Rama reagon ndaj Bashës: Shkepët "Piramidën” për ta bërë Teatër, pllakat i çuat për varre apo për banjot e vilave?

19 Maj 2020, 16:50Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama komentoi sot reagimet e opozitës sa i përket projektit për Teatrin Kombëtar.

Ai tha se në kohën e qeverisjës së Partisë Demokratike, kjo e fundit e shkatërroi “Piramidën” duke i hequr pllakat e mermerit, fati i të cilave nuk dihet.

“Këta që vunë vijën e zjarrit, vunë dhe trupat e tyre si garanci që ishin të pakalueshëm nga fadromat…

Këto kanë pasur projekt 6 milionë euro për ta prishur Teatrin dhe për ta bërë te Piramida. Një projekt absurd.

I vetmi rezultat ishte që mbetën brenda Piramidës disa shkallare dhe që e shkepën nga pllakat e mermerit. Nuk e di ku i çuan ato pllaka…

Të rregullojnë varret e të parëve apo banjot e vilave përkatesë që kanë në zonat turistike?! Nuk e di ku kanë shkuar ato pllaka” – tha Rama.

7 komente në “Rama reagon ndaj Bashës: Shkepët “Piramidën” për ta bërë Teatër, pllakat i çuat për varre apo për banjot e vilave?”

  1. NjeQytetarOptimist says:

    Hajduta qe rropen cdo gje publike ne menyre te parikuperueshme..

  2. Redi says:

    Hoqën pllakat e mermerit dhe e veshën me pllakat që vesh banjot. Qorrat dhe horrat.

  3. Nuri says:

    Po ti ca ke bere per ti kapur keta hajdutet? Pse s’ua qi robt ku ti kene me sali me like me sypickaqen…
    Apo te pelqen ideja se vjedh dhe vete po njesoj si berishet, ne mos me keq!

  4. Zigur Qarri says:

    Piramida eshte akoma aty,Teatri jo,Kinema 17 Nëntori jo,Kinema Republika jo…..!Berisha ka qene diktator si ty,nuk e kishte
    problem ta prishte Piramiden,por nuk e prishi,fakt qe tregon se Shteti funksiononte deri diku.Ti nuk je Kryeminister i perjetshem,
    prandaj do ta paguash shtrenjt nje dite shkatrimin e kultures shqiptare o miku serbeve,o miku i Vuçiçit.
    Edi Rama: Amaneti i Luarasit ishte ndërtimi i një teatri të ri dhe jo rikonstruktimi i godinës aktuale.
    Mihallaq Luarasi:Varrmihësit nuk dëgjojnë se nuk duan të dëgjojnë. Ata duan të hedhin lopatat e fundit të dheut mbi arkivolin
    e Teatrit Kombëtar. Teatri Kombëtar nuk mund të vritet, sepse këtë krim mund ta bëjë vetëm një armik i jashtëm, një pushtues
    që shtie për të vrarë kombin tonë. Sot për sot ne nuk jemi të pushtuar (dhe asnjëherë mos qofshim), prandaj kjo gjëmë është e
    pamundur’.

  5. Eno says:

    ata shkaterruan dhe vodhen hotel Dajtin qe dhe sot ka ngel germadhe

  6. Taulant says:

    Ne qofte se ti nuk i denoncon keta hajdut sepse ti ke plot fakte atehere ti je me hajdut sesa ata. Por ti je me hajdut sesa ata sepse ti ke vjedhur dhe shkaterruar me shume sesa ata. Ti betonizove gjithe Tiranen tenderizove gjithe pasurite e Shqiperis . Ti mban shok Dakon e Durresit per te cilin amerikanet jane shprehur hapur si hajdut. Shoket e tu jane Dakoja,Gjika,Sejdini qe kane shkaterruar qytetet kryesore Shqiptare. Ti je llum dhe llum llum do prandaj nuk i denoncon . Ti varve 4 Shqiptar ne 21 Janar te 2011 sepse u ngrite kunder Ilir Metes ( me shume te drejte) por perse 2 vjet me pas ti bere aleanc me Ilirin e bere edhe President me votat e tua. Ti je njeri pa principe hajdut 100 here me shpellar sesa Berisha qe ti shan. Ti vitin tjeter per interesa ben perseri aleanc me Ilir dhe Moniken e ben kryetare bashkie ne Tirane . Ti je i pacipe nje funderrin e tranzicionit te gjate Shqiptar.

  7. riti says:

    Po Hotel Dajtin cili hajdut-kriminel e shiti ???dhe kujt ???? Ne ate hotel ka ngjarje te rendesishme historike te pasluftes !!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje