Në kushte të tjera, me normale, do ishte vënë re menjëherë. E po ashtu komentuar. Ajo pra, që kreu i demokratëve Lulzim Basha po tenton të kurojë pamjen, për ta bërë sa më rinore, të shpenguar, sportive.
E ka nisur nga nxjerrja e këmishës mbi pantollona.
Nuk dihet nëse pas këtij ç’skematizimi ka ndonjë kurues të specializuar apo vepron me kokë të vet, ndonëse shija e bashkëshortes mund të jetë përcaktuese në vendimmarje, por realisht nuk i shkon.
Nuk i shkon jo thjesht nga fakti se e ka betonuar vizualisht veten te perceptimi i opinionit si i “rregullt në veshje”, me një thjeshtësi skematike, porse dhe këmishat e zgjedhura për t’i lënë jashtë nuk janë të duhurat.
Plus që nuk e bëjnë me grishës; përkundrazi, e nxjerrin dhe lakuriq në një sforco lehtësisht të lexueshme për të ndërtuar një identitet të ri, përballë atij që është sfidë identitare, kundërshtarit politik Edi Rama.
Te ky i fundit, siç dihet, si kollarisja e si ekstravaganca, si seriozja e si qesharakja, si klasikja e sportivja, janë pjesë identitare të ngjizura e të afirmuara në kohë. Gjithashtu dhe të gëlltitura nga publiku, deri në pikën e të qënit normale dhe të natyrshme.
Askujt nuk i bën përshtypje që Rama merr pjesë me xhup sportiv në mbledhje qeverie apo në atë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare (ditët e post-tërmetit), përfshi dhe më të fundit akt, atë të atleteve të bardha me kostum klasik. Nëse nuk do i kishte këto, nuk do qe Edi Rama.
Por te Basha, tendenca të tilla mund të rezultojnë fiasko në të ndërtimin e një imazhi të kuotuar për të qenë lider tërheqës. Eshtë e qartë tashmë dhe defekti kryesor i tij, në ndërtimin e një lidershipi frymëzues, edhe një krizë identitare e brendshme, pa lëndë tërheqëse për publikun.
U dallua kjo dhe në rastin e nisjes së asaj fushatës së takimeve “të rastësishme” në treg duke bërë pazar a gjetiu, me hallexhinj shqiptarë të pamundur apo me frigorifer bosh. Ndërkohë, krah tij, Ilir Meta, po me të njëjtat tendenca, është bërë krejt anektodik.
Te Basha nuk është çështjeje veshjeje, edhe kur Rama i përmend pantollat e dokut për ta kompleksuar. Me dok a xhinse, Basha nuk çalon në pamje, as në stil veshjeje. Tek e fundit, xhinset që mban i japin rininë dhe freskinë e nevojshme në funksion të imazhit. Ndërsa këmisha në pantollona, psikologjikisht e bën më të besueshëm se sa jashtë tyre.
Problemi i Bashës është në mendim, në artikulim, në kreativitet; është në tealentin e munguar për të ndërtuar një histori suksesi me vokacion politik e shoqëror. (Në aspektin personal mund ta ketë ndërtuar: shkollimi, punësimet, pasuria).
Një pjesë prej tyre është e lindur, një pjesë ndërtohet. Që s’i ka të lindura është kuptuar. Por po kuptohet që dhe s’i ndërton dot.
Dhe këtë ngërç nuk e zgjodh dot këmisha mbi pantollona! (Tesheshi)
Bravo Mesila. Artikull i goditur. E ke pas fiksim kete punen e veshjes gjithmon. Se kam harru me t’pyt… si ishte ai muhabeti qe u dogjen perdet e hotelit ne Fier?!
Ndoshta per te njejtat arsye qe fisqir Veliaj apo Drogaxhi Rama veshin kemishe te bardhe para njerezve, kemishe me supermen para femijve.
…sepse , Lul Bytha (Basha) qe vrau 4 Deshmoret e Demokracise ne Bulevardin Deshmoret e Kombit me 21 janar 2011 , se bashku me Sali Karaxhiçin (Berishen) , osht ” Zhuljeta ” e Kryeministrit me fantastik e rangut boteror , Edi Rames !
..sepse , para tij qe po e pershendet me bryl , osht nji jurist rrotk… me mbienrin Rubiku , antar i vetem i partise se Dylaver (dallaver) Teprlenes se PRepublikane Durres me jo ma sum se 2 deri 3 antar gjithsejt , me kryekar te perghithshem te PR Fatmir Medihoxha i Gerdecit me 27 te vrare te paajshem
Kanë filluar ti pëlqejn Grida Duma dhe Rudina Hajdari, ndaj kemisha i mbulon hajdarin dhe gertin.Koh e mir
ky eshte qenia me e shemtuar ne politike
ku do mesi me u vesh ky hibrit muti mer hahaha
ky eshte plehr rrugesh
Partia Komuniste e Kines dhe anetaret e saj e kishin detyrim tabanin kemishen jashte. LUL KINEZI.?Rrofte Kina dhe mesimet e Maos???
Po Rama eshte kodosh!? Kur Rama filloj te shfaqej ne publik me veshjet e tij ekstravagante e te stilizuara, qe vetem nje “stilist” si ai mund ti realizonte, si tirqe , apo qillota , brekushet karakteristike te burrave te Tiranes e tje, te gjithe ne pa, lere politikanet, nuk lame gje pa i thene e pa share. Ai as rruajti, e as e qethi, por per cudi ashtu si Klinton pas skandalit me Lewinskin, ne vend qe ti binin kuotat e besimit, atyre me shum ju ngriten pas ketyre veprimeve! Madje Rama edhe deklaroi, qe te gjithe keta qe sot po me shajne percmojne, neser do te jene te paret qe do te kene deshire t’me imitojne! Dhe vertet, duam, apo nuk duam, na pelqen, apo nuk na pelqen, me vese apo me huqe, do ti qe njerezit, jo vetem kane filluar ta pelqejne shum, pasi ai eshte origjinal, por nje pjese e mire e politikaneve, si Luli, ashtu si pa u ndjere, (se jane burra Zemani) pak e nga pak, po mundohen edhe ta imitojne ate. Por ashtu sic thote autori jo vetem qe nuk ja arrijne dote qellimit, por ne te kundert, me keto levizje te sforcuara, ata behen qesharake, ne vend te vene vetullat, ata po nxjerrin syte.
Si ta nxjere si ta futi Basha eshte njelloj si muti.?????
Love you Basha.
Po bënte shurrën,nxitonte se Monika po i bërtiste se ishte vone për protestë.
Tendence e femijeve per t’u dukur te ritur !