“Nuk kam dhimbje pse u rrëzua”, Mustafa Nano: Qabeja, apo Bazilika e Shën Pjetrit po prishej?! Godina e Teatrit ishte e shpifur!

18 Maj 2020, 21:54Politika TEMA

Analisti Mustafa Nano ka folur për prishjen e Teatrit Kombëtar, një ditë më parë. I ftuar në studion e “Open”, Nano u shpreh se kishte qënë dakord me prishjen e Teatrit Kombëtar por nuk i kishte pëlqyer mënyra sesi kishte ndodhur shembja e godinës.

“Unë besoj që është krijuar një mitologji e madhe rreth asaj ndërtese. Janë shprehur edhe intelektualë të njohur. Ata kanë ndjeshmëri të madhe ndaj traditës, më shumë se unë. Kanë respekt për histronë për atë ndertesë. Por unë nuk e kam atë respekt.

Njerëzit që mendojnë që ajo ndërtesë duhej prishjur kanë arsyet e tyre. Unë mendoj se ajo ndërtesë ishte e shpifur. Unë kam shprehur mendimin tim, por mendimi im ka peshë më pak se ata që kanë ekspertizën e duhur”, tha Nano në emisionin e Eni Vasilit,

“Qabeja po prishej, apo Bazilika e Shën Pjetrit? Ok të prishet nuk është pak se një godinë 70-vjeçare në Tiranë. 

Por për mua ajo nuk ishte në harmoni, ishte një gjë e shëmtuar. Është opinioni im. Nuk kam dhimbje pse u rrëzua. Mua nuk më ka pëlqyer mënyra sesi rrëzua,”-tha Nano.

Një ditë më parë u plotësua ëndrra e Ramës dhe u shemb Teatri Kombëtar. Policia ndërhyri me forcë dhe dhunoi protestuesit që në orët e para të mëngjesit, ku disa u tërhoqën zvarr.

Po ashtu shumë artsitë e politikanë që ishin u shoqëruan në Komisariat. Për gjatë gjithë ditës së djeshme qindra qytetarë janë përplasur me Policinë që kishte krijuar një korodon sigurie, e ruante fadromat që në pak orë hodhën në tokë dy godinat e teatrove.

Nga ana tjetër opozita ka mbështetur protestën dhe ka thënë se tashmë do të përkrah çdo tubim të qytetarëve, pasi sipas tyre është kaluar vija e kuqe. Erion Veliaj në një reagim pasi teatri ishte rrënuar kërkoi bashkëpunim me artistët, ndërsa Edi Rama premton se godina e re do të jetë moderne dhe do plotësojë të gjithë kërkesat e aktorëve.

9 komente në ““Nuk kam dhimbje pse u rrëzua”, Mustafa Nano: Qabeja, apo Bazilika e Shën Pjetrit po prishej?! Godina e Teatrit ishte e shpifur!”

  1. ?? says:

    Ti je i sinqert, edhe kurajoz Muç.

  2. ALDA says:

    Atyre plehrave nuk ju dhêmb teatri ore jo.
    Ata janë legenat e së djathtës( jo e djathta reale), që spekullojnë me nostalgjinë e vërtet të atyre aktorëve të talentuar.(të pakët që kanë mbetur)
    Ujqërit e PD-së, e shqyen edhe këtë protestë .
    Kjo, ishte prehja e radhës së egërsirave .

  3. Go says:

    Foli dhe banori me gay i pyllit per Teatrin Kombetar…?
    Shko mbaj ndonje monolog per te dashurin tend nga Kucova andej nga Arturbina dhe mos na merzit bycen me predikime…a thua se je zedhenesi i elites shqiptare!!!!?

  4. Titi says:

    Ah më të lumtë .

  5. UN NDIHEM I FYER NE IDENTITETIN TIM
    SI FSHATARE NGA PRISHJA BRUTALE E KASOLLES
    KUR PASH KASHTEN ASHTU DUKE DHEN SHPIRT MES TRUNGJESH
    ME RANE LOTET :
    NJI ZE ME DOLI NGA BRENDA PENEVREKEVE :
    KASHTA IME DASHUR !
    OH MULLARET E DASHUR KU NE LOZNIM LOJA LUFTE
    E GJUANIM NJERI TJETRIN ME BAJGA LOPE SURRATIT KOKES
    JU THAFTE DORA ATIJ ME SKLLAVATORIN
    PO NJI DORE KASHTES SE FAMESHME ITALIANE SNA RUAJTET MORE
    KOMUNISTE TE POSHTER !
    EH SALIH PROTOPAPAPA – C’TE BERI ARIF BALLISTI PARTIZAN

  6. ?? says:

    MUÇ, AS UNË SE RRUJ FARE PËR ATË KARAKATINËN .
    E DI , QË KUR NË NJË SHFAQJE ATJE, FILLOI TË VINTE SI ERË E KABLLOVE QË DIGJESHIN, S’PATA SHKELUR MË .
    U TMERRUAM .

  7. ida says:

    “Policia ushtroi dhune”!
    Si duhet te veproi policia per te liruar nje prone prone publike te zene me dhune?

  8. ilir says:

    U prish UEMBLI!
    E mbani mend? Ishte si nje Sen Pjeter per futbollin.U ndertua nje stadium i ri.Po njelloj e ka emrin por plotson kushtet per loj dinjitoze te lojtarve dhe shikim dinjitoz te spektatorve.
    U prish MARAKANA.
    E mbani mend? u be i ri tempulli i futbollit Brazilian. Dhe perseri eshte i prishur dhe i riu.Por futbolli Brazilit nuk u ndryshua.Shkelqen akoma.
    Aktoret tan te sotem nuk din te aktrojn.Duan te han buk duke shfrytezuar pluhurin e Yjeve qe nuk jan me!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje