Rama: Brenda majit do hapet kufiri mes Shqipërisë dhe Kosovës

19 Maj 2020, 08:38Politika TEMA

Kufiri mes Shqipërisë dhe Kosovës pritet të hapet brenda muajit maj.

Kështu deklaroi Kryeministri Edi Rama në një intervistë në Opinion, duke theksuar se për të hapur kufirin nuk ka nevojë të merremi vesh me asnjë. “Ne do marrim vendimin dhe do hapim kufirin”, tha ai.

“Këtë gjë do ta bëjmë brenda muajit maj, nuk di t’ju them datën, por brenda majit do hapet kufiri dhe ju mund të vini”, – u shpreh Rama.

I pyetur lidhur me deklarimet e tij se nuk ka me këtë të bisedojë në Kosovë për hapjen e kufirit, Kryeministri Rama u shpreh se “unë isha duke u larguar nga intervista në skype me gazetarin Blendi Fevziu dhe Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi duke hyrë.

Më thotë gazetari Fevziu me kë do të bisedoni për këtë çështje, Thaçi tha duhet të koordinohemi njëherë.

I thashë koordinohuni njëherë me njëri-tjetrin atje, ta dimë se me kë të bisedojmë, kjo ishte përgjigja me humor”.

3 komente në “Rama: Brenda majit do hapet kufiri mes Shqipërisë dhe Kosovës”

  1. Prishtinaliu says:

    C’thua gjigande kufiri duhet mbajtur mbyllur per te ndaluar hyrjen e terroristeve te vv vetefundosjes.
    Ne shqiperine âme kane vende vetem shqiptaret e vertete te tjeret te sebia nene .

  2. specialisti says:

    Pergjigje e drejte.
    Z.Kurti e ka degjuar gabim.
    Rendesi ka qe populli i Kosoves te shijoje plazhin sa me pare .
    Sivjet kemi plazh shqiptaresh.
    Po qe te hapesh kufirin me Kosoven, duhet te zhduken zonat e kuqe ( Tiarana, Shkodra, Durresi, Kamza e Kruja).
    Edhe Kosova ka probleme me COVID-19.
    Te shohim

  3. Gresp says:

    ah ky ka ik nga trut fare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje