Moikom Zeqo: Çështja e Teatrit Kombëtar u demonizua nga politika, ç’lidhje ka PD me të?!

19 Maj 2020, 18:23Politika TEMA

“Shqipëria është vendi i paradokseve të mëdha”. Këtë frazë nënvizon studiuesi edhe shkrimtari Moikom Zeqo teksa rrëfen argumentet e tij për shembjen e kompleksit të Teatrit Kombëtar. Profesori edhe pse ndalet tek fakti se kryeministri Edi Rama prej 20 vjetësh dëshironte shembjen e Teatrit, në një intervistë për “ReportTV” e konsideron këtë çështje anti-politike.

“Për mua shkatërrimi i kompleksit të Tetarit Kombëtar, TK dhe TKES, afër mëngjesit të 17 majit 2020 është një ngjarje në kufijtë e pabesueshmes, kjo mua më ka tronditur shumë. Ndërhyrja e policisë kur brenda kishte aktivistë, artistë me fadroma është një qëndrim kriminal. 

Nëse ministri i Kulturës, që sot është kryeministër hodhi idenë e tij huçilinante, se kompleksi teatror s’ka asnjë vlerë, për 22 vjet kjo ide edhe shuhet ose modifikohet. Por të realizosh këtë gjë në ditën e fundit të ndalesave të pandemisë është një gjë anti-politike”, shprehet profesor Moikomi.

Si ish- deputet në Parlamentin shqiptar, edhe ish ministër kulture në fillim të viteve ’90, Zeqo shprehet se politikanët që ka Shqipëria sot janë njerëz të paditur, prandaj e politizuan edhe dominizuan çështjen e Teatrit Kombëtar.

“Vendimi u mor pa pyet mendimin e specialistëve, TK nuk është atribut i partive që ndeshen për interesa të veta. Nuk besoj se politikanët e radhës, që kanë qenë kryeministra edhe ministra, në të gjitha partitë politike janë figura të besueshme për të mbrojt veprat e artit”, thotë studiuesi.

Profesori të gjitha zhvillimet në dy vjet për Teatrin Kombëtar edhe përse kaloi kufijtë Kombëtar, i quan anti-juridike, ndërsa, kontratën për kontratën e mirëbesimit të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit me PD në 24 korrik të 2019-s mendon se nuk duhet të ishte bërë.

“Unë besoj se PD ka ndikuar. E politizoi në mënyrë të skajshme, ç’lidhje ka PD me këtë çështje? Aleanca duhet të ishte përtej partive. Më ka trondit fakti që në tubimin e fundit, kundër shkatërrimit të kompleksit të TK, pati ndryshim të titullaturës së ATM, që  quhej aleancë për qytetarin, që të merrte formën e një partie të opozitës”, vijon profesori.

Profesori përfundon se protestat duhet të vazhdojnë,por manipulimi i tyre mbetet i frikshëm.

6 komente në “Moikom Zeqo: Çështja e Teatrit Kombëtar u demonizua nga politika, ç’lidhje ka PD me të?!”

  1. Zigur Qarri says:

    PO Teatrit Artistik
    JO Teatrit Politik
    Po afrojne zgjedhjet dhe shqupisat po e ndiejne humbjen e radhes, germoni shqupisa , germoni se qenin e ngordhur keni per te gjetur.

  2. Rrumpalla says:

    Moikom do na thuash ndonjë gjë për Kinostudion, 220,000 mijë metra katror. A kishte vlera kinostudio apo jo?

  3. kasem gahinji says:

    Megjithe respektin,si per faktin se kush je dhe per njohjen tone,Komi ,ja ke futur kot fare,po fare ama.nese nuk ke njohje per problemin kerko informacion.teatrin nuk e ben kasollja e kalbur prej pupliti,por trupa teatrale.ata historikisht kane luajtur brenda sallave dhe ne amfiteater,ne sheshe dhe ne tenda.teatri nuk ka patur asnjehere statusin e teatrit kombetar.historikisht ka qene ne statusin e teatrit te korces,elbasanit,durresit,shkodres..ata kishin emra personalitetesh,ky i tiranes kishte emrin “teatri popullor”,pra jo teater kombetar.qe ketu fillon abuzimi.por le ta marrim te mireqene.nje teater (ndertese)prej tallashi te kalbur,pa ambiente,ku pluhuri i asbestit ka bere te semuren kollose te skenes kombetare shqiptare.ne asnje vend te botes se qyteteruar ,nuk ka ndertime talkashi ,qe ne i quajme puplit.me kujtohen stallat e aksioneve te rinise prej pupliti ,ku pluhuri te merrte frymen .keshtu ishte edhe ndertesa e teatrit te tiranes.ndaj mos u trondit shume.nuk kane asnje vlere trashegimie kulturore.edhe kishat e xhamite e vjetra ruajten dicka,veprat e piktoreve,skulptoreve,drugdhendesve artist.nese te kujtohet e kemi bere dikur kete bisede.por kjo ndertese te marre vlerat e trashegimise kulturore …eshte per te vene duart ne koke.mos u mallengje nga cthone “mbrojtesit e teatrit.”kur fadromat filluan punen njerezit dhe rekuizita ishin jashte.sot lxova per police me automatik.gjithecka eshte transmetuar drejtperdrejt.asnje polic i armatosur.po me skafandra e shkop gome ishin skalionet e dyta.te paret as kaska nuk kishin.prandaj ,i nderuar mik ,mos u mashtro nga deklarimet e atyre qe duan ti shpetojne ligjit neser do te thone se policia kishte dhe topa.

  4. emigranti says:

    me vjen keq o zoti moikon se mbaheni si shtresa e kultures po kur keta persona nuk kuptojne cfare duhet bere edhe me e dhimshe eshte sepse jeni ajka e nje kombi qe populli duhet marre shembull nga ju

  5. Populli says:

    Mojkom (“majkar”) , po ik ore plakush , ore idiot histotian leshi e persheshi , o rrora e k… Ti ke rrjedhur nga trute qe ne fillimet e Demokracise , pyet i çik ? ate doktor muti , Miri Hotin , kur ishte kryetar Bashkise Durres , se pse shkonte shpesh ne Hollande se bashku me arkitekten shefe te Urbanistikes qe e kishte vartese , a thu per mjekim te gjoksit me rreze lazer ???

  6. Konica Usa says:

    Gazeten Dita dikur e lexoja me shume kenaqesi,por tani kjo eshte kthyer ne gazeten e ish socialisteve te revoltuar,qe mendojne se Rama ju ka rrembyer partine.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje