Dy fjalë për Teatrin e transformuar të Operës

19 Maj 2020, 15:18Politika TEMA
Dy fjalë për Teatrin e transformuar të Operës

Nga Altin Ketro

Dua të ndaj një eksperiencë jo të këndshme kur disa vite më parë, teksa shoqëroja një mikun tim në ambientet e Teatrit të Operas dhe Baletit, për një punë të tijën tek pjesa e prapmë e këtij institucioni, sapo hyra aty u ndesha me një erë të tmerrshme jashtëqitjeje. Nevojtoret ishin në hyrje të godinës dhe era e tyre kishte marrë dhenë kudo aty.

Fillimisht zura hundën me dorë, më pas bëra të dal jashtë, por ndërrova mendje dhe qëndrova. Doja të bëja një eksperiment social me veten time dhe gjithë atë artistë që shihja teksa hynin e dilnin në punë të tyre. Po mendoja: Çfarë i bën ata që të durojnë 8 orë punë në këto ambiente ku të dilnin zorrët nga goja prej asaj ere, dhe mua që nuk do mund të duroja as 15 minuta?!

Artistë të operës, balerinë, valltarë, instrumentistë e pjesëtarë të administratës, nuk iu bënte fare përshtypje era aq e keqe që vinte prej tualeteve. Artistë që na kanë nderuar nëpër botë, ishin bërë konformistë me ato kushte të ububu-shme.

Teksa isha në minutat e fundit të pritjes, shoh që shkallët i ngjitën dy të huaj që flisnin anglisht me njëri- tjetrin. Fakti që edhe ata ishin “familjarizuar” me atë erë, m’u përforcua teksa ata u përshëndetën përzemërsisht me tri kolegë shqiptarë. Asnjë fije nuk u lëvizi mimika atyre, por unë sinqerisht ndjeva një turpërim dhe atypëraty dola menjëherë jashtë.

Të gjitha këto ndjesi m’u ringjallën në kujtesa teksa shihja online një vizitë të kryeministrit Rama në ambientet e reja te Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor. Në çdo cep që lëvizte kamera, ndjeja një emocion të papërshkueshëm.

Një transformim i pabesueshëm aq sa të krijonte një ndjenjë krenarie të brendshme, një gjendje shpirtërore të mrekullueshme, për ato kushte që do t’i kenë artistët tanë. Po jo vetëm ata, por edhe shumë kolegë të tyre anembanë botës që do jenë të ftuar të japin shfaqje të përbashkëta, apo kur të zhvillohen festivale ndërkombëtare operistike.

Pas një kalvari afro tri vjeçar dhe një durimi titanik të artistëve të operës, baletit, valleve e këngëve, si dhe të instumentistëve, duke bredhur sa andej- këndej nga njëra sallë në tjetrën, më në fund ata do të shijojnë pas tri muajve shtëpinë e tyre të artit që nuk dallon nga të ngjashmit e vetë në botën e qytetëruar. Besoj që bukuria dhe komoditeti që ka tashmë salla qëndrore dhe sallat e provave, do të ndikojnë për mirë në rritjen e cilësisë artistike dhe në një impenjim e motivim më të shtuar tek trupa artistike.

Fatmirësisht ata nuk e treguan nostalgjikë për të ruajtur “identitetin” shqiptaro- sovjetik dhe, prej këtij besimi, u shpërblyen me ato ambiente që i respektojnë e nderojnë ata dhe spektatorin që i ndjek me dashuri.

Së fundmi, kam një sugjerim për drejtuesit e TKOBAP që të mos lejojnë më që në atë sallë të magjishme të zhvillohen aktivitete politike, siç ka ndodhur në të kaluarën. Është e tmerrshme ta mendosh që militantë mitingashë, që s’i lidh asgjë me të bukurën e me solemnitetin që ajo sallë mbart, që hyjnë pa lekë, pra t’i shohësh ata që nën hovin e ngazëllimit të ovacioneve për liderin e radhës, aty ku vihet shpina të vënë të ndenjurit e aty ku vihen të ndenjurit të vënë këmbët. Ajo duhet të ketë vetëm një destinacion: Të mbetet sallë për shfaqje artistike!

26 komente në “Dy fjalë për Teatrin e transformuar të Operës”

  1. Godinat e teatrit do mirembajtje says:

    Teatri i operas dhe baletit apo teatri i ri qe do ndertohet ,duhet te menaxhohen nga njerez me pervoje , jo thjesht nga nje njeri qe s,ka idene. Keta godina duhet te kene mirembajtje.
    Shikoni teatrin Turbina, jo vetem puna skandaloze e kompanise qe e ndertoj por dhe menaxhimi i tanishem eshte turp, pisllik gjithe andej, plehra dhe inerte te hedhura ne territorin e teatrit, shoferi i drejtorit lan makinen para teatrit.
    Kush do qe kalon aty e dallon fare mire si eshte katandisur

    1. Krau Kriu says:

      Bukur, por mavia, mbizoteron mavia kudo!

  2. Qytetari i zakonshem says:

    Me ne fund artistet tane te talentuar, te urte deri ne dhimbje do te kene ate qe per vite e kane merituar.

  3. Doda says:

    Keshtu kan qen ketrush e para 90tes brilante sallatdhe ambjentet tek pallati kultures , por nga dita qe erdhen barbaret demokratet me lukunin e hajdutve kafsheve dhe alabakve nga pylli ku flinin me arushen dhe i katandisen si mos me keq , 30 vjet shteti ka qen inegzistent ne kte vend esht drejtuar nga bandat dhe kriminelet dhe se rruante fare dhe u degraduan xhdo gje , ne pallatin e kultures per mirmbajtie sallash dhe ambjentesh kur kishim shtet flas para 90tes , punonin nje rrepart elektriçistesh marangozesh dhe lloj lloj specialistesh qe paguheshin per mirmbajtien e ambienteve te pallatit kultures , erdhen barbaret pas 90tes ku shtetin e drejtonin bandat dhe vinte era mut ter SHQIPERIA nga fillimi ne fund , jo vetem pallati kultures dhe salla operas . Xhdogje do organizim dhe mirmbajtie qe te shkelqej o KETRUSH.

  4. Lexusi says:

    Trego nje her kush e ka degraduar teatrin e operas dhe baletit , se deri para se te ndrrohej sistemi keshtu siç e she ka qen ndoshta me mir se kaq , ju barbaret e zbritur nga shpellat e shkaterruat e degraduat siç dini vetem ju , ju qe zbritet me brutal se nje pushtus dhe me te pa shpirt se ai , shkaterruat pronen qe kishim ndertuam vet ne dhe baballaret tan me duart tona , dhe sot ju duket çudi sikur çoç kini ber , vetem keni ndrequr ato qe shkaterruat me shpellaret ne ball , e keni rregulluar kaq , se ka 30 vjet shtetin ktu e kan drejtuar cubat e veriut bandat kriminelet nuk ka patur as rregulla as organizmim , pse beni sikur çuditeni , ju e bet te vinte era mut xhdo gje ne kte vend , o rregulloini ose vazhdoni e i mbani er atij qe beni .

  5. Fred says:

    Ja nje burre shteti qe kerkon te bëje, dhe jo të zhbëje si kane bere dhe vazhdojne dhe sot vrasesit dhe grabitqaret e te mirave tona materiale dhe shpirterore.

  6. Zigur Qarri says:

    Drejtuasit e TKOBAP,ose militantet e “rilindjes”,i zhvillojn aktivitet politike nese urdheron skizofreni D’Rama.
    Ilir Kerni,drejtori i Teatrit Kombëtar,nje nga balerinet shqiptare më sukseshem ne Botë,u largua pikerisht sepse i zinin
    frymen militantet e “rilindjes”.Ilir Kerni ishte idealist,deshironte qe arti shqiptare te ngrihej ne nivelet perendimore,
    por per hienat e skizofrenit D’Rama,kjo s’ka rendesi,rendesi kan vetem ata persona qe jan ne funksion te pushttetit te tij.
    Artin shqiptare e shkatrroi ai qe nuk kishte byth te mbijetonte ne France,ai qe shiste ikona te vjedhura,Edvin D’Rama.

    1. NjeQytetarOptimist says:

      Zigo, ndonje llaf per godinen?!?! Apo Nuk I intereson partise se zhulit perfundimi?!?!

      1. miu says:

        Ja te te them une nja 2 llafe. 1) Nga ngjyrat qe e kane lyer ngjan me shume si nje bordello. 2) I kane cmontuar ose hequr mekanizmin rrotullues te skenes. 3) Shiko rradhet e ngushta te karrigeve dhe nuk kane menduar se nqs dikush qe eshte ulur ne mes te salles dhe deshiron per arsye te ndryshme te largohet duhet qe gjysma e rrjeshtit te ngrihet per te lejuar qe te dali ne vetem 2 drejtime majtas ose djathtas. 4) Nuk mund te flas per akustiken….! 5) Nuk mund te flas per ambjentet e salles se baletit edhe pse kam degjuar qe poshte parketit ka vetem beton. Ai/ajo qe eshte balerin me kupton. 6) Per mua me mire ta shembnin ate godine komuniste se sa teatrin dhe aty ne qender te ndertonin nje opera te re.

        1. Zigur Qarri says:

          Sigursht qe poshte parketit do kete beton, eshte eliminuar hapesira ku jetojne minjte.

        2. PeDe-isti says:

          Nuk duam salla operash me ngjyra bodelloje dhe me karrike te ngushta, duam kioska buze Lanes dhe shurrtore!!!!

      2. Zigur Qarri says:

        Godina eshte bere e mrekullueshme, bravo Edi Rames per punen e kryer aty dhe nje premtim tjeter te mbajtur. Vazhdoni me Teatrin tani.

    2. Lajmesi says:

      Zigur Qirri, thirri menjes dhe perqendrou : Asnje nuk esht i perkryer dhe asnje nuk esht shenjt, por midis njeresve ka ndryshime. U prish teatri per tu ber teater se ishte kthyer ne hale per ata qe kerkonin te beheshin artista por ishin ambjentuar me kushtet. U shkatrua nje industri e tere dhe u lan njerzit rrugeve pa pune, kush i beri, ushkatruan institute te shkences dhe teknikes populli u braktis ju thane perplaseni koken mbas murrit. Prandaj zigur qorri njerzit nuk jane njesoj, dikush kerkon te ndertoj dhe dikush di vetem te shkatroj. Zigur me qe u hap plazhi futi nje te lare andej nga Lalzi.

  7. goliku says:

    Altin Ketro si gjithmone jeni shume i sakt ne ceshtjet qe trajtohen. Per problemin e TOBIT dihet qe ish kthyer ne nje WC dhe mjer ata qe punonin. Ai tani eshte trasformuar dhe vrejtja ime eshte qe u sterzgjat shume,ne te gjith boten e qyteteruar ka afate dhe kur nuk zbatohen ne kohe sanksionet jane shume te renda, ketu te ne kjo nuk funksionon dhe mban era korrupsion.

  8. drino says:

    Altin jeni shum i sakte por kuj tja thuash shpellareve qe jane mesuar te peshtyne ne toke dhe te urinojne te lana.

  9. Lani says:

    Shurra o i dashur Altin gjithnje do te mbaje ere neqoftese nuk lahen WC-te. Dhe kjo do te ndodhe kur ata qe punojne aty do te kerkojne qe te mbahen paster e te tregojne edhe vete kujdes kur i perdorin.
    Sa per ata qe do te vijne per te brohoritur, duhet qe nje pjese te parave te fituara nga qeraja te blihet leter higjenike sa me shume si dhe ilaç pastrimi. Eshte e sigurt qe do te behen me pis se zakonisht. Shume prej atyre njerezve nuk kane edhe sot e kesaj dite WC me uje ne shtepite e tyre.

  10. Erioni+Luli+Edi = kelyshet e Sorres says:

    O Altin, po sallen e kinema Republikes e ke pare sa bukur e kane bere ? Po ate te kinema 17 Nentorit e ke pare sa bukur e kane mobiluar ? Po sallen e kinema Partizanit e ke pare se sa mire eshte bere ?
    Te fala Meros.

  11. specialisti says:

    Pa politike o njerez te mire.
    Me ne fund u be nje teater opera e baleti model.
    Ta ruajme e ta perdorim jo per aktivitete politike.
    Vjen era qyteterim.
    Ta gezojne artistet e populli.

  12. Poko says:

    Ne raste se do te ishte shfaqur ne media nj nate me pare nje dokumentar me keto pamje te teatrit te operas e baletit te rastauruar kaq bukur, besoj se nuk do kishte dale asnje ne proteste per rishjen e rangalles dopolavoro,

  13. Tani says:

    Per teatrin e Operas, jane shpenzuar 12 milion Euro, ndersa per Turbinen diku tek 7-8 milion Euro.
    Por qeveria nuk ka 30 milione Euro per Teatrin e Pare Shqiptar. ahahahahahahaahahah

    A e kuptoni qe prishja e teatrit eshte thjesht akt korruptiv i paster. Po s’doni ta kuptoni, se edhe nje femije i klases se 4, po t’ia shpjegosh e merr vesh se s’do ndonje shkence.
    Popull taleban, se injorant eshte pak, qe eshte dakort te prishen teatro per kulla, bare e restorante.

  14. Qytetari says:

    E bukura i vret, nuk e di nga cfare dreq kombi e cfare dreq genesh kane keta njerez, qe ne vend se te krenohen me keto ndertime moderne , ku cdo gje eshte bere e kohes , funksionale dhe qe te kenaqin syrin, shajne e anatemojne cdo gje. E mira eshte te jepen ne emisione televizive pamjet e restaurimit te teatrit te operas, por edhe te objekteve te tjera, mbase I shikon edhe mavri presidenti e te beje dallimin se kush jane talebanet, ata qe e ndertojne kete vend apo ata qe dine vetem ti djegin e shkaterrojne.

  15. Tironci says:

    Te nxjerrin faturen dhe ta bejne publike, eshte bere me parate e popullit. Duhet ta nxjerrin se e kane per detyre. Mos e ka bere edhe kete ajo firma Fusha qe kerkonte te bente rrugen tek unaza e re 1 km= 22 milion euro, si dhe kerkoi te bente Teatrin e ri me kulla? . Si e shpjegon Kryeministri kete ? e njejta firme ndertimi me fatura 10 here me te larta. E kujt eshte kjo firme mos eshte ndoshta e kryeministrit me kompanet e tij?. Ju duhet te shkoni para drejtesise. Nxirrni Faturen

  16. Ladi says:

    Salla e operas ishte me e mir se kjo o njerez por politikanet kafsh antishqiptar e lan me qellim te degradohej si cdo gje ne kte vend qe te benin tendera , se te tera parat e shqiptarve politikanet tan nuk i moren me thes dhe iken me vrap jo , por çdo gje qe ishte e ndertuar dhe moderne u la me qellim te degradohej , siç u be me spitalet shkollat rruget hotel dajtin , piramiden , hidrocentralet etj ,kto u shkaterruan me qellim u lan te degradohen nga kta politikan antishqiptar e grabitqar , se vinin tendera me miliona euro , ku gjysmat e ktyre parave te ktyre tenderave mos them 80 perqind shkonin neper banka ofshore jasht shtetit , nuk kish nevoj salla operas ishte me e bukur se kaq , por e dhjet e bet hale e masakruat e bet siç dini ju dhe tani gezoheni qe e kan rregulluar sallen ata qe e prishen e si kerkoj kerkush llogari , por bashk me riparimin e operas dikush beri vila ne lalez dhe lunder , mos beni sikur keni qen andertal para 90tes , se ne at koh esht ber opera teater kinematografi dhe te tera ai sistem qe ishte i ndertoi me baballaret tuaj , por teoria antishqiptare çfar ka ber komunizmi ta prishim , na lan pa brek ne byth injorant e alabaket , na lan pa shkolla pa sporte pa art dhe kultur , dhe sot te ter artistet i ngjiten partive politike si muti mas kpuce per te lepir ndonje kock se arti e kinematografia vdiqen me sistemin qe shkoj , sot qajn per teatrin te ter ata qe nuk kan qen kurr ne teater ne jeten e vet .

  17. Tir Re says:

    Tironci sa vjet ke qe je bere Tironc?

  18. ali peza says:

    E kam thene ketu e vite me pare:ne se dikush mund te beje diçka per kete vend eshte Edi Rama.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje