DOKUMENTI/ Avokatja e Aleancës për Teatrin e dënuar nga gjykata për falsifikim dokumentesh

19 Maj 2020, 14:30Politika TEMA
DOKUMENTI/ Avokatja e Aleancës për Teatrin e dënuar nga gjykata

Një fakt i ri është zbuluar së fundmi për avokaten e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, Adriana Kalaja. Edhe ajo, si kolegët e saj më herët  rezulton e dënuar me vendim gjykate për falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim detyre.

Ngjarja ka ndodhur në vitin 2011, kur Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë, e shpall fajtore Adriana Kalanë duke e dënuar atë për të dy veprat, atë të falsifikimit dhe të shpërdorimit të detyrës me 18 muaj burg dhe 6 mln lekë gjobë, por me bashkimin veprave penale, u la 1 vit burg dhe 3 mln lekë gjobë.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë, me vendimin Nr. 127, dt. 19.09.2011, ka vendosur:
• Deklarimin fajtor të të pandehurës Adriana Kalaja, për veprën penale të “Falsifikimit të dokumenteve” të kryer në bashkëpunim dhe dënimin e saj në bazë të nenit 186/2 K.Penal dhe dënimin e saj 1 (një) vit burgim dhe 300.000 (treqind mijë ) lekë gjobë. • Deklarimin fajtor të të pandehurës Adriana Kalaja, për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe në bazë të nenit 248 K.Penal të dënohet me 6 (gjashtë) muaj burgim dhe 300.000 ( treqind mijë ) lekë gjobë.
• Në zbatim të nenit 55 K.Penal me bashkimin e dënimeve në një të vetëm me 1( një) vit burgim dhe 300.000 (treqind mijë) lekë gjobë.
• Në zbatim të nenit 59 te K.Penal urdhëroj që e pandehura Adriana Kalaja të mbajë kontakte me Shërbimin e provës dhe të vihet në provë duke pezulluar ekzekutimin e dënimit për një afat 18 (tetëmbëdhjetë) muaj”, thuhej në vendimin Gjykatës së Krujës.

Me sa duket, drejtimin e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit e kanë në duar njerëz me probleme me drejtësinë në të shkuarën e tyre.

3 komente në “DOKUMENTI/ Avokatja e Aleancës për Teatrin e dënuar nga gjykata për falsifikim dokumentesh”

  1. Usa says:

    Kjo ishte ajo cubja qe do sulmonte ambasaden amerikane? Jane mbledhur gjithe horrat dhe bucet grup. ????

  2. Lana says:

    Plehrat, vetem plehrat jane mbledhur rreth opozitareve talebane, linçuesve te artit dhe tradites reale te teatrit shqiptar.

  3. katunari i viçidolit says:

    1. Neser, ne oren 17 e 30 minuta, Avokatja e Aleances per Teatrin, se bashku me Budinen e PD-se, Neritan Liçajn, te gjithe ata qe flasin me
    pathos pa argumentuar asgje, dhe Budinen pa floke (te me fali sepse nuk me kujtohet emri), qe ne momentin para se te vendosnin diten e
    merkure per proteste, shkoj dhe foli me Lulezim Bashen se si ta mbyllnin protesten dhe kur te caktonin diten e protestes tjeter (shifeni te
    filmuar e te dhene nga nje televizion ne moment), LE TE DALIN DHE TA MOHOJNE ATE SA SHKRUHET ME SIPER, DENIMIN PER VEPREN
    PENALE TE “FALLSIFIKIMIT TE DOKUMENTAVE” te kryer ne bashkpunim.

    2. Persa i perket atij noterit te Jemin Gjanes, bashke me ate tjetrin, te kene turp per gjestin me ate Artistin.

    3. Persa i perket sjelljes se efektiveve te Policise me Analistin Lela, nuk jam dakort, por kam edhe nje verejtje per Lelen, e cila u dha shkas
    efektiveve te nderhynin: Çfar deshi Lela si KAPOSH atje ku tre Pula kishin mare per krahu nje Pule tjeter ? Perse nderhyri si trim ky
    KAPOSH tek kater Pula?

    4. Persa ndodhen incidentet ne Proteste, eshte Turp. Ne proteste shkohet per nje KAUZE dhe jo per te kryer veprime qe na turperojne ne sy
    te botes si komb.

    5. Persa i perket prishjes se Godines, gjithmone kam qene me medyshje, por kur pashe se me çfar materiali ishte ndertuar, dhe kur degjova
    edhe intervisten e dhene nga i madhi VRIONI, thashe me vete : FALEMINDERIT ZOT QE NUK I KA RENE NDONJE SHKENDIJE ZJARRI ASAJ
    GODINE KUR KEMI QENE DUKE PARE NDONJE PERMIERE, SEPSE DO ISHIM DJEGUR BRENDA SI MINJ.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje