Basha dhe Kryemadhi, pas gjobave, procedohen penalisht për protestën e Teatrit

19 Maj 2020, 11:41Politika TEMA

Pas artistëve Policia e Tiranës ka proceduar penalisht për protestën e djeshme edhe Kryetarin e PD Lulzim Basha, kryetaren e LSI Monika Kryemadhi.

Bashkë me to po procedohen në gjendje të lirë edhe kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu dhe sekretari për çështjet ligjore Çlirim Gjata.

Mësohet se kanë nisur procedimet penale edhe për artistët Robert Budina, Neritan Liçaj, Adriana Kalaja, Artan Manushaqa, Arkimed Lushaj (Stresi) e disa pjesëmarrës të tjerë në protestë.

Sipas policisë, personat e proceduar kanë marrë pjesë në protestën e paligjshme duke kundërshtuar efektivët e policisë dhe duke penguar qarkullimin e makinave në rrugë.

Kujtojmë se Basha dhe Kryemadhi më herët janë gjobitur për thyerje të rregullave kundër përhapjes së koronavirusit.

4 komente në “Basha dhe Kryemadhi, pas gjobave, procedohen penalisht për protestën e Teatrit”

  1. Tit Xhani says:

    O zotni redaktor, a ça je, kur paskish pas qene ky Arkimedi, a Pitagora, si e qujne artist???
    Mos u ne jam Papa i Romes dhe se dikam???

    1. Andi Bush says:

      Po makinat dhe patentat a do ja heqin ketyre maskarenjve – vecanerisht makinat e shtrenjta qe i kane me paret e grabitura nga shqiptaret

  2. Timi says:

    Ne burg te gjithe pa perjashtim…zbatoni ligjet…asnje nuk eshte mbi ligjin…

  3. the iclander says:

    pervec budines qe jo se ka lene ndonje veper arti apo kulture po eshte degjuar si tingull, kush jane keta te tjeret edhe nje here?
    mehmeti nga lagja salih b-se, karakatinat & manushaqet e ilir m-se kushg i njeh & cfare kane bere ndonje veper arti apo kulture? kush i ka certifikuar keta per artiste?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje