Kryebashkiaku Erion Veliaj ka ironizuar kryetaren e LSI Monika Kryemadhi e cila u shfaq në protestën e sotme me bluzë ku janë stampuar portretet e Kadri Roshit dhe të Violeta Manushit.
Veliaj ka publikuar një video ku pikërisht ikonat e teatrit shqiptar Kadri Roshi, Violeta Manushi, Drita Pelinku, Margarita Xhepa, Robert Ndrenika, Mirush Kabashi të cilët pikërisht nga skena e godinës së vjetër e cilësojnë ëndërr ndërtimin e teatrit të Ri.
“Dakord që s’ke qenë ndonjëherë në teatër, s’është mëkat. Por si minimum, para se t’i stamposh në bluzën e protestës së tallashit Kadri Roshin e Violeta Manushin, mos duhet të dëgjosh çfarë kanë thënë për idenë e teatrit të ri? S’do qe keq të dëgjonim më shumë histori, se histeri! Ja video:”,shkruan Veliaj.
Bravo rama kryeve nje amanet te artistve nuk kemi kohe te meremi me talibanet qe djegin shkolla pune te mbare
Po kjo eshte femer idiote
Ku di ajo femer cfare eshte teatro femer e zbritur nga mali nuk njeh as histori as art as politike as kulture femer kafshe .
Me keta rame huuuuuuu del ne pensione kryeminister
Te ishte per Ramutin Teatri Kombetar do ishte inkuadruar brenda pallatit qe do ngrihej aty por shyqyr qe ne ate kohe nuk e lane.
Artistet vertet donin nje teater te ri, sic e duam te gjithe, por jo te prishej teatri i vjeter. Ajo ndertese i perkiste trashegimise kulturore. Sot nuk ka mbatur asgje nga e kaluara. Ku eshte Kinema Republika, Kinema Partizani, shtepite dhe rrugicat karakteristike te Tiranes?