"Nga ngjarjet e fundit te NATO dhe reforma zgjedhore": Zbardhet takimi i ambasadores së SHBA me Ramën

19 Maj 2020, 14:17Politika TEMA

Ambasada amerikane në vendin tonë ka zbardhur detaje nga takimi që ambasadorja e SHBA, Yuri Kim zhvilloi me kryeministrin Edi Rama.

“Ambasadorja e SHBA Yuri Kim u takua sot me Kryeministrin Rama për të diskutuar mbi ngjarjet e fundit. 

Ambasadorja theksoi rëndësinë që ka gjithëpërfshirja dhe diskutimet e mirëmenduara në qeverisje, në përputhje me statusin e Shqipërisë si anëtare e NATO-s dhe vend që synon anëtarësimin në BE.

Ata u pajtuan se është thelbësore që Shqipëria të vijojë në rrugën e saj drejt arritjes së dakortësisë për reformën zgjedhore dhe masave të tjera që u janë premtuar qytetarëve të Shqipërisë.

Ambasadorja Kim do të takohet edhe me kreun e PD-së Basha së shpejti.” thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje