Veliaj komenton qëndrimet e diplomatëve: Ndërkombëtarët pa informacion, më kërkuan ndjesë

18 Maj 2020, 22:54Politika TEMA

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i ftuar sot në emisionin Opinion është pyetur rreth çështjes së godinës së Teatrit Kombëtar.

Kjo ngjarje u shoqërua me reagime nga faktorët ndërkombëtarë të cilët thanë se godina u prish në një kohë që ata kishin kërkuar dialog mes palëve.

Megjithatë Veliaj ka deklaruar se disa prej tyre i kanë kërkuar ndjesë. Ai tha se për këtë çështje janë kryer 12 seanca dialogu me ndërkombëtarët.

“Me komunitetin ndërkombëtar ka patur 12 seanca dialog, një pjesë e tyre janë ambasadorë të rinj, një pjesë më kanë kërkuar ndjesë pasi ju çova evidencën.

Pasi u informuan shumica e këtyre ndërkombëtarëve që kryetari i bashkisë përpara se ky të emërohej ambasador, kishte qenë 12 herë në 12 seanca, që ishte tërhequr nga kulla mbi teatër, ishte tërhequr nga prekja e sipërfaqes së teatrit, ishte tërhequr nga bashkëpunimi me privatin, me të drejtë thanë që u paske dalë borxhit”- tha Veliaj.

8 komente në “Veliaj komenton qëndrimet e diplomatëve: Ndërkombëtarët pa informacion, më kërkuan ndjesë”

  1. Bibini serbise says:

    Kush jane nderkombetaret albin kurti serbise apo kimi i maqedonise

    1. Mero kelcyra says:

      Albini i shqipnis e KOSOVES Kimi eshte SHQIPTAR I VILAJETIT TE SHKUPIT ..
      Zotnia juaj jeni kelysh i Grekut dhe SERBIT ,.
      Arturi dhe MERO ZIU JANE JASHTE PROFESIONIT-KISHIN ZGJEDH ZANATE TE VESHTIR..
      ME U BO KRONIKAN TE MBRETIT TE RRADHRS ARTURI DHE MERO JANE MJESHTRA.
      Jo meKOT MERO VLERESON ZOTESIN E AKTOREVE DUKE QENE VET KAPO I AKTRIMIT.
      MERO barazon BALZAC ME ISMAIL DUKE MOS E DITUR QE KY I FUNDIT MERR CMIME POLITIK HONORIFIK..

    2. shqiptari says:

      PO KEMBET A T’I PUTHEN ERION ? APO TE KERKUAN VETEM FALJE ?

      ERION, JE SHUME ZEMERGJERE !

  2. Ka dale pislleku sheshit says:

    Ej ,kto jane te papare,
    Edi terhoqi padine ndaj BILD-IT se bisedoi me drejtuesit dhe paten “mirekuptim”.
    Kurse ky thote se ambasadoret “i kerkuan falje”.
    Kta jane mashtrues te pafytyre. sic thone ne Shkoder “Nana e rrenes”

    1. Like says:

      Epo kaq vjet ne opozite i mesuan ca gjera se si arrihet pushteti

  3. Korabi says:

    Nderkombetar quhet Kim Mahamuti i Maqedonis dhe Albin Kurti me Haki Bole Abazin e Kosoves.

  4. Edi says:

    Hahahah i kerkuan falje erion velias jan te medhenj mblidhni mendjen se vajtet ne rangun e monikes me lulin.

  5. Alban says:

    Ne vend te nje letre me zarf per ambasadorin gjerman + ne Tirane

    SHTETI E KA ZEMREN PREJ LIGJI ZOTI AMBASADOR !

    I nderuar Zoti Ambasador i nje populli te madh mik e aleat strategjik te Shqiperise e shqiptareve si komb, i nje shteti:
    1-ku ligji eshte ligj
    2-ku rregull i eshte rregull
    3-ku disiplina eshte disipline si Gjermania
    Qyteterimi me i lashte i Botes ai mbi 5500 vjecar kinez e ka te shkruajtur
    Shteti e ka zemren prej guri !
    Te njejten gje gati 2.500 vjet me vone do ta thoshte e shkruante djepi i demokracise boterore Elada Demokratia Demokracia Greke, kur behej fjale per qytete shtet si Sparta e Athina e jo per shtet te mirefillte.
    Do ta lartonte edhe me shume Roma e lashte dhe Cezari me Perandorine dhe te Drejten Romake qe eshte djepi i Ligjit dhe Drejtesise boterore .
    Do ta persoste me tej Revolucioni i pare i mirefillte demokratik ne Bote ai Francez dhe sidomos Kushtetuta e Nenes Boterore te Demokracise SHBA-se qe skaliste me shkronja a te arta ne kapaket e thelbin e saj:
    Ne Populli Me Popullin e per Popullin!
    E ne demokracine e sotme e cdo shtet te vertete:
    Shteti e ka zemren prej ligji e jo prej Luigji e as prej SaLikeiqi “ Ligji jam une !”
    Kurse ju Zoti Ambasador deklaroni fjale per fjale:
    “ Shembja e nxituar e Teatrit Kombëtar në Tiranë agimin e ditës së sotme në atë formë, që e pamë, është për mua e vështirë për t’u kuptuar.
    Pikerisht në situatën aktuale të jashtëzakonshme dialogu mes qeverisë dhe shoqërisë civile si dhe sjellja transparente e qeverisë janë veçanërisht të rëndësishme.
    Ky zhvillim më shqetëson edhe më shumë nisur nga konteksti i luftës kundër pandemisë së virusit Corona, duke qenë se grumbullimet e njerëzve të ndodhura deri tani dhe ato të pritshme mund të sjellin hapa pas.”
    Si i ri ne detyren tuaj ne Tirane, te mirekuptoj plotesisht sepse si duket akoma nuk e njeh mire ose je i keqinformuar historine e kesaj opozite qe ne pozite e degjeneroi krejtesisht edhe vete fjalen korrupsion me megakorrupsionin e saj ne cdo hallke jetike e ne cdo qelize te shtetit shqiptar, qe e rrenoi dhe zhberi kete shtet mbi 15 here ne 15 vjet sundimi te SaLikekracise, cka nuk ia ka bere Shqiperise as pushtuesit e saj. Me rrenimin e teatrit ish Dopolavore te fashizmit, jo vetem nuk u nxitua, por qeveria tregoi nje durim kinez tash e gati 3 vjet aq me teper ne kete situate te jashtezakoneshme kur nje grusht artistesh marioneta te opozites, pa asnje vlere e rol te spikatur ne artin skenik shqiptar iu kundervune 90 per qind te elites se tij si Robert Ndrenika, Kadri Toshi, Luftar Paja, Rikard Ljarja, Laert Vasili..
    Besoj se qe perpara se te emerohesh Ambasador i Gjermanise se madhe, aleatit strategjik Nr. 2 te Shqiperise pas SHBA-se ne Bote ke mesuar per cadrat rrenimtare te kesaj opozite shtetzhberese qe nga ajo kunder Parkut te Femijeve te Liqeni Artificial i Tiranes, qe tek Cadra ala putiniste e ne zemren e Tiranes qe deshtoi me sukses te plote… Shembja e Teatrit sot ne mengjez ishte cadra e saj e peste qe iu keputen telat dhe ca mbulesa mbas atyre te Unazes se Tiranes ose Astirit, mbas asaj te studenteve qe ia mbyllen dyert sapo kjo u orvat ti fuste nen cadren e saj, pas asaj te braktisjes se “Cadres” Kuvendit qe i la lakuriq nen dimrin idhnak dhe zhegun aftikan te veres se kaluar !
    A e dini pse Zoti Ambasador i nderuar?
    Sepse shqiptaret e kane kuptuar se ” Cadra” e kesaj opozite mbi Teatrin eshte vetem maska, vetem sebepi per te mbrojtur pasurite pa fund, “qytetet e ndaluara” dhe miliarda eurot e dollaret e vjedhura atyre nga kjo ”Bande Gangsteresh” sipas “ The Times” konservatore te Londres qysh ne mars te 1997-es dhe te kesaj “ Mafia qe ka dale krejt jashte kontrollit…” sipas mbretit te gazetarise boterore “ The New York Times” diten tragjike te Gerdecit me 15 mars 2007, per ti shpetuar ndeshkimit te tyre ligjor nga Reforma ne Drejtesi, nga SPSK-u e BKH-ja qe mban vulen amerikane dhe gjermane dhe te aspiratave te nje rinie e populli te tere qe shembi komunizmin me kushtrimet e tyre:
    – E duam Shqiperine si e gjithe Evropa!
    – E duam Shqiperine si Amerika demokratike !
    E vetmja rini e popull ne krejt ish vendet e “ Perdes se hekuri” qe zemren e shpirtin e kishin ne vendin e tyre natyror tek Evropa Bashkuar e tek Amerika demokratike, te vetmit ku “ Dielli lind ne Perendim “, sic ka deklaruar kryeministri shqiptar Edi Rama .
    Me konsideraten me te larte e me zemer ne dore

    Alban Dega

    From: Alban Dega
    Date: May 17, 2020 at 8:34:33 PM EDT

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje