Meta, akuza Ramës e "thumba" Bashës: Kauza do vazhdojë deri në shembjen e tiranisë, një popull që fle në demokraci zgjohet në diktaturë. 17 maji s'do amnistohet kurrë!

19 Maj 2020, 19:04Politika TEMA

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka reaguar sërish për Teatrin Kombëtar. Përmes një shënimi në facebook, Meta thotë se ajo që ndodhi më 17 maj, nuk do amnistohet kurrë, se dhe e gjithë bota demokratike u shokua.

Kreu i Shtetit thotë se Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit nuk humbi, por fitoi një kauzë të madhe, përmes së cilës shumë shqiptarë të përgjumur të çohen e të kërkojnë të drejtën e tyre, kauzë që sipas presidentit Meta, do vazhdojë deri në shembjen e tiranisë dhe rindërtimin e teatrit.

Postimi i plotë i Metës:

Ajo që ndodhi në errësirën e 17 majit nuk do të amnistohet kurrë!

Ndërgjegjja shoqërore dhe kombëtare u lëndua si kurrë më parë.

Maska e tiranisë ra përpara të gjithë shqiptarëve dhe e gjithë bota e vërtetë demokratike u shokua.

Kurrë një ngjarje nga Shqipëria s’do prodhonte një jehonë të tillë dhe negative, që nuk shlyhet më dhe as harrohet derisa mbi rrënojat e 17 Majit të vendoset Drejtësia.

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit nuk humbi, por fitoi një kauzë edhe më të madhe duke i ndihmuar të gjithë shqiptarët e përgjumur për t’u zgjuar e bashkuar para se Tirania t’i shembë secilit shtëpinë e tij si banorëve të Unazës së Re.

Të gjithë shqiptarët e ndershëm u ndjenë të dhunuar pabesisht dhe poshtërsisht pasi Teatri ishte tempulli i tyre i përbashkët.

Të gjithe u ndjenë edhe në faj e borxh për heronjtë dhe heroinat që e mbrojtën atë për dy vjet e gjysmë me sakrifica të patreguara dhe nën presione të gjithanshme.

Tani kauza e tyre është e të gjithëve ne, dhe nuk do të ndalojë deri në shembjen e Tiranisë dhe Rindërtimin e Teatrit. Mirënjohje të përjetshme artistëve të cilët zgjuan qytetarinë.

Një popull që fle në demokraci zgjohet në diktaturë.

A nuk u zgjuam në diktaturë në mes të errësirës në 17 maj?

14 komente në “Meta, akuza Ramës e “thumba” Bashës: Kauza do vazhdojë deri në shembjen e tiranisë, një popull që fle në demokraci zgjohet në diktaturë. 17 maji s’do amnistohet kurrë!”

  1. gjeloshi says:

    Populli e di mire se kush e vodhi floririn…..
    Populli e di mire kush jane vrasesit….
    Populli e di mire si ishin Sali krimineli dhe Ilir floriri ne fillimet e demokracise dhe syte ne balle i ka per te pare miljarderet kriminele qe u bene te pasur me “rroge shteti”……
    Populli nuk eshte shpellar si Meta dhe Berisha….
    Populli nuk eshte Stresi me te atin, keta i kane mbetur Saliut….

  2. ori says:

    Ne kete foto Ilir floriri ka treguar qe eshte HITLERJAN….

  3. Arbert says:

    Po ik o pall se na ke ca trapin!
    Edhe kur Ben njeri nje pordhe ne kte vend do dalesh ti ta komentosh! Kush je ti mor I paftyre qe merresh me cdo gje? CA je? Gazeta kronike?
    Po ti je njeri me negativ ne shqiperi! Ti je nje bushter me dy fytyra!
    Kush je ti qe tregon kushtetuten e ketij vendi, e bete cope kaq vite, keni fshire menderen me te! Usht mor plehre, hajdut..

  4. NjeQytetarOptimist says:

    Shufrat e “floririt” po u shkrin, shpeton nga amnistia sidomos kur pamjet jane te “modifikuara”.. Hajduti ben moral..

  5. Raul says:

    Nix ge funden.
    Po : 17 maji nuk do harrohet kurre. Rasti i pare ne historine e njerzimit kur gruaja e presidentit te nje shteti zhgerryhet ne mes te bulevardit dhe ben akte cmendurije ne mbrojtje te nje grupi pseudoaktoresh hajdute te nje gerdalle bordello 80 vjecare qe u shkermoq si kuti kartoni.

  6. Flutura says:

    …e shihni sa e madhe eshte diferenca e nje njeriu te lindur e rritur ne qytet me tjetrin e lindur e rritur ne fshat?
    Te parit i duken bajate e demode pupulitet e lyer me bojra, te dytit i duken monumente kulture.
    Shqiperia po vuan shume nga mentaliteti i fshatareve ne politike.

  7. iliri says:

    Pirdh se lirohesh o maskara. E persee thua ti u dashka te te besojme, Kurre nuk te beson njeri e jo me populli shqiptar, te gjithe te dime kush je e cfare ke bere o MASKARA, NDYRESIRE, NJERI PA VLERA PERVEC ATYRE KANIBALESKE.

  8. Lush berbali says:

    A do te çohen ndonjehere me shqiptaret ?
    Ata u perdhunuan haptazi ne Tv ku pane ministrin tek i jepte miliona zv kryeministrit .
    Ata pane 27 te vdekur e 300 te plagosur ne Gerdec.
    Ata pane 4 te vrare e 200 te plagosur me arme zjarri ne mes te bulevardit.
    Pane 2000 te vrare ne 1997.
    Pane 8000 te vrare ne 20 vite.
    Pane detin tu zaptohej.
    Pane qytetet ,lagjet tu rrenohen,tu zaptohen.
    Pane te lindin qytete nga hiçi,ne Gjirin e Lalzit,ne Borsh,ne Kakome .
    Pane vila me 2000 metra katrore,me 11 banjo,me mace e qen me te bukur se te zotet e tyre.
    E ç’nuk pane te shkretet shqiptare.
    Kryetari i opozites braktisi slkatin e 10 bashke me shtesen pa leje .
    Mbase eshte i pastrehe.
    Mbase qirane ia paguan Edi,apo Erion Velia.
    Mbase e ka falas nga oligark filani…
    E ç’na duhet emri.
    Ai qe proteston per teatrin,per oligarkun qe fshihet pas tij, fle tek oligarku.
    Ky tjetri qe nuk amniston 17 majin ,a do ta ambistoje 21 janarin ?
    Po pamjen me 700 mije euro ?
    Po floririn ?
    Po shtepine ne Lalz bere me kursime nga ushqimet ?
    Eh sa do te shohim o popull…!
    Se di kur,pse duhet te çohemi me pare .
    Nje mije arsye kemi,per t’i marre perpara bashke me vilat e pasurite 30 vjeçare.
    Te çohemi tu kerkojme llogari ku shkuan pasurite e ketyre 30 viteve .
    Te çohemi tu kerkojme llogari sesi nga pabreksa u bene pronare ne Tirane,Durres,Himare,Sarande,Lalz.
    Njerez ,degjojeni presidentin !
    Ngrihuni e kerkojuni llogari per gjithçka !
    Ilir Metes te parit.
    Si thoni,a bejme siç thote presidenti ?

  9. Aleanca per mbrojtjen e tallashit says:

    Mbaje veten mor burr,mos e jep veten per nje cope tallash
    PS.Foli edhe Mones nje cike,se mos na ben hatane edhe na le Edin pa vesh
    Nqs. e ka seriozisht,te interesohet nje here ku e ka veshin Edi,se mos na kafshon ndonje gje tjeter

  10. Timi says:

    Ky rrota jarit, ky hajdut muti eshte president. Shjel ligjet dhe ben te kunderten e punes qe ka…kush president be bote ben keto dekkarata e veprime kryekeput ne kundetshtin me rolin qe ka. Kur do e shkarkoni kete hajdut te shkoje tek partia babale e nga atje ti bej keto shkrime.

  11. Pranvera says:

    Me ty president te ini te sigurt qe vetem mir nuk ndihet ky popull por cfar tu besh konjukturave politike tipike ballkanase.Te ini te sigurt qe shqiptaret po presin kur do zhdukeni .Ju ini nga ata qe akuzoheni ne menyren me te keqe te mundshme per nji njeri publik per ryshfet Babzin tuaj do ta paguajn pas ardhsit tuaj se i keni hyr ne hak ketij populli per kete te ini te sigurt .Ai lart vonon por nuk haron .

  12. Tanush says:

    S’do amnistohet thote Likja. Sa gjera keni amnistuar per njeri tjetrin. Keni me shume gjera qe u bashkojne ju hajdutet e politikes. Prape do ta gjeni gjuhen se si do ndani pushtetin dhe fitimet qe dalin prej tij. Mjere populli qe eshte ne kete derexhe.

  13. Atdhetari says:

    T’i SHËRBËTOR Ruso-Grek për një Gjë ke të Drejtë se: NË VEND që Shqiptarët të Mblidhen dhe të SHPARTALLOJNË Gjirin e Lalzit. Aty Ku NDODHEN KUÇEDRAT E GLLABËRIMIT TË PASURIVE TË TUNDSHME DHE TË PATUNDSHME TË Shqiptarëve. Dhe që Të Gjithë e Dinë por….. Ndërsa T’i AGJENT MUTI na paske Kurajon të Thërrasësh për Kryengritje Ndaj Kasolles më Kartona që u prish!? Sinqerisht të Lumtë. Ky RAMA e ka Përmendur së Bashku me Saliun Nëpër Dhëmbë. Nuk e Di Pse këta dhe Drejtësia KA FRIKË TË FLASË PËR ATË FLORI! Por Përsëri FLORIRI QËNDRON DIKU TEK T’I! Derisa Nuk ka Drejtësi T’i Thërrit për Teatrin (nuk po diskutojmë Krime më Vrasje apo Vjedhje të Tjera Galopante!?).

  14. katarakti says:

    Vetem per kete deklarate ai duhet te jape doreheqjen nga posti i presidentit. Ai quan tirani shumicen e zgjedhur nga populli. Ai nuk perfaqeson me shtetin, por kryetarin e opozites dhe burrin e Kokemadhes. Nuk mund te jesh edhe president i shtetit edhe kryetar opozite!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje