Kryeministri Edi Rama ka mohuar kategorikisht lajmin se në protestën kundër shembjes së Teatrit Kombëtar ka pasur policë të armatosur.
Në një intervistë për ‘News24’ gazetarja Nisida Tufa teksa pyeste kryeministrin ka pyetur këtë të fundit në lidhje me një foto ku shiheshin disa policë me armë. Ky i fundit theksoi se bëhej fjalë për një trupë policësh që dilnin nga ministria e Brendshme. Po ashtu ai theksoi se në godinën e teatrit kombëtar nuk ishte futur asnjë polic me armë.
“Kush është tejkalim i kompetencave të policit kur njerëz i hakërrehen dhe i futen në territor. Bilanci i kësaj dhune në fund të ditësh ishte fakti se 2 policë kanë përfunduar në spital. Nuk di që të ketë pasur artistë që ka përfunduar në spital. Keni parë ju në ndonjë protestë jashtë kur të flitet për dhunë dhe në spital të shkojnë policët, ose më saktë vetëm ata. Aty nuk ka pasur dhunë policore. Keni parë policë me armë? Ku? Të armatosur ku? E rëndësishme është që të mos harroni një gjë se fakti që kërkoni qime në veze, flet për standardin demokratik.”, tha Rama.
Gazetarja: A janë armë këto zoti Rama?
Rama: Ko është një trup që po del dhe po ikën nga ministria e Brendshme. Këtu nuk shoh ndonjë marrëdhënie mes kësaj trupe dhe protestuesve. U tha se policia ka qenë e armatosur kur ka nxjerrë njerëzit nga godina. Policia nuk ka pasur asnjë pajisje kur ka hyrë për të nxjerrë njerëz. Nëse ju më ndërhyni dhe përgjigjeni, e kaloj në formë debati.
Po me po, rama luli veliaj po vjedhin e bejne kerdine te ky peojekt, gazetarja merret me policet.
Pirdh pirdh se lirohesh.
Ec aty gjigando
Me foto i kishe policet me arme dhe maska te teatri.
Po ska gje per 30 milione euro teatri dhe nja 200 milione euro kullat ja vlen.
Lere pastaj qe rilindasit sa me shume te vjedhesh ti aq me te kenaqur jane.
Je i madh ed rama, ti mund te thuash qe nuk quhesh me ed rama dhe teatrin dhe keto miliardat po i vjedh saliu dhe prape rilindasit do te besojne.
Ec aty gjigand, ti e ke kuptuar se cfare do shqiptari.
Je njesh edo , je njesh.
Lum ster ster niprit e zahos sa leke do kene.
Po prishen nga qejfi rilindasit qe stersterniperit do i kene skllever.