bej halabak i politikes së asaj qe quan gruan tende. Lulzimja nuk te çon askund ty, Shpetimin e Çameve dhe ate shoqen tende te palmave te Fatos Nanos.

    1. mik says:

      Po, ke te drejte. Enkel Demi asht nje Shqiptar i ndershem (jo Çam i ndershem ) por ama, ai njeri qe nuk merret me politike, asht njeri kot, njeri qe vetem merr fryme si lopa. Te kshillosh dike qe te mos merret me politike, asht njisoj si ta keshillosh qe te bahet skllav, pa asnje te drejte, vetem te bindet.

  4. Epirioti II says:

    Nje carcaf me gjera pa kuptim. Formula 1 e Demokracise eshte:

    CILESIA E PUSHTETIT > CILESIA E OPOZITES +1%.

    Me ne fund Enkel e paske kuptuar kete formulen 1 te Demokracise, por nuk di as ta shtjellosh.
    Nuk largohet Edi Rama nga pushteti vetem duke i rene Edi Rames, por duke rritur nivelin e opozites.

    Kur CILESIA E OPOZITES > CILESIA E PUSHTETIT +1, Edi Rama rrezohet vete, se e rrezon vota e pjeses se heshtuar te shqiptareve qe nuk e hane sapunin per djathe.

    1. ela says:

      Shqiptaret asnjere nuk kane qene aq naiv si komb sa ta han sapunin per djath. Fatkeqesisht, vendimet se kush duhet te qendroj ne pushtet merren jashte kufijve shqiptar. Formula e demokracise ka mbetur vetem ne leter. Mos harrojme se Sali serbit ju thuren lavde si burr shteti edhe pse bemat e tij kunder ketij kombi i kalonin limitet e tradhetis kombetare, babzise, vjedhjes se votes dhe kriminalitetit. E njejta me kete te gjatin sot, i cili u kap me presh ne duar si per vjedhje rrugesh e pergjimesh kriminale e sa e sa palacolliqe te tjera. S’mbarojne keto por na instaloj edhe nje rrot kari per president qe edhe qente e rrugeve e dine sa i korruptuar eshte. Per te mos then pastaj per transforimiin e vendit ne nje laborator droge te mirfillte. Si mund t’i anashkaloj athere keto fakte cdo shqiptar me dy gram, aq me teper kur degjon cjerrjet fallco e te shpifura per drejtesi dhe barazi nga te dy krahet politik sot ne fuqi? Nuk ben sens. Nderkombetaret nese do te donin qe te aplikonin formulen qe ti me te drejte ofron e kane shume te lehte per ta bere. Gjithmone, nese do te donin. Eshte nje ushtri e tere shqiptaresh tashme te lindur, rritur e edukuar me arsimim te paster perendimor. Nese keta do te silleshin ne skenen politike te Shqiperise, Edvini, Luli e Saliu nuk do zgjasnin dot 24 ore, jo me 30 vjet. Pyetja athere eshte; pse nuk behet?!!!!!

  5. Factotum says:

    Sinqersiht mendoj qe gazetare qe kane konflikt interesi me qeverine apo me opoziten nuk duhet te flasin fare pasi dihet qe do ti thone derrit daje per konfliktin qe kane. Ate qe ka nevoje publiku dhe populli te degjoje eshte nje mendim i paanshem qe duhet te vije nga gazetare te tille. Por fatkeqsisht gazetare dhe opinioniste te tille nuk ka. Keshtu qe keto jane pallavrat e rradhes nga ushtari i rradhes.

  6. Kapterri says:

    Duhet të jetë prish disa herë kur e ka lexuar vetë këtë “perlë” anale(zë). Ky duhet të marrë Çmimin Pulitzer për gazetaxhi.

  7. Zigur Qarri says:

    Ore keta nuk kane kuptuar akoma qe populli shqiptar jo vetem qe nuk eshte dele por eshte shume inteligjent dhe nuk do ta votoje per shume kohe nje parti e mbushur me rrugaçe, hajdute e vrases te qytetareve shqiptare.Kete duhet te kuptoje dhe ky burri i kurves qe si militant i thekur i PD ( marksist- leniniste) , shikon dhe armikun e jashtem imerialisto revizioniste kunder partise se tij.

  8. LIGJEVENESI says:

    Nxir gruan o Enkel Demi, se ajo e bene terbjet qeverine, pa Lulzim Basha me M Kryemadhin dhe Ilir Meten nuk kane fytyre, pasi jane te akuzuar per vjedhje dhe per mbushjen e gropave te Dajtit me kufoma te puntoreve te guroreve. Akuza keto te bera nga shefi yt, “lexhenda,” me qe ke folur si nga fshati i gruas.

  9. Drejtori i fotografise says:

    Ndrro foton o zoti Demi, se dukesh si ato puntoret e kuplarave, qe pasi kane “punuar”, puneberesit nuk i kane dhene leket. Perse nuk ke mesuar pak nga i ndjeri Olldashi?

  10. Pim Ceka says:

    Nuk e pashe mire kush e kishte bere kete artikull,po kur e pashe dhe e lexova te them te verteten u emocionova shume dhe thashe me vete po si ka mundesi,kjo qeveri,ky km,kjo opozite nuk i aktivizon keta individ ne detyra konkrete po mere me njerez pa identitet,po ky eshte koke,o mik,ky eshte e ardhmja e opozites,vlersojeni kete,se dhe burrin e ka te forte

  11. Dani says:

    Po ik.more spurrdhjak se ju veq per te fletur gjume Jeni e me mir rri o i mjer ne shtepi se po te qet gruja jashte ??

  12. Xeni pa qime says:

    Haaa donin bordellon italiane se u sillte kujtimet e parve te tyre kur punonin atje per te kenaqur epshin italian ajo godine ishte turpi vendit sa sperme italiane ishte derdhur atje se teatro nuk ishte .
    Nese nuk je i kenaqur me qeverisjen e edi rames mos e voto ne zgjedhjet e ardheshme po mos n’a trego peralla se nuk je me i shkolluar se ne o cam i pa bese .

  13. Xoni says:

    Leri anlizat politike o Kelush se jane te shpelara por merru me gjera me te rendesishme….familjen p.sh.

  14. epo kjo pune says:

    po mor maskarenj po, e bete kete vend kerme 30 vjet dhe u ha meraku per nje godine qe te paret mund te mbronin nostaligjiket e monizmit por jo ju zaberhane qe e bete lesh e li cdo gje pozitive qe la pas monizmi. Nuk njihet Tirana e re nga pallatet e PD qe mori bashkine e pare pas viteve 90, betonizimi filloi me ju mor maskarenj dhe beni shenjtorin pastaj, Rama duhet te zevendesohet nga nje me i mire se ai dhe jo plehrat qe vodhen, vrane e dogjen kete vend disa here dhe ti mor palo gazetar rrefeju njecik e denon apo jo 21 janarin e gerdecin, dhenia e detit, sabotimi Kosoves etj e me rradhe sepse nuk mund te riciklohet zullumi pa bere drejtesi dhe te ndahet shapi nga sheqeri dhe vazhdoni e fluturoni me presh nga pas se mendoni se jeni shumica!!!!!! Kush eshte shumica ne kete vend e ka percaktuar lufta dhe ballistet e kolaboracionistet, e pinjollet sot gjithmone do jene minorance dhe sa here vjen ne pushtet PD vjen ose me xhuvelra ose metra se vete vetem njehere erdhi ne 1992 dhe atehere se premtoi cek te bardhe dhe tha do vijen vaporat ne durres me marmallate, jeni bere qesharak fare, demi me i madh i demokracise qe Rama behet autokrat sepse nuk ka fare opozite te besueshme dhe nese duhet hequr ndokush, duhet hequr pislleku nga opozita dhe pastaj te vije shpresa reale per rrokade pushteti por per me mire dhe jo baterdi si qeverite e PD

  15. beni says:

    nganje here kariera nuk eshte talent po fat se si martohesh dhe ngjit shkallet nje nga nje pa ditur se sa kot flet dhe sa bosh je ….

  16. Orli says:

    Keli futet te grupi:burri kurve i kurves!

  17. Arjan says:

    Enkel Delli do te shkonte me mire ty …..

  18. Jimi says:

    Te genjen mendja o debil! Ti kunjton se fati i prishjes se bordellos ishte ne varesi te ores, apo te qenit te Lules, apo luleve te tjera te pranishem ne te.? Fatin e saj dhe tuajin e kane vulosur nje milion shqiptare qe ne 2013-en.

  19. melisa says:

    Kur do me te dhene mend kurva burri i kurves, ka ardhe fundi.

  20. Iliri says:

    Ky eshte i paafte si gazetar qofte ne artikulim kur eshte ne tv qofte ne varferi mendimi.Dhe ne kete shkrim nuk merret vesh cka dashur te thote.Ne gjith boten kur gazetaret kan konflikt interesi si ne rastin e ketej nuk bejn me pjese ne shtypin e pavarur si mundohet ky te duket pasi ne asnje rast nuk jane objektiv ne ate qe shprehin.Por ky eshte dhe shume i paafte

  21. Zgalem says:

    Shkrimet e ketij gazetari nuk i kupton as dreqi . Thjesht nuk di te trajtoi probleme ose eshte i lodhur , Zgalem

  22. Alban Dega says:

    A MUND TI BESOHET KENGES SE KETYRE SIRENAVE !?

    – Nga Alban Dega, Nju Jork.

    Burgosen e lincuan, torturuan e sakatuan gazetare e botues, redaktore e kryeredaktore gazetash e televizionesh ….

    1-Torturan e masakruan gazetare te shtypit te lire dhe te pavarur “per nxjerrje sekreti ushtarak”

    2- Ekzekutuan pa gjyq e goditen per vdekje me shufra hekuri artiste ne mes te Tiranes

    3-Gjakosen gazetare shqiptare e te huaj, deputete e deputete… ne mes te Tiranes me 28 maj 1996 dy dite mbas vjedhjes me thase te votave te 26 majit…

    4- Bene shkrumb e hi redaksi gazetash ne mes te Tiranes…

    5- Plagosen gazetare edhe te televizionit te tyre Klan dhe sperkaten fokusin e aparatit fotografik e rrobat e Fatos Mahmutajt me copat e trurit te Hekuran Dedes…

    6-Akuzuan per “ grusht shteti” pese gazetaret elitare te medias se lire e te pavarur shqiptare me 21 janar 2011 … vetem sepse nuk u dolen ne vijen e zjarit dhe shenjestrave te zjartit, ne flurudhen e 4000 plumbave luftarake te Ndre Prendave e Saleh Milloshevic Putinit ….

    7- Vodhen votat dhe zgjodhen kryetarin de jure te kryetarit de facto dhe pronarit te PD- se, Saleh Karaxhicit, Lulush Karabushit jo nje por dy here : ne korrik 2017 dhe nentor 2018 kur kamikaze te Salehut u filmuan me kamera duke votuar deri ne 5 here per Lulezim Bashen.

    E kane fytyre te flasin per mbrojtjen e votes se lire te shqiptareve e ndershmerine e tyre elektorale kur vjedhin edhe votat ne gjirin e familjes se vet politike… kur vjedhin edhe shtepine e vet politike!?
    E kane fytyre e letyre te flasin per shantazh e kercenim kunder medias qe vjedh e shet sekrete ligjore, prish hetime ne proces ne bashkepunim me nje aventurier te deshtuar gjerman qe leh me gjuhen e Saleh Ramollah Ajatollah Milloshevic Putaninit , Lulush Karabush Megakusar Kombit, Basir Gebels Collakut, Enkeled Alibe Himlerit dhe Partise Multibabale kunder qeverise dhe kryeministrit te zgjedhur ne menyre demokratike…
    E kane fytyre te kerkojne votat e shqiptareve dhe te bejne protektorin e se drejtes se votes dhe lirise se shtypit !?
    Zot ruajna mendte e krese !?
    Kesaj Kenge Sirenash i thone hic me pak e hic me shume se :

    SALI … LUL I NENES
    KE TE QAJE ME PARE !?

    – Nga Alban Dega. Nju Jork

    Sali .. Lul i nenes
    Ke te qaj me pare
    Mehdi Xen Gerdecin !?
    A cadren e care!?
    Mushamaja grisur
    I kercasin trare
    Themelet i tunden
    Mbi gjak te pathare!
    Kulmin ne Gerdec
    Rrenjet 21 janar !
    Like Mona Cizmen
    Kishin nismetare
    Me bllokun ne dore.
    Me Lalezin fanare
    Banda ne panik
    Duart me gjak lare
    Zeri u eshte cjerre
    Mbi te hapur varre!
    Kurre nuk ka mbetur
    Gjak i dlire pa marre!
    Ameriken kunder
    E Evropen mbare
    Nuk po u ngelet
    askush per ti qare !
    Ligji dhe drejtesia
    Ne pranga kur tu marre.
    Cadra juaj e krimit
    Po u behet varre
    Mbi gjak te pathare.
    Kur tu marri zvarre!

    From: Alban Dega
    Date: February 19, 2017 at 3:58:52 PM EDT

  23. rini rini perpara ti says:

    Lere o i bekuar popullin te flej. Akoma nuk e ke kuptuar se ka ngordhur shpirti vetmohus e krenaria e shqiptareve.
    Kurre nuk zgjohet nje popull per te mbrojtur lirite e te drejtat e tija kur sundon frika e varferia. Terror me te madh se vrasja e shpreses nuk ka. Gjersa te zgjohet rinia do te perdhunohet ky popull……….

  24. timo says:

    Kujdes me ata hunjtë mor djalë se po i përdore siç i mendon ti mund të të hyjnë atje ku nuk thuhet. Si preshtë e Lushnjes p.sh. Veç në këtë rast ndryshon përbërja e materjalit formues.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje