Veliaj: As qeveria e Berishës dhe as ajo e Metës nuk e shpallën Teatrin, Monument Kulture, por e quajtën të pavlerë

18 Maj 2020, 23:18Politika TEMA

Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj deklaroi sonte se godina e vjetër e Teatrit nuk ka qenë asnjëhërë Monument Kulture.

I ftuar në “Opinion”, Veliaj bëri me dije se asnjë qeveri, qoftë ajo e drejtuar nga Berisha apo Meta, nuk e kanë vlerësuar godinën e Teatrit me vlerë.

“Për sa kohë as qeveria e Berishës, as e Ramës, as e Nanos, as e Metës, as e Enverit, asnjë qeveri nuk e ka shpallur monument Kulture, në letrat e shtetit është një godinë që nuk ka vlerat e një monumenti kulture”, tha Veliaj.

Në fakt në vitin 2007, kur Partia Demokratike udhëhiqte vendin, ekspertët e Institutit të Monumenteve të Kulturës e kanë cilësuar godinën e Teatrit si “godinë pa vlera”.

Në monumentet e kulturës janë përfshirë edhe klinika mjekësore por Teatrit Kombëtar nuk e ka gëzuar vendin në këtë listë. Ndërkaq, edhe pse opozita pretendon se Teatri është futur në listën e monumenteve në vitin 2015, edhe në këtë rast e vërteta është ndryshe.

Në vitin 2014 u bë studim i ndërtesave në Tiranë dhe mbi 400 objekte u vunë në mbrojtje paraprake që do të thotë se IMK merr kohën për të studiuar vlerat e objektit.

Pasi u bë ky studim ku u hapën dhe dosjet e mëparshme dhe u gjetën vlerësimet e tjera, 300 objekte u çliruan nga kjo mbrojtje paraprake dhe vazhduan jetën, rreth 100 vetëm morën statusin “Monument Kulture”.

Sipas ligjit çdo objekt që futet në mbrojtje paraprake vetëm gjashtë muaj ruhet dhe nëse nuk e kalon testin ai kthehet në gjendje normale pa asnjë status. Edhe teatri ka kaluar në sitë, por nuk e ka fituar statusin e “Monument Kulture”.

8 komente në “Veliaj: As qeveria e Berishës dhe as ajo e Metës nuk e shpallën Teatrin, Monument Kulture, por e quajtën të pavlerë”

  1. ? says:

    Dmth nuk e paskeni vetem juve faajin??

  2. VELO PARTIZANI says:

    Doli ky opinga e mbretit te na hedh hi syve.E kush pa-nje injorant qe nuk di as me fol e as me lexu .Imagjino kush perfaqeson ajken e intelektualizmit shqiptar. RROFTE SALEP SULLTANI !

  3. Moj shqipni e mjera shqipni says:

    O hale , o hajdut, o hiene, o bythlepires, o amorf, o zvarranik. Do behen kulla perqark teatrit ? Po apo jo ?

    1. ? says:

      Quaje pune te mbaruar✌️

  4. Kola says:

    Po shyqyr qe e the ti qe nuk ka qene monument kulture sepse shume njerez marrin per te vertete ate qe thone kriminelet e PD se teatri na qenka monument kulture i mbrojtur nga shteti.Informoni njerezit per kete sepse po hane genjeshtrat e PD se.

  5. Vk says:

    Sna the ndonje gje te re. Te gjithe hajdute, thjesht ti dole me i madhi duke e prishur

  6. ..i ardh von ne Tiron ne 1936-ten says:

    ..eshte monument kulture pallati i Kadarese qe i duken penxheret e haleve nga rruga dhe nuk ishte godina e INSIG qe prishet, ????!!!!!!!… shif se mos gjesh noi monument qe ka lon gjyshi tat. po na trego Tironen !!!

  7. fati says:

    Po edhe sikur te behen kullat prapa teatrit, çfare problemi ke ti o vetequajturi “shqipni”. Do karakatinat ti ne mes te Shqiperise, shko e fshihu ne ndonje prej tyre se ka akoma ca neper shpella.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje