PPE zbut qëndrimin ndaj teatrit, thirrje PD: Urgjent në tryezë, duhet të jeni plotësisht të angazhuar në bisedime mbi Reformën Zgjedhore

19 Maj 2020, 22:51Politika TEMA

Grupi i PPE ne Parlamentin Europian i bën thirrje Partisë Demokratike të vijojë bisedimet në tryezën politike për reformën zgjedhore.

Andrey Kovatchev, anëtar i Parlamentit Evropian dhe Shef i Delegacionit Bullgar në Grupin e EPP në PE, në një postim në Twitter ka komentuar edhe shembjen e Teatrit dhe protestat ku u përdor dhunë.

“Veprimet e fundit kontroverse dhe përplasjet me protestuesit në Shqipëri janë për të ardhur keq. Të gjithë palët e interesuara duhet të angazhohen për të gjetur një zgjidhje të pranuar gjerësisht”.

Andrey Kovatchev shkruan më tej se kjo nuk duhet të pengojë avancimin e reformës zgjedhore dhe se PD duhet te angazhohet në bisedime.

“Respektimi i sundimit të ligjit dhe puna e mëtejshme mbi 15 çështjet që duhet të monitorohen nga afër nga @EU_Commission dhe Shtetet Anëtare.

@pdshqiperi duhet të jetë plotësisht e angazhuar në bisedime mbi reformën zgjedhore”, shkruan anëtari i PE.

2 komente në “PPE zbut qëndrimin ndaj teatrit, thirrje PD: Urgjent në tryezë, duhet të jeni plotësisht të angazhuar në bisedime mbi Reformën Zgjedhore”

  1. Kim été says:

    Falenderojm Parlamentin Evropian që s’na ka sjellur femije te therrur dhe student pa kokë në tremujorin e parë 2020.

  2. mik says:

    Lereni PPE -n. Ate qe bani qeveria ( ne fakt, ajo qe bani Edi Rama ne emer te qeverise ), gazetat Evropiane e kane konsideruar si akt fashist, e ju kerkoni ta zbusni, jo keshtu e jo ashtu ?!! Ufff !! Nuk lahet mu… me shu … , por lereni ate muhabet.
    Duke e ngacmuar i vjen era ma teper.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje