Kryeministri Edi Rama tha se godina e Teatrit Kombëtar ishte menduar që të rrëzohej që nga koha e komunizmit, ndërkohë që edhe PD-ja kishte në plan që ta rrëzonte.
“Nëse flasim për periudhën kur kam qenë në krye të PS në opozitë ajo godinë është dashur e menduar të shembet jo nga demokratët e as nga socialistët, por nga vetë komunistët shumë vite më parë, është premtuar disa herë që do ndërtohet teatër i ri dhe nuk u bë kurrë.
Madje është fakt i njohur që i ndjeri Naim Frashëri pësoi një të ftohur shumë të rëndë që i mori dhe jetën në atë lloj zgafele që në dimër është frigorifer dhe në verë sallë”, tha Rama në “Pressing”.
Duke shtuar “Në kohën kur PD erdhi në qeveri është e vërtetë që PD e kishte një plan për ta shembur teatrin e për të ndërtuar aty qendër tregtare, se filloi procesin e ndërtimit të një teatri të ri në mënyrën më absurde te piramida,.
Ka një dokument të disa personaliteteve të vitit 2007 që i referojnë qeverisë së kohës të gjitha arsyet pse kjo godinë s’është e s’mund të jetë monument kulture, ka qenë e mbetet në mendjen e atyre që e propagandojnë, por ska qenë kurrë monument kulture i regjistruar, ai vizatimi i projektit që qarkullon, ska pasur e ska lidhje me godinën që kemi trashëguar.
E vetmja gjë që ndodhi është se u fillua te piramida, nuk u ndërtua kurrë teatri, brenda u vunë ca shkallë e ca struktura e u shqepën të gjitha pllakat e mermeri jashtë e brenda. Piramida mbeti e zhveshur e teatri s’u bë kurrë”.
Po kjo është arsyja që PD nuk do teatër të ri aty. E kam thënë edhe më parë. Ata ja kishin vënë syrin vendit për të ngritur biznese në favor të Argites, Zenit, Bashes, Fazlliçit e klanit Berisha. Ngritja e një teatri aty u heq nga duart disa qindra milionë usd. E dimë të gjithë si përkthehet në terma financiare 1m2 në mes të Tiranës. Shumzoje këtë me gjatësi x gjeresi x lartësi, imagjinoni shifrat vetë. Qendër komerciale, biznese, zyra parkexhe. Të dhjefsha “Berkuscinin). Po kush ta kuptojë ? Kupton gjindja që çirren për art, por art nuk bëjnë.
Ku di kafsha cfare eshte teatro ata duan te djegin te shkaterojne jane njerez te dale nga shpella po njerzit sot jane te ndergjegjsuar dhe i dine qellimin e tyre ndaj ishin 200 talibane askush nuk i bashkohet.