Rama: Teatri i ri do të ketë pëlqimin e të gjithëve

18 Maj 2020, 21:16Politika TEMA

Teksa artistët dhe shoqëria civile, të mbeshtëtur edhe nga opozita protestonin për shembjen e Teatrit Kombëtar, Kryeministri Edi Rama zgjodhi të inspektonte përfundimin e rikonstruksionit të Teatrit të Operas dhe Baletit.

Kreu i qeverisë nuk ka folur gjatë inspektimit të ambienteve të brendshme të Teatrit të Operas dhe Baletit, tashmë të transformuar, teksa është interesuar për ndryshimet e realizuara.

Por përmes videos së publikuar me investimin në këtë institucion kulturor, Rama kujtoi një protestë artistësh të këtij instucioni kur ishte ministër Kulture.

“Në hapësirën e transformuar rrënjësisht të Teatrit të Operas dhe Baletit, ku pas 70 vjetësh solistët, orkestrantët, trupat tona të këngëtarëve e balerinëve, si edhe talentet e mëdha të muzikës lirike e simfonike shqiptare që shkëlqejnë nëpër botë, do të ndjehen më në fund njësoj si në Milano, Londër, New York apo Tokio, m’u kujtua një grevë urie e artistëve që këndonin korin e skllevërve të “Nabucco” me rripa të kuq në kokë, duke luftuar kundër idesë sime si ministër Kulture asokohe, për reformimin radikal të sistemit teatror”.

Një mesazh e ka edhe për kundërshtarët e projektit të Teatrit të ri Kombëtar.

“Plot dy dekada të humbura mes lagështisë, pluhurit, vapës e të ftohtit, degradimit të viteve dhe rënkimeve të dërrasave të skenës e të karrigeve, qoftë këtu e qoftë në të ashtuquajturin Teatër Kombëtar, ku arsyeja e mosarsyes e bashkuar me politikën e pengimit të çdo pune, krijuan vitet e fundit një shesh të radhës, për një përshesh të radhës”.

Një një tjetër koment më herët Rama publikoi foto nga projekti i ri i Teatrit Kombëtar dhe tha se ai do të ketë nesër pëlqimin e të gjithëve.

Sipas Ramës, “përvoja na ka mësuar se ashtu si me vepra të tjera publike, të përbaltuara e masakruara pa nisur akoma puna, nga të njëjtët ngatërrestarë profesionistë, edhe për këtë projekt të vonuar me dhjetëra e dhjetëra vite, do të flasë vetë vepra e përfunduar”.

Ajo sipas Ramës do t’i japë komunitetit teatror skenën dinjitoze kombëtare që nuk e pati kurrë, publikut shqiptar Teatrin Kombëtar që nuk u ndërtua kurrë, Tiranës e Shqipërisë së gjeneratave të tjera, një tjetër destinacion kulturor të përmasave europiane në çdo aspekt.

2 komente në “Rama: Teatri i ri do të ketë pëlqimin e të gjithëve”

  1. TE DHIFSHIM SHTETIN TAT
    ME GJITHE QEVERRINE E PARAZITEVE
    ‘ME MINISTRA KAQOLE TA PAAFTE
    ME POLICI QURRASHES NJELLOJ SI JU
    QE PO S’JU RRUHET ME PER SHQIPERIN
    E SHOQERIN SHQIPTARE VETEM SHIFNI INTERESIN TUAJ ME QENDRU NE PUSHTET
    MOS BEJ TETATER
    KUE SKE TRUPE AKTIVE AKTORESH
    BEJ DICKA PER POPULLIN JO SKERDHATAT E RRUGEVE O KAQOL KRYEMINISTER
    QE NA KE CA CARIN ME PAAFTESINE TENDE
    BISEDOVE SOT ME NOJ SI BASHA NE FB ?
    U KNOQE ?
    UUU TE DHJEFSHA PUSHTARIN QE JE TI
    SHERBETOTRI I KRIMINELEVE E KURVAVE ANTISHQIPTAREVE
    KU E KE DREJTESINE ?
    YYYYYYYYYYYYYYYT SHKERDHATA DO BEJE SHTET TI
    TALLENI ME SHQIPTARET

  2. NO says:

    Ketu nuk behet fjale a do te jete me i mire apo me i keq i riu nga i vjetri!!!
    Ceshtja eshte e modelit me dy pole qe keni implementuar ne vend – fitoj/humbet. Nderkaq, bota eshte shumengjyreshe, keshtu duhet te jete edhe jeta, me disa mundesi, te respektohen te interesuarit.
    Vjen momenti dhe NUK TA DUAM TE MIREN!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje