Nderkohe qe u premtua nga kreu i Aleances per Teatrin Edmond Budina se nuk do te kishte fjalime nga politikane, ky premtim duket se nuk u mbajt.
Pas fjalimeve te disa aktoreve, ne podium doli ministrja e Arsimit te Lulzim Bashes, Mirela Karabina.
Ajo kërkoi largimin e kryeministrit Edi Rama si dhe vazhdimin e protestave.
Karabina apeloi që të gjithë shqiptarët të bashkohen.
“Ky pushtet kriminal që kërkoi të vrasë qytetarët e tij merr vendime vetëm në dëm të qytetarëve.
Rama urdhëroi shembjen e Teatrit, ndërsa Veliaj ekzekutoi. Shikoni kush janë anëtarët e këshillit bashkiak që kanë firmosur shembjen.
Sot ata janë turpi i qytetit, janë turpi i Shqipërisë. Sot nga ky shesh ne kërkojmë futjen e Erion Veliajt në karantinë.
Sepse ai dhe Rama futën shqiptarët në karantinë për të shembur teatrin kombëtar. Erion Veliaj ekzekutoi atë që ne nuk e menduam kurrë.
Rama dhe Veliaj me shembjen e teatrit kanë fundin e krupshëm politik. Sot duhet të ngrihemi n ë këmbë për të mbrojtur Shqipërinë.
Erion Veliaj dhe Edi Rama duhet të japin sot dorëheqjen”, tha ajo.
Nano ik haaaaa pd ka mbaruar nuk mendohet fare te vije ne pushtet per 50 vjet