Nga Sandër Lleshaj
Po. Tek policët qytetarët duhet të shohin Ministrin e Brendshëm.
Oficerët e policisë mbajnë në uniformë simbolet e Republikës, kanë atributet e zbatuesit të ligjit, kanë përgjegjësi dhe mbrojtje të veçantë ligjore. Për këtë arsye, tek ata duhet ta shohim ministrin, madje edhe më shumë duhet të shohim drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, drejtuesit e tjerë të saj. Edhe shoqëria jonë mund të shohë tek polici diçka nga vetja. A nuk janë ata, në fund të fundit, një pjesë e saj? A nuk edukohen ata në familjet tona, në shkollat tona, në forumet tona publike?
Unë për vete e kam pranuar këtë sfidë të identifikimit edhe me policët e Shqipërisë. Dhe nuk jam zhgënjyer prej saj.
Përgjatë një viti tektonikash politike dhe gjeologjike, por edhe gjatë muajve të një flame që gjunjëzoi planetin, ata kanë qëndruar në këmbë, në shërbim. Të heshtur, profesionistë, patriotë, trima, humanë, plot privacione dhe probleme, modestisht të trajtuar ata kanë mbajtur barrë të mëdha për të gjithë ne.
Kur të gjithë sistemoheshin në këndet e shtëpive të tyre, për të ndjekur nga TV “ndeshjen” e radhës të politikës së rrugës, ata rreshtoheshin përballë batareve të molotovëve dhe kapsollave, kur të gjithë interesoheshin për më të dashurit e tyre gjatë tërmetit, ata kujdeseshin për të tjerët, kur të gjithë mbylleshin në shtëpi me familjen për t’iu shmangur valës së pandemisë, ata ishin në zemër të vorbullës së saj.
Ata e lënë përherë familjen, kur të tjerët rendin drejt familjeve të tyre në ditë të vështira.
Pavarësisht kushteve, ata kanë arritur të sigurojnë parametra të sigurisë dhe rendit publik, që janë më të mirat në historinë e vendit dhe shumë pranë mesatareve europiane; kanë arritur të fshijnë njolla të mëdha nga portreti i Shqipërisë; kanë kontribuar thelbësisht që vendi të bëjë hapa të rëndësishëm drejt Europës.
Dhe në fakt janë po ata që kanë qenë edhe dje edhe pardje.
Megjithatë diçka ka ndryshuar. Rrënjësisht. Dhe Policia e Shtetit ka funksionuar. Plotësisht.
Dhe një ndër arsyet themelore për këtë është fakti se ajo nuk vepron me urdhra, por vetëm me ligje.
Mjeranë udhëhumbur kujtojnë se ende Policia vepron me urdhra, sipas modeleve të mbrapshta që kanë në kokat e tyre të mallkuara nga totalitarizmi. Në fakt, policia sot nuk merr urdhra për veprimet e saj operacionale. Jo. Ministri i Brendshëm nuk jep urdhra për veprimet operacionale.
“Urdhri” i saj i vetëm është ligji, përballë të cilit ajo duhet të jetë thjesht e verbër, për të mos bërë interpretime të tipit: ky është me rëndësi, ky është përtej ligjit, ky është mbi ligjin, ky është vetë ligji, ky është antiligji. Atë ditë që ne do t’i kërkojmë policisë që të bëjë vetë interpretime të ligjit, atë ditë vendi nuk ka më ligj.
Nga ana e tij, ministri kujdeset që, së pari të japë me shembullin e tij një model të mirë të ushtrimit të përgjegjësisë publike, së dyti që policia të udhëhiqet drejt një kursi transformimi dhe modernizmi dhe, së treti, që ajo të mbikqyret gjatë plotësimit të misionit të saj ligjor në përputhje me interesin publik, ligjet dhe Kushtetutën.
Ka pasur këto ditë disa “skifterë” të shkretë, që e kanë kërkuar tek policia shënjestrën e tyre, duke harruar se ajo nuk vendos, as për ndërtimin dhe as për shkatërrimin e ndërtesave. Ka pasur disa syresh që nuk e kanë kursyer as dorën frikacake për të goditur ndaj vajzave dhe djemve të policisë.
Dhe pasi hedhin gurin, pasi mbarojnë me kapitullin e thirrjeve për revolucion e gjak, kalojnë paturpësisht tek ai i të drejtave të njeriut. Bërtasin si shpirtra të këqij për të drejtat e veta edhe përballë policëve, a thua se këta të fundit nuk janë njerëz, nuk janë qytetarë dhe nuk kanë të drejta.
Bërtasin pikërisht ata që nuk kanë pasur asnjë grimë turp e asnjë grimë humanizëm, kur kanë përshëndetur derdhjen e gjakut nga armët e shtetit në 2011. Pikërisht ata skutha, të pabesë e të pa Zot.
Njëri prej këtyre shprehej edhe kundër Ambasadës së SHBA, kinse ajo nuk paska mbajtur qëndrimin e duhur për shembjen e teatrit dhe ankohej se Amerika interesohet për vijimësinë e Shtetit Shqiptar!!!
Po! Fatkeqësisht po! Shqetësimi i tij ishte vijueshmëria e shtetit shqiptar.
Në të vërtetë, shqiptarët i janë përjetësisht mirënjohës Amerikës, pikërisht për këtë qëndrim “të ngurtë” dhe që nuk ndryshon kurrë, në mbështetje të vijimësisë së shtetit shqiptar, tashmë pjesë edhe e NATO-s.
Përgjatë tri dekadave të fundit ka pasur shumë tentativa për ta ndërprerë këtë vijimësi shtetërore, për t’i rrëzuar institucionet në emër të demokracisë. Kjo lojë tinëzare, e veshur me një mantel të rremë sloganesh “demokratike”, për fat të keq, ka dhënë edhe rezultate katastrofike.
Vijueshmëria e shtetit shqiptar, që në terma konkrete është vijueshmëria e institucioneve të tij, është interesi kombëtar numër një i shqiptarëve. Kontributi maksimal e pa kushte për këtë është detyra e çdo shqiptari, polici, ministri, kryeministri a presidenti.
Policia e Shtetit e ka kryer këtë detyrë shumë mirë gjatë kësaj periudhe. Ajo nuk është tërhequr, dhe as nuk është stepur përballë tentativave të rrezikshme kundër institucioneve të Shqipërisë. Dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë gjë edhe më mirë, ndonëse ka po ata policë, që dikur edhe nuk kanë mundur ta bëjnë siç duhet detyrën e tyre.
Ka jo pak vetë që pyesin se si është e mundur kjo? Si është e mundur që të njëjtat struktura, me të njëjtit njerëz, që dikur shpërbeheshin, sapo të fillonin goditjet e para nga grupet e keqpërdorura, sot funksionojnë dhe bëjnë detyrën, pa tejkaluar kompetencat ligjore dhe pa derdhur gjak shqiptari?
Është e thjeshtë përgjigja.
Sot ata munden pikërisht sepse urdhrat nuk i marrin nga partia nëpërmjet ministrit, por nga Shqipëria nëpërmjet ligjit.
Te lumte, zoti Minister.
Per mjerez te tille ka nevoje Shqiperia, te tille ka midis nesh dhe gradualisht po mbushin boshellekun e krijuar ne keto 30 vjet. Kjo eshte shprese per Shqiperine.
Flm per optimizmin qe na jepni.
Po mbushim boshllikun me mafjen e ndertimit qe betonizoj tiranen, ne bashkpunim me narko shtetin ‘proletar’.
Ke kohë pa e ngjyer mi Flutëra?
Flutura 2,nuk je e para, ver shenja dalluese, ose flutura PA krahe.
Nje bravo te madhe dhe te merituar zoti Lleshaj.Ju si minister dhe policia e shtetit,po kryeni detyren shume mire,po perballet me huligane e pd-ke dhe te LSI.Ju jemi mirenjohes.Mos bini pre e presioneve te kafsheve te opozites se ata e kane mare tatepjeten dhe do shkojn ne verin e semes.Pushka top.
Nese te rrahesh dhe te heqesh zvare aktore dhe gazetare eshte zbatim I ligjit .
Atehere mnas 1 viti qe rilindja do jete ne opozite do kete guxim dikush te dali dhe te protestoje.
Rregulli eshte cfare ben do te behet
Te shofim pastaj do kete ndonje rilindas qe te ankohet?????
Ju nuk e kuptoni realisht cfare po i beni vetes!
askush nuk te terheq zvarre ne se ti shkon dhe proteston qetesisht dhe pa thyer rregullat apo ligjet.. Aaaaaa, ne se ti fillon bllokon rrugen duke u ulur ne shehsh do vijne te te ngrene me zor qe te zhbllokojne sheshin… ne se ti hedh shishe apo shashka kunder policeve …s’do mend qe do te te arrestojne duke te shtrire pertoke e te te hedhin prangat …. Sa here qe nuk ka tentuar turma apo individe te thyejne rregullat dhe ligjet policia nuk kabere asje reagim… N te gjithe boten policia reagon sipas situates madje shume here me egersisht se policet tane…
Kelysha Bucesh komukista Jeni✌️
po qe pakica ti imponohet shumices me dhune cfare e quan ti ???
me nje fjal ti or trim thua se do vishe ne pushtet per tu hakmarr dhe jo per te bere me mire shtetin e vendin . Hajde mendje hajde . Duhet te jesh komplet i rrotkarizuar tq kesh keto mende ne 2020 ten.
Bravo MINISTER, ec perpara se ke perballe nje bande me pushta dhe shkerdhata qe u dhimbset lekura.
Nje bravo te madhe dhe te merituar zoti Lleshaj.Ju si minister dhe policia e shtetit,po kryeni detyren shume mire,po perballet me huligane e pd-ke dhe te LSI.Ju jemi mirenjohes.Mos bini pre e presioneve te kafsheve te opozites se ata e kane mare tatepjeten dhe do shkojn ne verin e semes.Pushka top.
Sander vazhdo perpara une besoj se ke mbeshtet e shumices se populli shqiptar une nuke kam votuar kurre ne shqipri por nes ti je akoma minister dhe nes besoj se do jesh prap une do bej qmosi qe te vine e te votoje por ke nje njolle qe ke pase Agron Gjekmakajn shoke nje njeri pa as nje vler tani flet lart e poshte e lart si ato grate ose burrat kqine kure ndahen nga njeri tjetrit
Me pelqeu shume fraza:” …dhe pasi hedhin gurin, pasi mbarojne me kapitullin e thirrjeve per revolucion e gjak, kalojne paturpesisht te ai i të drejtave të njeriut! … dhe bërtasin pikerisht ata qe kane pershendetur derdhjen e gjakut nga armet e shtetit më 2011″! Brilante. E shkelqyer.
Ne cfare ligji te Republikes se Shqiperise eshte shkruar qe policet te dalin rrugeve me misione e pa misione duke zhdukur cdo shenje te identitetit?
More zotri edhe ne evrope e amerika policija mundet me nalue e met arrestue e te mbane mbrenda 24 ore vet mbi dyshimet e policies pa urredher te prokurorit as pa vendin gjykate ky eshte ligji be boten domkratike e jo veq ne shqipri dhe ask kushe nuk munde ti thote policies se nuk ke vepruar dret se e ka me ligje e jo ma Alfred tullaci se i duket vetja gjytar dhe ta gjykoj ai kur estate dret a po se dret te arrestohet nje njeri
@e verteta
Po mor po, ashtu eshte si thua ti, te ndalon policia se per ate pune eshte! Por, problemi eshte qe ti, para zellit me i kthy pergjigje Erjonit, do beje mire ta lexoje edhe njehere pyetjen qe ka shtruar ai! Behet fjale per foto te policeve qe kane hequr numrat e identifikimit nga kemishat! Perse?! E meqe i njihke praktikat e policise amerikane, di te thuash nese ajo shkon ne operacione policore pa numra identifikimi?!
Fati shqiptareve qe ju drejtoni nje nga sektoret me delikate.Vetem nje profesionist I rralle si ju ia ka dale me nder e faqe te bardhe ne nje vend ku frymojne disa nga qeniet njerezore me bastarde ne rruzull.
Ku e ka profesionalizmin ky Sandri, qe e bejne gjeneral brigade pa brigade pasi shkollen e ka mbaruar per Radiolokacion? Po ne fushen e policimit ku e ka profesionalizmin? A ESHTE POST POLITIK POSTI I MINISTRIT NE R.SH.-SE E KY HIQET SI APOLITIK, sei ne CV qe shkuan se është diplomuar në vitin 1985 në Shkollën e Lartë të Oficerëve në Tiranë në degën e Radiolokacionit
Flet mirditori per bese….hahahah qr
Po ik mor turk mut ke fytyre ti te merresh me mirditoret, mbetje aziatike
Policia e Shtetit, Forcat e Armatosura dhe strukturat e tjera te sigurise duhet te respektohen , trajtohen dhe jo te denigrohen. Kur kemi nevoje per ta i kerkojme , kur ata kryejne detyren nuk lene gur pa leviziur qe t’i njollosin.
Strukturat e sigurise se shtetit jane te shenjta . Provojeni o njerez dhe shikoni se cfare te ben policia ne Amerike apo ne vende te tjera perendimore dhe flisni pastaj. Polici eshte zoti dhe eshte i paprekshem. Sigurisht qe ne radhet e strukturave te sigurise ka persona qe nuk e kryejne detyren sic duhet por kjo nuk do te thote apo te jep te drejtjen te denigrosh krenarine e shtetit.
Televizione, media te llojeve te ndryshme, portale, politikane, stop gjuhes denigruese ndaj strukturave te sigurise se vendit
Mire e the mor Sander, po hajde mbushi mendjen “Shokut tend te ngushte” Gjekmarkaj!
Si nuk te vjen turp nga gruaja dhe femijet kur u shkon ne shtepi ore Lesh burr! Maskara?
O miu kurse ti krenohesh para gruas e femijeve se vetem VRET ,PRET .TYM , FLAK , GJAK. [ se ky eshte fjalori dhe veprimet tuaja .
RESPEKT PER JU DHE NDERIM PER PUNEN TUAJ.KA NJEREZ TE MIRE DHE TE ZOT NE SHQIPERI.
Kishe nevoj per nje fjalim gjioja bem detyren por ai qe ka ber detyren nuk ben fjalime alla fajtoresh njs llesho e dini shum mir qe degraduat nese merrni dhe pergjigje me dhune nsr nga strukturat e tjera hic keq sdo i vij ketij populli kurse keta lepirsat jane te njejt si ata ne kohen e berishes kur u vran 4 njerez thoshin mir ua ben policia beri detyren.
bukur, ke fole sic duhet. pse Alfred lela nuk eshte ne burg, protesta e monika kryemadhit. ilir metes e sali berishes ishte me ruajt pasurine e vjedhur.alfred lela c’pune kishte me sulmue policet, pse , si qytetar nuk ndihmoi policet te benin detyren, c’kuptim kishte sulmi I leles mbi policine. ai duhet te jete ne burg si rrugac, qe sulmon policine e mundohet te pengoje ate ne kryerjen e detyres, ai duhet te procedohet, si gangster , si ushtar I I hoxh berishes
Po po e vërtet kjo se policia nuk funksionon më me urdhëra nga lart, por ama mos e harroni një gjë kur thoshte Edi Rama se atë të keqe që ia mendon tjerëve dmth je në gjendje ta bësh vetë.
Kjo është natyrisht meritë edhe e kryeministrit.
E din të gjithë se sa ishte sala në pushtet edhe armët i shkrepnin me urdhër nga lart, nga doktorr zgafella.
Duhet pak kohë por do vijë ajo ditë kur të gjithë do ta kuptojnë që Edi ishte më i miri për ktë kohë dhe i pa konkurueshëm, sigurisht jo vetëm për Shqipërinë por për gjithë Shqipëtarët kudo ku jetojnë, e sidomos në ballkan.
Rroftë Shqipëria pa dallim feje, krahine ??☺️
Jo zotnia Lleshaj !
Epitetet : mjeran, skuth, i pabesë dhe ”skifter”
I meritoni ju, menjëherë pas veprimeve të orës 4 në të gdhirë të ditës së Djelë, dhe në vazhdimësi edhe për momentin që po ju komentoj.
Ju qëllimshëm përpiqeni të justifikoni deri në injorim , veprimet brutale tuajat mbi qytetarë dhe artistë me duar të pastra por me idealin dhe zemrën plot, për të cilat ke nevojë edhe ti, por që kanë nevojë edhe mijëra të tjerë të prangosur nga megallomania dhe arbitrariteti i një personi, që quhet Edi Rama.
Nuk është vonë të jepni edhe ju kontributin tuaj për të mposhtur këtë arbitraritet, që nuk ka asnjë ndryshim nga arbitrariteti që ushtroi Sali Berisha para Një-shit tuaj, dhe jo ta ushqeni . Ju me veprimet tuaja jeni duke vepruar njësoj si skifterët e Berishës që pasi vranë 4 qytetarë të pafajshëm , u vërsulën rrugëve dhe rrugicave duke dhunuar dhe arrestuar qytetarët.
Në masën e pjesmarësve në mbrojtje te Teatrit, dhe në mitingjet e protestës, janë edhe shumë personalitete te Artit, Kulturës dhe Shkencës, janë edhe mijëra qytetarë jo vetëm në Tiranë dhe Shqipëri, por edhe në Kosovë, Maqedoni , Greqi, Francë, Zvicër e Gjermani, kudo nëpër botë, do t’i arrestoni dhe ndëshkoni të gjithë , zotnia Lleshaj ?
Sa më shumë ta acaroni situatën, pas dhimbjes së madhe që ka shkaktuar rrënimi i Teatrit, aq më shpejt do të vijë fundi i shkaktarëve të kësaj dhimbjeje, që do të jetë edhe fundi juaj, z. Llashaj !
Rrespekt për Z.Lleshaj dhe për policin.
1. Katarsisi i qeverisjes ne vitet e fundit nuk mundet te vije me o LLesh
2. Pikerisht se jane bij nenash dhe ata qe dalin per ruajtjen e rregullit nuk mundet te denigrohen nga ligje bukeshkelurish si puna jote
3. Fakti qe pala tjeter ne ekete rast ajo qe nenkuptoni ju o LLesh eshte e zhytur deri ne fund me korrupsionin vendimet dhe kurverit e tyre nder vite nuk te legjitimon ty komandanti legjendar te fshihesh mbas gishtit. Fryma jote transmetohet dhe madje eshte si virus ne polici ..
3. Koha do te tregoj nese nderhyrje te tilla jane te drejta apo jo ?
4. Nuk e kuptoj perse e krahasoni policin me policin e vjeter te PD ? Ajo padiskutim nuk ka qene profesionale …. Nese ju vertet doni te beni perparim duhet ta zgjidhni partnerin me te cilin krahasoheni gjithmon me lart se vetja … ne te kundert ka humbur ambicja. …..
5. Pikerisht ata qe ju sulmoni sot keni lepire dje dhe keni ngrene ne nje tepsi po me ta.
6. Shume shpejt do digjeni dhe ju sepse po zhyteni ne dy zullume. Zullumet e te se kaluares dhe te tashmes …
Ti te vret naten e te qan dite … ( Je turpi katolikve, turpi i ushtarakve , dhe turpi i ksaj qeverie)
Hajdut me cizme ….
Sander: ke futur policine ne qorsokak, duke urdheruar arrestime, bastisje te njerezve ne ora 4 te mengjezit!! Eshte e ndaluar me ligj dhe ti nuk ke asnje justifikim, psh terorrizem, jep doreheqjen se ke perdhosur policine e shtetit?? Ti nuk meriton me te jesh minister! Ti do te denohesh per kete urdher ne kundershtim me ligjin dhe kushtetuten e Republikes!! Te te vij turp! Ti duhet te jesh i pari qe te kerkosh zbatimin e ligjit!!
TIRANA
e ka sh mir ,
qysh mundet Policia e Shtetit ti prishe gjumin krimineleve
e vandaleve ?
edhe ata njerez jane kane te drejtat e tyre
kjo o DEMOKRACIA aaaaaaaaaaaaaaaaahahahahahaa
bote gabelesh talibane afgane .
Polici Eu te vjen e shkerdhen gjymin e jovetem ,nqs ti thye Ligjet e shtetit
zvarreeeeeeeee kembe e duar ,ta ve koken poshte rrotes se mikrobuzit
qe te mesosh mir ti si kriminel se me ke ke te besh ,cdo te thote Polici lol
Faleminderit shuuume i miri z.Lleshi.Mesuese Lili qe te do aq shume.
Nese me shpirt e me zemer , kam shprehur se Edi Rama eshte Kryeministri me i suksesshem i te gjitha kohrave ne Shqiperi , te njehten gje do te them dge do te vazhdoj te ta them , se Sander Lleshaj eshte Ministri i Brendshem me i suksesshem i te gjitha kohrave ne Shqiperi! Respekte re jashtezakonshme Minister Lleshaj !❤????
Ka me skuth se ty or Llesh maloku qe ne ora 04.30 ngre police e forca speciale pa idintifikim e shkoni e prishni Teatrin?
Lali dhjeri ka merre millionat nga mafja per kullen dhe tani nuk terhiqet dot.
Ministri Lleshaj aktualisht eshte nga me te miret dhe meriton vleresim te vecante.Eshte dhe vullneti i tij dhe aftesia profesionale,virtutet dhe karakteri i tij qe kane sigururar ruajtjen dhe mbarevajtjen e shtetit perballe horrave qe nen petkun e demokracise kan synuar dhe synojne destabilizimin e rendit kushtetus ne Shqiperi.
Bravo zoti minister kjo qe po ben ti ne zbatim te ligjit nuk eshte gje tjeter vecse amaneti i te pareve tane qe kane thene ,,punoni per nje shqiperi te paster dhe te bukur dhe shkurtojani duart dhe gojen maskarenjeve qe ka 30 vjet qe e kane shkateruar sepse nuk i pelqejne ligjet,,,por nuk eshte dora e policit dhe regulli qe kerkon por eshte zbatimi i ligjit qe ju z.Sandri ja keni ngulitur ne mendje cdo vajze dhe djali qe punon me perkushtrim ne policine e shtetit ..te pershendes si ty dhe gjithe policine…
KRYSKUTHI JE TI SANDER TRAPI. E KE TE SHKRUAR NE BALLE QE JE SKUTH E BYTHELEPIRES PUSHTETESH. TURP KUSH TE DHA GRADEN GJENERAL. PSE JE SKUTH KE ATO PASURI ANTILIGJORE QE NUK MJAFTOJNE SHEKUJ PER TU VENE. NDAJ MOS E PERDOR KURRE FJALEN SKUTH.
Te lumte zoti minister, nuk bie poshte as edhe nje fjale.
Huliganet politik te 30 viteve demokraci, jane mesuar ta prishin shtetin sa here qe ato kane nje hall te madh.
Keshtu ka ndodhur ne 1991 (ngjarja e Shkodres), ka ndodhur ne 1996 (zgjedhjet e majit); ka arritur kulmin huliganizmi shtetror ne 1997, kane shkatrruar shtetin ne 1998 (vrasja e Hajdarit dhe djegia e kryeministrise e zaptimi i TVSH), kane vrare dhe djegur nje fshat të tëre ne 2008 (ngjarja e Gerdecit), kane vrare ne mes te dites dhe ne mes tw Tiranes 4 protestues te pafajshem në 2011,,,,,,,,e sa e sa djegje e shkaterrime pas 2013 kur humben pushtetin keto huligane.
Më e rendesishmja eshte se ne cdo ngjarje qe permenda ma lart, eshte dora dhe figura e nje diktatori te koheve moderne SALI BERISHA.
Per sa koh merr fryme kjo monster e degraduar tashme, nuk ka qetesi SHQIPERIA.
Kurajo zoti minister dhe mos te te dridhet qerpiku per tiu pergjigjur bashibozukeve qe kane humbur pushtetin, kane vjedhur popullin dhe shtetin dhe tani nuk dine ku te fshihen nga organet e reja te drejtesise, per hajnite dhe krimet qe kane bere ne keto 30 vite demokraci te brishte akoma.
Epitetet skutha, mjerane, skifter mbaji per vete z minister dhe futi atje ku sthuhet ose perdori per ata qe jane si ty dmth te ngjashmit e tu si nga pd apo dhe ps /lsi ish ministra rendi.
Sa per mua, qe skam marre pjese ne asnje miting pd , ps apo lsi, pamja qe pashe diten e diele ne mengjes ku me qindra police te gjithe pothuajse pa shenjat e tyre dalluese pra te paidentifikueshem ,ne shkelje te plote te masave medemek anti covid, pa maska e me maska vende vende, ishte e tmerrshme.
Dhjetera police qe gjuanin me shqelma me grushta, terhiqnin zvarre pa asnje shkak burra gra , vajza etj dukshem ne disproporcion me kundershtimet e tyre ne rastin me te keq ishin te shara po ne pjesen me te madhe ishin klithma nga frika dhe nga terrori qe po ushtrohej mbi ta.
Police qe jane edhe me nervoze se protestuesit dhe qe humbasin durimin pa arritur te flasin as 3 fjali rrjesht sepse mendjen e kane te dhuna, te grushti e shqelmi ne kushtet kur supozohet se jane te trajnuar sesi te komunikojne me njerezit te ruajne qetesine etj etj; si ka mundesi qe 6 police e siper te kapin nje protestues ?? dhe jo ta kapin por ta shqyejne ne kuptimin e vertete te fjales , nje nga kembet nje nga koka etj pra kafshe ne kuptimin e vertete te fjales.
Me te vertete qe policia sot skrahasohet me kohen kur te vrisinin me plumba ne bulevard por spo bejme krahasim me ate kohe, ajo kohe vdiq fale qeverise se pare Rama ish ministrave Tahiri e Xhafa qe megjithe kusuret e tyre kane bere pune te mire per reformim policie dhe ska pse te krahasohet policia sot ne 2020 me ate te para 10 viteve akoma; standartet nese jane ngritur duhet akoma me shume te ngrihen por me kete qe pame te dielen nuk ishte gje tjeter vecse nje polici shtazarake e dhunshme dhe injorante!!!
Kolosi i letrave Kadareja si gjithmonë qëmton më të mirën e të duhurën, por pa rezultat në këtë vend.
Ishte AI që propozoi dhe këmbënguli për zgjedhjen e Sandër Lleshajt president, por qe momenti për kapter (by… lëp….) pa identitet, pa personalitet, pa integritet e pa… pa…. pa…..
Urime, urime, urime ministrit Sandër Lleshaj!
KRYSKUTHI JE TI PERSONALITIKISHT SANDER TRAPI. E KE TE SHKRUAR NE BALLE QE JE SKUTH E BYTHELEPIRES PUSHTETESH. TURP KUSH TE DHA GRADEN GJENERAL. PSE JE SKUTH KE ATO PASURI ANTILIGJORE QE NUK MJAFTOJNE SHEKUJ PER TU VENE. NDAJ MOS E PERDOR KURRE FJALEN SKUTH.
Mendojeni qe te te pergjigjej keshtu plote edukata dhe kulture si Sandet Lleshaj, Gazidede, Agim Shehu, Lul Basha te cilet vrane e zhduken njerez te pafajshem qe edhe sot nuk gjendjen.
Mendojeni qe te te pergjigjej keshtu plote edukata dhe kulture si Sandet Lleshaj, Gazidede, Agim Shehu, Lul Basha te cilet vrane e zhduken njerez te pafajshem qe edhe sot nuk gjendjen. Familjet vazhdojne gjyqet.
BRAVO NJERI ME KULTURE DHE I PA KORUPTUAR TE TILLE. NJEREZ PD NUK I QAS AS TE DERA
Kujdes me gjeneralin, se nuk eshte dosido! E njeh librin dhe ligjin, qysh femije. Eshte i kthjellt dhe i qarte ne ato qe thote. Qytetar, plot besim e siguri ne veprimet qe kryen.
I nderuar z.Lleshi!Sot padyshim qe policia jo vetem ka ndryshuar pamje por gezon edhe nje respekt nga qytetatret pa futur ketu llumin e shoqerise qe nuk mund ta kuptojne dot se si u ka ikur nga dora kjo force qe merrte pozicion luftimi para tete vitesh e gosiste me ç’te mundte si me shkopinj gome e deri me plumba vdekjeprures !
Sot me keqardhje opozita e kryesuar nga Partia e Dallkaukeve e krijuar enkas neper skutat e erreta te Presisences se viteve 90 te drejtuar nga dhelpra Alia ku diten qante e naten ne oret e vona se bashku me nje mik qe shurren e bente nga Amerika e na lagte ne ketu ne Tirane ,duke bere takime te fshehta se bashku me dyshen Alia-Berisha,ku Ramizi e kishte kuptuar qe te dilte nga pergjegjesite qe mund ti merrnin edhe koken ia ngarkoi kete pune poliagjentit Berishe jo se ishte i zoti por e dinte qe ishte nje prototip per diktat e vetem ai mudt ta bente Shqiperine siç edhe e beri!
Ndaj edhe kjo opozite e dale nga keto skuta nuk e njeh ligjin sepse nuk ka dale nga ai,ndaj edhe do konfrontim,do destabilizim,dodjegje e perse jo edhe vrasje si ne 2 Prill,si ne 21 janar si ne Gerdec si tek supermarketi Vefa,si ne 97 si gerdeci sepse ajo ka drejtuar kete vend me dallkauklleqe e nuk ka se si ta konceptoje qe me vte te fitoje pushtetin kaq te munguar jo se duan te drejtojne se nuk dine por se duan te mbrojne ato fitime maramendese e te mbrojne maskaralleqet e tyre sepse neser ata kan frike se “i çmenduri Rame” mund ti beje qe jo vetem ti paguajne nje per nje ato deme por edhe te mbajne pergjegjesi penale duke ia lene drejtesise qe te paguajne nje per nje borxhet ndaj ketij populli e vendi!Ndaj edhe mellefi i tyre sa vjen e rritet sepse rripi sa vjen e shtrengohet e keta katrane se kishin parashikuar kurr!Tash kane shtuar edhe aleate pertej kufirit Shqipetar me do populista e fondamentaliste qe duan ta kthejne Shqiperine rrishtaz ne pozicionin e saj “Tok e xanun ” duke bere edhe nje bastisje te dyte si ne vitet 1990-2000 ku te ndihen te sigurte ne tokat e xanuna e te pervetesuara padrejtesisht!Ndaj ata nuk duan polici,nuk duan rregull,nuk duan zhvillim por vetem terror e destabilizim vendi sepse vetem keshtu ata ndihen rrehat ne ate ç’ka mbollen e korren per 20 vite rresht ku u ka ndryshuar vetem pasuria se nga sjellja e pashmeria i dallon pernjehere si majmuner pa bisht sepse heqja e bishtit nuk ishte merite e evolucionit por se ate ua preu Saliu per te na i paraqitur njerez e qytetare !Ndaj lufte te paepur ketyre bandave qe Shqiperise kurr nuk iu ndane qysh prej themelimit si shtet Shqipetar!
Sa per Ju respekt sepse ndihet e bie era shtet e sikur kjo te kishte ndoshur perpara 30 vitesh sot do te ishim minimumi nje shoqeri e emancipuar e nje shoqeri perendimore!
bravo minister,policia ta shtoj pak drurin,se shpellaret nuk din gjuhe tjeter
Keto 7 vjet shofim nje polici shqiptare me serioze , me ligjore dhe me vetvepruse , brenda ligjeve te shtetit . Duan apo nuk duan disa kundershtare te Qeverrise aktuale , qeverrisja dhe pasqyra e saj policia , kane ndryshim drastik nga e kaluara saliste . I paskeni harruar ata policet barkmedhej , qe ndalnin shoferet , per 5 mije leke dhe i lironin . Po koncertet “Ciftelia ” e harruat ? krijoje pershtypjen se ajo nuk ishte polici e shtetit , por e urdheruar direkt nga Sali Berisha . Nuk dihej as Ministri , as Drejtori . Shteti ishte nje : Saliu i pare . Nuk ka per te lavderuar asgje Saliu shtet , por policia ishte ne dite te hallit . Mjafton te permen dim aksionin , per kapjen e Dritan Dajtit . U vrane djemt e nenave , sepse e tille ishte struktura e operacioneve . Me shume ka mundesi te kene vrare shoket , sic ka shkruar shtypi . Ajo polici , edhe e shkelqyer te ishte , cvleresohej totalisht nga 21 Janari , qe zbrazi 500 fisheke , mbi turmen protestuse -popull. Polici idiote , qe zbatoi urdherin , per te vrare popullin , qe e paguan . Policia aktuale , nuk ka asgje te perbashket me ate polici saliste dallkauke dhe te kriminalizuar . Kane merita te vecanta Ministrat e brendshem te Qeverrise Ramadhe Drejtoret serioze . Vijoni te rrisni cilesine e sherbimit ne rruge . Populli e do policine ligjore , nuk e shef si armike , por si garanci te jetes . Zgalem
E kam me ju qe shani, ju jeni ndyresirat e ketij kombi, ju nuk doni qe te behet ky shtet. Eshte hera e pare qe policia shqiptare mban era polici dhe ligj, e cila nuk eshte e politizuar si policia ne kohen e pushtetit te PD, dhe kjo eshte edhe merite e ketij ministri qe nuk eshte partiak, prandaj duhet nje bravo e madhe
Te lumte z.Lleshaj!
Shqiperija ka nevoje per njerez me nivel profesional,me kulture profesionale e demokrate.Per nje njeri qe ndjen pergjegjesi individuale dhe kolektive,per institucionin qe drejton.Per nje njeri te ndershem dhe te drejte.Per nje njeri qe frymezohet ne veprimet e veta nga parime demokrate patriotike.Per nje njeri te perkushtuar e kurajoz.
Ky duhet te jete modeli i çdo ministri ne nje qeveri demokratike.
“Majakovski” shume dakort…… Ministri I brendshem me i sakte, me indershem dhe me burre..
Gazetaret dhe artistet para se te jene te tille, jane qutetare dhe si cdo shqiptar, cdo banor, cdo politikan duke filluar nga Presidenti, jane objekt i zbatimit te ligjit.
Kush eshte imun ndaj ligjit? Kush ka te drejta te pakufizuara nga ligji? Asnje, qofte gazetar, artist, politikan apo shtetar.
Eh more Sander Lleshi, sherbeji Rames, sherbeji, se me keq se Saimir Tahiri da perfundosh. Do te te shese Rama shume shpejt. Mbaji mend keto fjale. Edhe socialistet habiten me ty.
Por edhe ne krahasim me Tahirin, ti do mbahesh mend si gjeneral kimiku qe helmon dhe rreh barbarisht popullin tend, artistet, gazetaret, femrat depute.
A ka me turp se kjo z. Sander Lleshi?
Ju beni te fortin me gra e vajza, por ama Klement Balilin e shkon dhe e merr si zotni tek shtepia e tij, ndersa Alfred Lelen e terhiqni zvarre si kriminel.
Ore, po si nuk e kupton qe Edi Rama te gjithe katoliket e verioret i trajton si qytetare te serise B.
O i mjere, po si nuk e kupton qe kur ka per te bere pune te pista, Rama jua kerkone juve verioreve katolike (jam nga veriu dhe katolik edhe une), se jugoret si te zgjuar qe jane nuk shkojne pertej disa normave?
Po si lejoni ta perbaltni veten, vetem per t’i sherbyer Rames me kaq zell.
Mbaje mend, se ty nuk te do Edi Rama me shume se c’deshte shoket e tij me te afert, Koco Kokedhimen, dhe Saimir Tahirin, Erion Veline.
Saimiri ngeli gjygjeve dhe kush e di se kur del. Kujtohu se ai nuk perfundoi ne burg vetem e vetem se i ka dosjet pale per Ramen dhe e shantazhoi publikisht.
Po e pe si e trajtoi Veline si lecke, kur i tha para gjithe kamerave se duhej te lyente pallatin ne 4 te mengjesit?
Mundohu te mbledhesh ndonje dosje qe te shantazhosh Ramen kur te te hedhi tej si lecke pasi i ke sherbyer duke goditur popullin tend. Nese nuk i ke dosjet pale, mbaje mend, keq e ke punen.
Por askujt s’do i vij keq per ty. As kusherinjve apo bashtefshatareve te tu ku je rritur me ta. Edhe ata do te te perbuzin me percmim se jane me burra se ty.
Mire qe u bere minister policash or llesh e po na shkelqen ne lepirjen e rames se sa ishe ne ushtri e dhjeve fare, si vemje e i peshtire ishe.
Ca fati i poshter per ne shqiptaret, duhet te durojme edhe kuterbimin era cjap te mirditorit llesh, pale dhe na e servirin si melhelm. Jepi or llesh sa ta kesh kohen e qelbur tenden po ne te semes do shkosh shume shpejt.
Sandri 1. Kush e ka inat ju qift nona
Te gjitheve ju eshte q.re nena se nuk kishin nga te dilnin ne jete, por ti u q… prapa
Minister I kompletuar I gjithe kohrave.Jemi krenar.Mos u perlyej, ruaj figures tende.Cakejt le te lehin.”Skuthet she te pa beset”personifikim ideal l profesorve te leshit:Mark Markut e Agron Gjekmarkaj.
Ke mbush nje carcaf, o Toni. Dhe nuk kupton se kjo polici eshte e ligjit, jo e ministrit. Keshtu veprohet ne shtetet demokratike. Tung!
Z. Lleshi ju lumte, ju jeni ministri me ideal! Po te kishte vendi ne drejtim edhe disa personalitete te tjera te kalibrit tuaj qe Shqiperise nuk i mungojne, ecja dhe zhvillimi do te ishin me te shpejta.
Tung
Flutura 2,nuk je e para, ver shenja dalluese, ose flutura PA krahe.
Ata që bërtasin sot rrugëve për të mbrojtur atë ndërtesë shkatërrinë në qedër të Tiranës, mendojnë se po fitojnë pikë pasi po afrojnë zgjedhjet. Janë të sigurtë për humbjen e madhe që i pret. Luli është i përlyer jo vetëm në vjedhje, por është pjesëtar edhe në derdhjen e gjakut të njerëzve të pafajshëm në mes të Tiranës. Askush nuk ka besë më tek asnjë Forcë politike, por më e mira është kjo që kemi. Jo se s’ka gabime, por tregoi se punon më shumë, ka ndjekur dhe kapur mjaft kriminelë, vrasës, transportues dhe prodhues droge. Çfarë e mendojnë këta njerëz policinë? Çfarë janë policët sipas tyre? A e dinë se ata janë dhe duhet të jenë zbatues të ligjit? Edhe ata janë njerëz dhe pas tyre është një familje që pret të ushqehet? Ata janë heronj të heshtur, të cilët dhunohen, fyhen, plagosen dhe kanë dhënë edhe jetën përballë kriminelëve. Në këto vitë janë zbuluar mjaft krime. Kriminelët nuk ikin më në drejtim të paditur. Në momentin që dëgjohet forca e shtetit dhe zbatimi i ligjit, ngrihen në këmbë ata që duan pushtet, aktivizojnë kontigjente dhe simpatizantë që sillen në mënyrë ç’njerëzore ndaj policëve. A e kuptoni si ndihen familjarët e tyre kur përcjellin baballarët, vëllezrit, motrat e tyre kur thirren në shërbim? Sa fëmjë dhe zemra nënash qajnë kur shohin se mbi trupat e policëve derdhen gurë, tulla, bomba Molotov, kapsolla, sende të forta etj. Ata godite, plagosen dhe vriten sikur armiq dhe jo njerëz që punojë për të mbajtur familjen me atë pagë që është minimale. Lulzim Saliu nuk duhet të harrojë kur vranë njerëz të pafajshëm në mes të Tiranës. Le të kthejnë kokën pas, tëshikojnë bëmat tyre, të shikonjë si e keni ndyrë rrugën nga kenë kaluar. Populli i thjeshtë e ka të vështirë t’ju besojë se ju njeh mirë. Ndër dy të këqia, besoj se populli me voten e tij do të zgjedhë të keqen më të vogël. Pushteti merret me votë. Duroni se erdhi koha e zgjedhjeve. Populli varfanjak, do të ndëshkojë me votën e tij atë që e meriton. Duroni dhe pritni. Veprimet që po bëni në këto situata vetem ju diskretitojnë para popullit.
Bravo z.Sander,ke perballuar me sukses te gjithe sfidat shume te veshtira kete 1 vit e gjysem.Ato gjakatare qe prisnin te derdhej gjaku te zhgenjyer flasin per gjoja dhune.Policia me force do I I pergjigjet dhune.,Ku jane ato trimat e teatrit qe do ku terhiqnin zvarre?
Jam shume I lumtur qe shteti funksionon dhe ketu ke merite te pasdikutueshme edhe ju z.Sander.
Respekte Z.Lleshaj.Pushka ju Befte TOP kundra te korruptuareve dhe te jashtligjeshmeve.
Sikur PD-Ja te analizojne komentin e “LACJANIT PARTI” Mendime perfekte.
Përshëndetje z.Lleshi për ju dhe policinë e shtetit,vazhdoni të zbatoni ligjin dhe vetëm ligjinin,ligji është shënjtëria e demokracisë,demokracia është shtet ligjor.
Të gjithë ata që thërrasin për cënim të drejtash,sjanë gjë tjetër veçse pjesë e rrumpallanes politike e shtet formuse mbi bazën e diktaturës ku janë rritur e formuar si të tillë dhe për rrjedhojë sot
quajnë demokratike të vrasësh në mes të bulevardit me urdhër politik të snajperistit(i vetë quajtur)kryministër
apo ministërit të brëndshëm e jo atë që polici bën në zbatim të ligjit duke ndaluar cilndo që thyen ligjin.
Për keta dhe sojin e tyrë demokratike është që qeveria të ngrejë në luftë veriun kundër jugut me rezultat final mbi 3000 jetë të marra po me urdhër politik dhe jo të ndalosh monën apo lelën.
Për këta demokratike është të ngresh fabrikën e vdekjes në mes të qëndrës së banuar,po me urdhër politik,me rezultat 26 jetë të humbura e jo të nxjerrësh me forcë ozurpusit e institucionit nga institucioni.
Për këta demokratike është gjithçka që thotë doktor vdekja në interes të qëllimeve të tija antishqiptare në shërbim të udb dhë jo të zbatohet ligji e të konsolidohet shteti ligjor.
Për këta demokratike është gjithçka që përligj drejtësinë e plepave e jo reformën në drjtësi që kërkon europa e shba.
Zotrinj anti demokratë shqupisto lësëist
demokracia është ligj dhe vetëm kur ju pjesë e rrumpallanës të kuptoni që ligji ësht i shënjtë dhe i barabartë për të gjithë,atëhere populli mund tju vlerësojë me votë nëse e meritoni të vini në pushtet apo të rrini në ato mehanet tuaja politike në opzitë.
Harroni zotrinj se mund të vini në pushtet duke bërë kauzë të pushtetit mos ndërtimin e sheshit ,parkut,bulevardit të ri,stadiumit të ri,teatrit të ri etë tjera,nëse këto janë antiligjore a korruptive drejtojuni ligjit vetëm ai e zgjidh ,jo politika e rrugës prandaj investohuni për reformën në drejtsi e kauza të tjera që forcojnë demokracinë e jo për doktor vdekjen apo like floririn,të cilët i ka mbërthyer makthi i jetëve të marra i pasurisë të vjedhur, prandaj sot me çdo formë e me çdo mjet kërkojënë destabilizim për të shpëtuar veten e tërë sojin e tyre.