Kryemadhi flet për shoqërimin në polici: Ramës nuk do t’i leverdiste një foto e Monikës duke u përplasur me fadromat

18 Maj 2020, 21:18Politika TEMA

“Kryeministrit nuk do t’i leverdiste një fotografi e monikës duke u përplasur me fadromat”, kështu shprehet kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi për përplasjen e djeshme me uniformat blu dhe shoqërimin në polici.

Kryemadhi tha në një intervistë me gazetaren Beti Njuma, se me shembjen e Teatrit Kombëtar, Edi Rama “varrosi veten dhe të ardhmen e Erion Veliajt”.

Pjesë nga deklarata e Kryemadhit:

Kryeministrit nuk do t’i leverdiste një fotografi e monikës duke u përplasur me fadromat. Unë akoma emocionohem sepse ajo që ka rëndësi është që ka akoma njerëz që e duan vendin e tyre.

Sot edhe pse të gjitha rrugët, hyrjet e Tiranës ishin të bllokuara, kishte shumë njerëz, ishte dhe pak orari i papërshtatshëm se ishte shumë vapë. Kishte shumë njerëz, edhe pa parti fare.

Rama mendoi që duke shkatërruar atë godinë që ishte makthi i tij, ka bërë një gabim shumë të madh se me shembjen e asaj godine varrosi veten dhe të ardhmen e Erion Veliajt.

Ekipi i “Shqiponjave” ishte më brutali, metodat që kanë përdorur ndaj vajzave, protestueseve kanë qenë shumë brutale.

7 komente në “Kryemadhi flet për shoqërimin në polici: Ramës nuk do t’i leverdiste një foto e Monikës duke u përplasur me fadromat”

  1. Astrit says:

    Dorezo floririn e vjedhur nga familja e jote ,pastaj mbro Teatrin..

  2. Kaonia says:

    He se ti vdes per lalin mos na be interesenten tani! Ti u qije ropt kryetareve te LSI te minibashkive ,po te fliste njeri kunder lalit i degjeneroje apo ashtu e donte puna.

  3. Trotski says:

    Po i jep Rendesi Vedit moj Baxhelle e Neveritshme.Prite SPAK se shume shpejt do te trokase ne Dere per Korrupsionin e madh qe ke bere bashke me Like Hajdutin

  4. Raul says:

    Po nje foto ku gruaja e presidentit zhgerryhet ne rruge dhe bllokon trafikun dhe flet mrroklla, si e lajthitur me gazetaret dhe ne nje moment i drejtohet kembeshtrembetes, shalepiprres, sygerdoqes, trularaskes, tepashkolluares, Kejdi dhembcakalles: Cohu Kejdi dhe bloko rrugen tjeter. Dhe laraska pa bisht si kone e vogel me vrap iken dhe bllokon rrugen tjeter. Lajthitje totale per te mbrojtur gerdallen bordello 80 vjecare.Nafije dybeku ka ikur per lesh.

  5. Toni.D. says:

    Dridhe like me opinga llastike.

  6. E verteta says:

    Je mesuar me fadromat ti nga gurorja ne pronesi ne Brar mbrapa Dajtit ku sic ju ka akuzuar Doktori jane vrare 2 punetore skllever tuajit.
    Po ashtu dhe me ato qe po gerryejne malin e shenjte te Tomorrit.
    Ti qe betohesh nen emrin e Zotit…..
    Ku keni Zot ju, ju njihni vetem parane dhe floririn (ate te grabiturin…..)

  7. Teatri katronave says:

    Gjyna kjo e shkreta duket qe ka lajthitur,po kane lajthitur familjarisht si duket e ska kush e ndihmon .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje