Dash Shehi: Axhenda e Ramës nuk ishte pandemia, por shembja e Teatrit . Ndaj na kyçi brenda, por të huajt e njohën tani

19 Maj 2020, 21:57Politika TEMA

Kryetar i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi thotë se shembja e godinës së Teatrit Kombëtar tregoi se axhenda e kryeministrit Edi Rama nuk ishte pandemia Covid-19.

I ftuar në emisionin Përballë të gazetarit Lutfi Dervishi, Shehi shtoi se cështja e teatrit ka prapavijë politike.

“Koha e tregoi. Shembja e teatrit nxorri në pah axhendën reale të Ramës, nuk ka qënë kurrë pandemia. I gjithë ky proces ndërprehet për të bërë një xhest të dhunshëm, që unë t’i jap sinjal shqiptarëvë që këtu i forti jam unë.

Edhe ato që bëjnë zhurmë i sjell 1000 policë e i përzë kollaj. Axhenda ime është kjo. Axhendat e tjera janë të popullit, ato janë të dorës së dytë.

Momenti është oportun, Europa se ka mendjen se gjithsekush ka pandeminë e vetë.

Mbrëmë do të ishin 10 mijë veta jo aq sa ishin, por Shqipëria është e mbyllur dhe njerëzit nuk vijnë dot. Edhe shumë në Tiranë nuk dolën se kanë frikë nga sëmundja dhe është normale”

Nga ana tjetër Shehi tha se me shembjen e teatrit qeveria i hapi sytë ndërkombëtarëve.

“E para e ngriti opozitën nga ai lloj gjumi që ishte. E bëri të qartë që konfrontimi me të do të jetë 360 gradë.

I tha ndërkombëtarëve që ka axhendën e vet. Me një dhunë të ekzagjëruar, s’është nëvoja të vish me policë pa numër, nuk është nevoja për policë të armatosur, të tërhëqesh Lelën zvarrë.

Po lodhëshim ne që t’i tregonim të huajve që ky nuk është normal, ai na bëri nder. E tregoi veten dhe axhendën e tij personale. Dhe e bëri pikërisht në një kohë që ne kishim futur një gisht të këmbës në Europë. Këtu gaboi.

Po ditën që shkruam një gjysmë letre për mëshirë, ata e kuptuan që ky djali i Tiranës është duke ndjekur axhenden personale, jo axhendën politike”- tha Dashamir Shehi.

14 komente në “Dash Shehi: Axhenda e Ramës nuk ishte pandemia, por shembja e Teatrit . Ndaj na kyçi brenda, por të huajt e njohën tani”

  1. Tironsi says:

    Injoranca ka arrit kulmin,gjithe bota e mbyllur kurse ky idjoti thote ba mbylli per teatrin.

    1. Foli edhe ky sahanlepiresi dhe raki-rrufitesi! says:

      Foli edhe ky trongulli pasi ka rrakelly nja pese dopje raki! A te ka dale rakija ty mre gamor apo je akoma xurxull? Sic i thote populli: Foli, foli, foli … gamori! Dhe tha fjale te medha si kanale, hale, bajga dhe ahh i paskan msu ene fjalen Teater. Pash nerin sa here ke qene zotnia jote n’Teater ti mre turi shtremet? Nuk ke as syfet me llap. Se si osht menja, thote poplli, ashtu osht ene syfeti. Ti nuk ke as njonen e as tjetnen. Ik ere budalla se ty te jep ka i cope mish qeni t’ngordh serbi i UDB-se, ta lepijsh ne darke dhe ty te rre menja se je qen bulldog. Je bo si kapter Rramiu me tre ushtare t’shpartallu. Kush je ti mre gamor? Rri ere se je bo bajot. Qazim Mulletja paskish qene lule para ktyne gamorve te Sali Bej Toptanit dhe Naltmadhnise se tij Dylber Metes. Hej trongull ke per t’ngel pa goj ore, se t’osht perdredh si shume dhe e ke bo si bytha turtullit mre. Shif shnetin zontina jote se u bone per pension ti mer lale dhe nuk ke koqe per politike tina.

  2. Iliri says:

    Raki, gjizë dhe hudhra.

    1. Yyyyyyyyy says:

      Edhe nje dopje raki nga une, per Dash baballekun ? ? ?

  3. andi says:

    ik mer pijanec i ndyre shif per ndonje pjate pace apo plonca dhe mos u merr me politik

  4. NjeQytetarOptimist says:

    Ai shtetasi amerikan Lela pamjet filmike, kaloj gardhin e policise te ndalonte veprimtarine e Policise se Shtetit duke bere detyren. Dhe thote qe do ta hedh ne gjyq. E keshilloj ta mbaj gojen mbyllur sepse ta besh ne shtetin e Amerikes nje gje te tille (duke prekur uniformen ne detyre), perfundon para gjykatesit. E kane provuar shoket e mi te shpetonin shokun e tyre dhe i plasen 1 jave ne qeli plus 5mije dollare gjobe (for interfering on Police Duty with high risk assault and disturbing peace). Eshte me shanc qe eshte ne ate vend qe s’ka shtet te fort ligjor se do ta kishte pare mire samarin. Lela, baben ballisto-komunist-rreshter i di mire ligjet e uniformes.. Se e di qe fshati s’ju fliste me goje..

  5. Beni says:

    Ti pi raki dhe e djeg me alkol,po ne te shkretet qe nuk na e qas ca te bejme

  6. zhulsi says:

    Hahahaha… ik or lal ver masken gojes mos hash ndonje koker virus e te merr me vete …

  7. Timi says:

    O zot gjithe copat e jarit…ne vend qe te gezohen dge te perkrahin ndertimin e nje vepre qe do i shtoje vlera Tiranes, hidhen perpjete njeri pas tjetrit sipas regjise se Sali vdekjes, e mbrojne nje ndertese pa pike vlerash e turp per Tiranen…asnje nuk din cfare eshte teatri…por mewe dara e reformes se drejtesise po shtrengohet e Sali vdekja e gjithe plehrat pas tin rrezikojne burgun kujtojne se zdrukthi e llamarinat e ksalbura te gerdalles qe u prish do t’i shpetoje nga çekiçi i dtejtesise.

  8. io says:

    Zombit ekzistojn , tani kam edhe proven.

  9. pjeter says:

    Po mer dash po,te huajt nuk kan len shqiptar pa njohur,madje edhe ty ,pasi ke rrekellyer nga dy tri dopio.

  10. Nardi says:

    E paska shkelur e ka dhjere fare Dashou?????

  11. Me ne fund doli e VERTETA , pandemia paska qene plan i kurdisur ne Kine ,ShBA. Europe , e ne pergjithesi ne bote , nga OBSH dhe i zbatuar nga narkoshteti , per prishjen e teatrit.

  12. TIRONA says:

    Po ike o rrodhe servil,mjaft me perralla gjuetaresh!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje