Kryetari i FRPD Belind Këlliçi ka publikuar momentet e arrestimit të tij me forcë nga një grup policësh pas përplasjeve me aktivistët dhe opozitën në Teatrin Kombëtar, duke gdhirë e diela. Vetë Këlliçi i ka shoqëruar këto pamje me këtë shënim:
“Sikur të luftonte krimin dhe drogën, njëlloj si i suli Policinë artistëve dhe përfaqësuesve të opozitës tek Teatri Kombëtar, sot Shqipëria do të ishte vendi më i sigurt dhe jo Kolumbia e Evropës.
Kushdo që kishte dyshimin më të vogël se çfarë po bënim ne kur nisi dhunën Policia e krimit, vetëm shikoni pamjet! Erdhën si hienat pas shpine! Këto pamje mund t’i shohë dhe Prokuria, për të cilën jam kurioz se cilat do të nxjerrë si justifikime të radhës në mbrojtje të Edi Ramës!”
Më poshtë video e plotë:
Bello!!
Na trego pak si e fallcofikove diplomen e shkolles se mesme per te shku ne shkolle te larte ne Ameriqi. Per kete fakt Luli nuk te futi ne liste per deputet.
Jo po do te perkedhelnin!?
Ticqe kercenon me vdekje policet,ishallah te gjen belaja nga te tute.
Bravo Policia, profesionale deri ne detaje.